Aleanca për Shqiptarët, e udhëhequr nga Arben Taravari, ka dalë me një reagim të ashpër ndaj koalicionit qeverisës VLEN, duke e akuzuar për dështim të thellë në përmirësimin e gjendjes së shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, edhe pas një viti në pushtet. Sipas deklaratës së partisë, gjendja e shqiptarëve në institucionet shtetërore jo vetëm që nuk ka pësuar përmirësim, por është përkeqësuar në mënyrë sistematike dhe të qëllimshme. Aleanca për Shqiptarët thekson se në një numër institucionesh kyçe të sigurisë dhe zhvillimit, përfaqësimi i shqiptarëve është zero: 0 shqiptarë në Njësinë Speciale “Tigrat” 0 shqiptarë në Njësinë Speciale “Ujqit” 0…
Author: IM
Almakos ka mësuar nga burime jozyrtare se një nga emrat që po qarkullon brenda krerëve të Frontit Europian për fushatën e zgjedhjeve të ardhshme lokale është Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI). Sipas këtyre burimeve joformale, emri Aleanca Kombëtare, i njohur gjithashtu si Fronti Kombëtar, vazhdon të jetë pjesë e diskutimeve brenda subjekteve që përbëjnë këtë koalicion politik. Megjithatë, emërtimi i deritanishëm mësohet se nuk është më në opsion për përdorim zyrtar. Pas përfundimit të fazës së konsultimeve dhe përzgjedhjeve definitive brenda strukturave partiake, pritet të mësohet edhe slogani përfundimtar që do të shoqërojë – Aleancën Kombetare per Intergrim (AKI) në…
Auostradat Shkup-Tetovë është bllokuar në këto qaste për shkak përhapjes së zjarrit në Orman. Sic informon TV SHENJA nga tereni, erërat e forta janë duke bërë që zjarri të përhapet në mënyrë të pakontrolluar. Në qarkoren e Shkupit gjithashtu zjarri ju ka afruar shumë pranë shtëpive, ndërsa banorët janë parë duke u evakuuar, për shkak rrezikut nga zjarri.
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, në një deklaratë për media, ka njoftuar se ditëve në vijim do të prezantohet një platformë gjithëpërfshirëse për të ardhmen e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Ai theksoi se kjo nuk është një nismë partiake, por një ftesë për bashkim kombëtar, duke iu drejtuar të gjithë shqiptarëve që ndihen përgjegjës për të ardhmen politike, ekonomike dhe shoqërore të kombit. Taravari bëri thirrje për tejkalimin e ndarjeve politike dhe bashkimin e energjive për një vizion të përbashkët, duke paraqitur shtyllat kryesore të platformës që përfshijnë: • Identitet & Traditë – Mbrojtja e gjuhës, kulturës…
Një delegacion i Fondacionit Humanitar për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut – IHH nga Turqia, gjatë këtyre ditëve ka realizuar një vizitë me përfaqësuesit e OKH “Merhamet”. Komunikata e plotë e OKH Merhamet: OKH Merhamet pati nderin dhe kënaqësinë të mirëpresë një delegacion të respektuar nga shoqata IHH e Turqisë, me të cilën na lidh një bashkëpunim i frytshëm mbi 30 vite në shërbim të zhvillimit e projekteve humanitare dhe kulturore. Delegacioni i IHH-së përbëhej nga personalitete të shquara të fushës akademike dhe të sektorit të shoqërisë civile: – Prof. Dr. Ahmet Ekşi – Prodekan i Fakultetit të Studimeve…
Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani, zhvilloi një vizitë në njërin nga fshatrat më të mëdha dhe më të rëndësishëm të zonës, ku kultura dhe tradita shqiptare ruhen me përkushtim. Gjatë vizitës në shkollën fillore “Murat Llabunishti”, Meidani u prit nga drejtoresha e institucionit, znj. Aishe Sallkoska, me të cilën zhvilloi një bisedë të frytshme mbi rolin kyç të arsimit dhe gjuhës shqipe në ruajtjen e identitetit kombëtar. U takua gjithashtu me nxënësit dhe stafin pedagogjik, duke theksuar rëndësinë e edukimit cilësor dhe përkrahjen për komunitetet shqiptare në diasporë. “Llabunishta, si fshati i dytë më…
H&M Hennes & Mauritz AB (H&M), brendi ndërkombëtar i modës i njohur për ofrimin e modës dhe cilësisë me çmimin më të mirë në një mënyrë të qëndrueshme, njofton për hapjen e dyqanit të saj të katërt në Maqedoninë e Veriut, më 17 korrik, në orën 10:00, në qendrën tregtare Palma Mall në Tetovë. Shitorja, e cila do të shtrihet në një hapësirë prej 1,817 metrash katrorë në dy kate, përfaqëson ambicien e H&M për të krijuar një ambient frymëzues ku secili mund të shprehet përmes modës, ndërkohë që shijon një përvojë të lehtë dhe të këndshme blerjeje. Klientët do…
Aleanca për Shqiptarët nëpërmjet një komunikate për media ka shprehur shqetësim të thellë për draftligjin e ri për lojërat e fatit online, i cili po përgatitet në mënyrë të njëanshme nga Ministria e Financave nën drejtimin e qeverisë së VMRO-DPMNE-së, jashtë dijenisë së grupimit VLEN, pa transparencë dhe pa përfshirjen e përfaqësuesve të komuniteteve më të prekura nga fenomeni i varësisë ndaj bixhozit, përfshirë komunitetin shqiptar. Më poshtë e gjeni komunikatën e plotë të ASH – Taravari: VLEN duket se është pajtuar në heshtje me versionin e ligjit të përgatitur nga VMRO-DPMNE, me kushtin e vetëm që të sigurojë hisen…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka reaguar ashpër ndaj konkursit të fundit të shpallur nga Ministria e Bujqësisë, duke denoncuar përjashtimin e plotë të shqiptarëve nga pozitat drejtuese dhe këshilluese në këtë institucion. Sipas reagimit të BDI-së, në listën e të emëruarve nuk figuron asnjë shqiptar, ndërsa të gjitha pozitat nga këshilltarët shtetërorë deri te udhëheqësit e njësive janë zënë nga kandidatë të përkatësisë jo-shqiptare. “Rezultati është i qartë: 10 me 0”, thuhet në deklaratë. “Ky është vetëm një episod i radhës në planin sistematik të përjashtimit të shqiptarëve nga institucionet publike, një plan i konceptuar që nga viti 2022…
Një ngjarje e rëndësishme për sektorin financiar në vend. Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka lëshuar licencën e saj të parë për emetim të parasë elektronike. Paysera Macedonia, dega e një prej institucioneve më të vjetra fintech në Evropë, zyrtarisht është bërë institucioni i parë për para elektronike (EMI) në vend. E themeluar në vitin 2004 në Lituani, Paysera është zhvilluar në një nga kompanitë lider në fushën e teknologjisë financiare në Evropë, me mbi 1 milion klientë dhe me një aktiv mesatar prej 500 milionë eurosh. Zgjerimi në Maqedoninë e Veriut përbën një pikë tjetër të…
Ramadan Ramadani Pasi flas nga perspektiva qytetare dhe shoqërore e shqiptarëve të Maqedonisë ndiej nevojën që në fillim të depersonalizoj çështjen duke shpreh dy qëndrime personale mbi formimin e ndonjë subjekti të ri politik shqiptar në këtë vend tonin. E para është se unë në parim nuk jam kundër themelimit dhe artikulimit të iniciativave të reja politike qofshin ato edhe numër i madh për numrat e vogël të pjesës së mbetur të paemigruar të kombit këtu dhe e dyta se mendoj se ende ka hapësirë të mospërfaqësimit politik sidomos atij shqiptar në Maqedoninë e Veriut që mund të përfaqësohet dhe…
Ambasador Faisal Ghazi Ismail Hifzi Ambasadori Saudit Faisal Ghazi Ismail Hifzi thekson angazhimin e Mbretërisë për lidhje arsimore globale përmes takimit të të diplomuarve në Ballkan Ambasadori i Kujdestarit të Dy Xhamive të Shenjta në Republikën e Shqipërisë, Faisal Ghazi Ismail Hifzi, njoftoi se të hënën, më 7 korrik, Tirana do të presë Takimin e të Diplomuarve nga Universitetet Saudite në vendet e Ballkanit. Ky aktivitet treditor organizohet nga Universiteti Imam Muhammad bin Saud, Universiteti Umm Al-Qura dhe Universiteti Islamik i Medinës. Ambasadori theksoi se ky takim pasqyron përkushtimin e Mbretërisë së Arabisë Saudite për të ndërtuar ura me të…

