Author: IM

Kryetari i ASH-së, njëherë edhe ministër i Shëndetësisë, Arben Taravari në “Click Plus” në TV21 tha se koalicionit VLEN i mungon kualiteti i kuadrove, kjo sepse sipas tij, mungon sinkronizimi mes partive politike në koalicion. “Unë mendosj se VLEN-i, në aspekt sidomos kuanitativ, është në rregull, në aspekt kualitativ, këtu mendoj se ngecim, edhe atë më shumë për shkak të, them, desinkronizimit dhe jo-funksionalitetit të mirë mes nesh si partnerë të koalicionit” I pyetur për deklaratat e nënkryetarit të Lëvizjes Besa, Blerim Sejdiu, i cili tha se “nëse VLEN-i s’ka fuqi, atëherë pse funksionarët e Taravarit pranuan poste”, kryetari i…

Lexo më Shumë

Këshilli i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut miratoi dy rezoluta të paraqitura nga Shteti i Palestinës, duke riafirmuar paligjshmërinë e praktikave koloniale izraelite në territorin e pushtuar palestinez, duke përfshirë Jerusalemin Lindor, dhe duke mbështetur të drejtën e patjetërsueshme të popullit palestinez për vetëvendosje, përcjell Almakos. Për sa i përket rezolutës për të drejtën e popullit palestinez për vetëvendosje, ajo mori mbështetje nga 43 vende, ku dy vende kundërshtuan dhe dy abstenuan nga votimi. Ndër vendet që votuan kundër rezolutës ishin Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Republika Çeke. Për këtë ka reaguar ashpër Sekretari Gjeneral i…

Lexo më Shumë

Më 7 prill 2025, në orën 22:00, kryetari i komunës së Aerodromit, D.M. (37) nga Shkupi, ka raportuar në Stacionin Policor Aerodrom se automjeti i tij zyrtar, një “Audi” me targa të Shkupit, është vjedhur. Vetura ishte parkur në garazhin e bulevardit “Jane Sandanski”, dhe sipas raportimit, ajo ishte zhdukur gjatë periudhës nga ora 15:30 më 4 prill deri në ora 20:40 më 7 prill. Pas aktiviteteve të ndërmarra nga policia, automjeti u gjet në rrugën “Pero Nakov” në Shkup, por një nga tabelat e targave mungonte. Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se janë duke u ndërmarrë masa…

Lexo më Shumë

Me leximin e dëshmive me shkrim nga ana e mbrojtjes, sot vazhdoi procesi i përsëritur gjyqësor për të pandehurit Florin Besimi dhe Artan Etemi dhe ISHP Spitali klinik në Tetovë, si person juridik, të cilët akuzohen për veprën penale “vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme”, në lidhje me zjarrin e 8 shtatorit të vitit 2021 shpërtehu në spitalin modular në Tetovë, m ç’rast i kanë humbur jetët 14 persona. Pasi që mbrojtja i lexoi dëshmitë me shkrim, të cilat ata i dorëzojnë, nga ana e Prokurorëve është kërkuar, për shkak të efikasittit të procedurës, në vend që të ftohen…

Lexo më Shumë

Drejtori i Spitalit të Specializuar për Mjekësi Geriatrike dhe Paliative në Shkup, Muhsin Arifi, është arrestuar nën dyshimin për marrje të ryshfetit. Sipas informacionit të siguruar, ai dyshohet se së bashku me një ndërmjetësues ka kërkuar dhe ka pranuar një shumë prej 20,000 eurosh për të mundësuar vendosjen e një personi të sëmurë dhe të palëvizshëm në një institucion geriatrik. Prokuroria ka konfirmuar arrestimin e dy personave të dyshuar për veprat penale të marrjes së ryshfetit dhe ndikimit të kundërligjshëm. Pjesë e operacionit kanë qenë Prokuroria Themelore Publike për Krim të Organizuar dhe Korrupsion dhe Ministria e Punëve të Brendshme,…

Lexo më Shumë

Nga Kim Mehmeti Kryeministri i Shqipërisë na qenka nderuar me Medaljen Presidenciale të Nderit nga presidenti i Izraelit. Unë mburrem me shqiptarët e mi mysliman e të krishterë që e rrezikuan vetveten për të shpëtuar sa më shumë hebre nga vrasësit nazistë, por ndjehem i turpëruar nga burrështetasit e sotëm shqiptarë që nuk guxojnë ta çelin gojën kundër gjenocidit izraelit në Gazë dhe kundër vrasjes së fëmijëve palestinezë. Unë mburrem edhe me ndjeshmërinë e atyre që i ngushëllojnë nënat e fëmijëve hebre që mbahet në bodrumet e Hamasit, por më vjen turp se si të njëjtëve nuk u bënë përshtypje…

Lexo më Shumë

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, së bashku me Sekretaren e Përgjithshme të partisë, Ilire Dauti, zhvilluan sot një takim në Tiranë me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj. Në qendër të bisedës ishin situata e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, zhvillimet politike në rajon dhe sfidat e përbashkëta që prekin shqiptarët në hapësirat mbarëkombëtare. Sela vlerësoi kujdesin dhe interesimin e vazhdueshëm të Presidentit Begaj dhe shtetit shqiptar për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, duke e cilësuar atë si një mbështetje të fuqishme dhe një motiv shtesë për të vijuar përpjekjet drejt forcimit të të drejtave dhe kapërcimit…

Lexo më Shumë

Prof. Dr. Metin Izeti Kur zhurmat e bombave mbytin britmat e fëmijëve, kur plumbat shpartallojnë ëndrrat e foshnjëve, çdo heshtje e botës bëhet një tradhti. Vrasja e fëmijëve të pafajshëm në Gaza nuk është thjesht një tragjedi humane—është një dënim kolektiv për një popull të shtypur, një dëshmi e errët e indiferencës ndaj jetës njerëzore. Si mund të shpjegojmë një botë ku fëmijët e Gaza-s zgjohen me tmerrin e predhave në vend të këngëve dhe lodrave? Sipas raporteve të OKB-së, që nga viti 2008, mijëra fëmijë palestinezë janë vrarë në konfliktet e përsëritura në Gaza dhe vazhdojne te vriten me…

Lexo më Shumë

Zv/kryeministri Izet Mexhiti, sot ka deklaruar se koalicioni VLEN është një antipod i BDI-së dhe nuk ka logjik bashkëpunimi me ta. Mexhiti tha se Taravari është i vetmi i cili sheh mundësi për bashkëpunim me partinë e Ahmetit. “Në atë moment që bashkëpunohet me BDI-në, humb kuptimin ndryshimi, humb kuptimin e asaj për të cilën kemi kërkuar votën. Ne si subjekte brenda VLEN-it, po shqyrtojmë mundësinë këto ditë që sërish ta ndëgjojmë votuesin shqiptarë, sepse në të kalurën ka kërkuar unifikimin e opozitës shqiptarë dhe tani kërkojnë që subjektet të shkrihen në kuadër të VLEN-it dhe besoj që brenda javës…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka zhvilluar një vizitë në Izrael, ku është vlerësuar me Medaljen Presidenciale të Nderit akorduar nga Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog. Pas marrjes së medaljes, në një deklaratë me presidentin izraelit, Herzog, Kryeministri Rama u shpreh se e “konsideron atë (medaljen), si nderimin e duhur për shembullin që shqiptarët i lanë botës, duke mos dorëzuar asnjë hebre të vetëm tek nazistët”. Rama ka folur edhe rreth konfliktit Izrael-Palestinë, ku ai theksoi se “Shqipëria ka qenë gjithmonë mbështetëse e zgjidhjes me dy shtete”. “Ky nder (medalja) i jashtëzakonshëm nuk mund të jetë vetëm për mua, por…

Lexo më Shumë

Bekim Qoku nga Lëvizja Vetëvendosje në Maqedoni, që është pjesë e VLEN tha se, nuk do të mbështesin asnjë subjekt që do të garojë në zgjedhje lokale jashtë këtij koalicioni që siç tha pa asnjë interes në ekzekutiv dhe pa asnjë anim ndaj ndonjërës nga katër partnerët. “Në historinë e fundit, ne kemi arritur të shohim qartë se partitë që kanë pretenduar të dalin vetë, në fakt ujin e kanë çuar gjithmonë në mullirin e Ali Ahmetit. Me këtë mulli janë ushqyer vetëm familjarët e tij dhe një rreth tejet i ngushtë. Nga ana tjetër, kur janë bashkuar shqiptarët, kjo…

Lexo më Shumë

Në Kongresin e Aleancës për Shqiptarët (ASH) që u zhvillua në Gostivar, u kërkua që të iniciohet bashkimi me Ziadin Selen, duke e cilësuar këtë si një nga mundësitë më të mira dhe të vetme për të forcuar qëndrueshmërinë dhe ndikimin politik të partisë, përcjell Almakos. Ky propozim është mbështetur nga një pjesë e delegatëve të Kuvendit të ASH-së në Gostivar, të cilët e shohin këtë hap si një mundësi për të rritur kohezionin mes grupeve dhe për të pasur një platformë më të fuqishme në politikën shqiptare në Maqedoninë e Veriut. Kjo nismë ka të bëjë me një kohë…

Lexo më Shumë