Një plan për të ndërtuar një fabrikë “diamantesh sintetike” në Shtetet e Bashkuara është një perspektivë kryesore në paketën e investimeve prej 550 miliardë dollarësh të Japonisë. Dhe ky hap vjen ndërsa aleatët shtyjnë përpara zgjerimin e prodhimit të një materiali jetik për prodhimin e çipave dhe me precizion të lartë, kanë thënë burime të Reuters, përcjell Telegrafi. Kjo mund të jetë ndër grupet e para të projekteve, detajet e të cilave Reuters thotë se po i raporton për herë të parë, që do të zbulohen përpara një vizite në SHBA nga kryeministrja japoneze Sanae Takaichi, e planifikuar që në…
Author: Hamdi Kumanova
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump deklaroi se administrata e tij do të “ulë tensionet” në Minnesota, pas vrasjes së dytë brenda pak javësh të një qytetari amerikan nga agjentë federalë të emigracionit, një seri ngjarjesh që ka shkaktuar protesta dhe reagime të forta publike në mbarë vendin, raporton BBC. Në një intervistë për Fox News, Trump i cilësoi të dyja incidentet si “të tmerrshme”. “Në fund të fundit, ishte e tmerrshme. Të dyja ishin të tmerrshme,” u shpreh ai, duke sinjalizuar një hap pas në operacionet federale në këtë shtet. Në fillim të janarit, Renee Good u…
Këshilli i Mandateve do të mblidhet ditën e sotme për të vendosur mbi kërkesën e GJKKO për heqjen e imunitetit për zv.kryeministren dhe ministren e Infrastrukturës Belinda Balluku,çka i hap rrugë arrestimit të saj pas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion. Mbledhja do të mbahet në orën 12.00, teksa Gjykata Kushtetuese nuk ka marrë akoma një vendim lidhur me pezullimin e saj nga detyra. Kryeministri Edi Rama kërkoi rrëzimin e vendimit të GJKKO për pezullimin nga detyra të Ballukut. Në seancën e 22 janarit, qeveria kërkoi shfuqizimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, me argumentet se pushteti gjyqësor kishte ndërhyrë në…
Sindikatë e Pavarur e Gazetarëve dhe Punonjësve të Mediave (SPGM) mbështet kërkesat të disa sindikatave më të mëdha dhe do të marrë pjesë në protestën e caktuar për 28 janar 2026, transmeton Portalb.mk. Sindikata e Gazetarëve ftoi anëtarët e saj të japin mbështetje të plotë për kërkesat për rritjen e pagës minimale, por edhe të të gjitha pagave të punëtorëve në vend. “SPGM konsideron se pjesëmarrja në protestën e thirrur nga Lidhja e Sindikatave, e caktuar për të mërkurën në orën 17:00, është një mënyrë dinjitoze për të demonstruar nevojat e punëtorëve”, thanë nga Sindikata e Gazetarëve. …
Kryeministri Hirstijan Mickoski ironizon më kërkesën e kreut të BDI-së, Ali Ahmeti për takim kokë më kokë, kërkesë e dalë nga takimi i fundit i liderëve. Mickoski tha se me Ahmetin do të ketë takim, por kësmet ndonjëherë! “Po mirë, do të ketë takim. Do të ketë takim. Ndonjëherë…”, deklaroi Hristijan Mickoski, Kryeministër. Në paraqitjen e tij të fundit, Ahmeti tha se me Mickoskin janë marrë vesh për zgjedhje të parakohshme para një viti, por ky i fundit sipas tij nuk e mbajti fjalën. Ahmeti nuk dha arsye pse kërkon takim ndaras, por ajo që ra në sy…
MPB njofton se ka ndaluar një shtetas turk në Shkup, për shkak se dyshohet e ka zhavtur një person në një shumë prej 6.650 eurosh. “Më 26.01.2026 në orën 13:40 në shëtitoren “Dimitar Vllahov” në Shkup, nëpunës policorë nga NJPB Qendër dhe Bit Pazar e kanë privuar nga liria K.K. (30) nga Turqia. Ai dyshohet se ka mashtruar një shtetas tjetër turk për shumën prej 6.650 eurosh. Sipas denoncimit, në tetor 2025, ai ka hyrë në kontakt me personin përmes një rrjeti social dhe i ka premtuar se do t’i ndërmjetësojë për marrjen e dokumenteve të punës dhe…
MPB njofton se dje pasdite, në ora 15:30, në SPB Shkup, S.S. (36) nga fshati Saraj, Shkup, ka raportuar se rreth orës 12:40, në sallën sportive të një shkolle fillore në zonën e Gjorçe Petrovit në Shkup, djali i tij i mitur është sulmuar fizikisht nga A.P. (48) nga Shkupi, mësimdhënës në atë shkollë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të pasojë kallëzim përkatës.
Një i mitur 17-vjeçar nga Tetova është raportuar i zhdukur nga familjarët. Sipas SPB Tetovë, më 26.01.2026 në ora 23:30, B.B. (42) nga fshati Novo Sellë, me banim në Tetovë, ka raportuar se djali i tij i mitur A.B. (17) është larguar nga shtëpia.
Paga mesatare neto në kujdesin shëndetësor, sipas të dhënave nga Enti Shtetëror i Statistikave, në vitin 2025 është 50.327 denarë, paga mesatare e infermierëve me arsim të mesëm është 31.934 denarë, ndërsa paga më e ulët në kujdesin shëndetësor është 21.158 denarë. Këto të dhëna i njoftoi sot Fondi i Sigurimeve Shëndetësore. Ata theksojnë se pagat në kujdesin shëndetësor nuk po rriten vetëm nominalisht, por edhe në terma realë, dhe se një rritje e re është planifikuar për mars. “Në publik po krijohen perceptime se autoritetet po kundërshtojnë rritjen e pagës minimale. Megjithatë, shembulli i kujdesit shëndetësor tregon qartë…
Komisioni parlamentar sot do ta shqyrtojë Informatën për nevojën e miratimit të Amendamentit numër 2… Komisioni parlamentar për Mbrojtje dhe Siguri sot do ta shqyrtojë Informatën për nevojën e miratimit të Amendamentit numër 2 të Marrëveshjes për mbështetje teknike (Amendment 2 to TA 0206-23 050774402). Amendamenti ka të bëjë me marrëveshjen për furnizimin me automjete të lehta të blinduara me rrota “STRYKER” MK-B-UCE, të lidhur ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Bllokimi i trafikut me automjetet transportuese të mallrave në pikat kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut vazhdon edhe sot, si pjesë e protestës së përbashkët të transportuesve të vendit dhe të Ballkanit Perëndimor, të cilët kërkojnë zgjidhje për problemet e shkaktuara nga të dhënat elektronike të qëndrimit në zonën Shengen në përputhje me rregullin 90/180 ditë nga prilli i këtij viti. Ministri i Transportit Nikolloski u ofroi atyre tre zgjidhje për të dalë nga situata. Komisioni Evropian do ta zgjidhë atë përmes strategjisë së vizave. Oda Ekonomike kërkoi që zgjidhja të kërkohet përmes institucioneve, jo përmes bllokadave.…
Ekipet policore mbrëmë kanë zhvilluar një aksion të ri, me të cilin është ndërprerë transporti i drogës. Siç mësohet, rreth mesnatës, ekipet e Njësisë për Krim të Organizuar dhe njësia speciale “Tigrat”, pranë Sveti Nikollës, në një automjet me targa zvicerane kanë zbuluar rreth 200 kilogramë marihuanë. Jozyrtarisht, ekipet policore kanë bllokuar tre automjete, prej të cilave një me targa zvicerane dhe dy me targa maqedonase. Sipas informacioneve, automjeti zviceran ishte ngarkuar në një kamion-shlep maqedonas, i cili kishte edhe një automjet paraprijës që pastronte rrugën. Sipas informacioneve të para jozyrtare, bëhet fjalë për një grup të…

