Ramiz Merko, kryetari i Komunës së Strugës, u lirua nga akuzat në rastin që lidhet me blerjen e makinës luksoze Audi me vlerë 67,000 euro. Siç thanë nga gjykata, ai u lirua nga akuza për shkak të mungesës së provave. Gjykata zbuloi se nuk kishte prova në procesin e prokurimit publik që tregonin se Merko nuk kishte ndërmend të abuzonte me pozicionin e tij zyrtar. Avokati i tij, Igor Petkovski, tha se vendimi tregon se nuk është kryer asnjë shkelje e ligjit në blerjen e automjeteve zyrtare, vlera totale e të cilave është 114,000 euro. Prokuroria për Ndjekjen e Krimit…
Author: IM
Nga Aleanca për Shqiptarët e Arben Taravarit kanë reaguar në lidhje me propozimin e Azir Aliut për të qenë Ministër i Shëndetësisë. Më poshtë e gjeni reagimin e plotë të tyre: Në seancën e sotme parlamentare, pritet të bëhet zëvendësimi i posteve qeveritare që u braktisën nga Aleanca për Shqiptarët. Kemi disa pyetje publike: Bilallin, Izetin i pyesim: A kanë rënë në ujë kumtesat e koordinuara në orët e vona kundër Aleancës për komunikime me BDI-në, kur sot po bëni ministër Azir Aliun, që ka qenë nyja kryesore e atyre komunikimeve? Kurse Fetain e pyesim: Pjesën më të madhe të…
Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) dhe ish-ministri i Jashtëm, Bujar Osmani kritikoi ashpër siç tha deklaratat e fundit të kryeministrit, i cili “fitoren më të madhe të qeverisë” e cilëson si fitoren ndaj BDI-së. “Sa herë që dëgjoj Kryeministrin duke thënë se arritja më e madhe e kësaj qeverie është fitorja ndaj BDI-së (lexo: ndaj shqiptarëve), aq më shumë bindem se zgjedhjet e ardhshme nuk do të jenë zgjedhje, por referendum,” tha Osmani. Këto deklarata vijnë në një kohë kur tensionet mes partive shqiptare dhe pushtetit janë në rritje, duke lënë të kuptohet se fushata zgjedhore pritet të…
Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani, ka shprehur publikisht mirënjohjen për grupin e tifozëve shqiptarë “Shvercerat”, pas një nate emocionuese në kryeqytetin e RMV – Shkup. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ambasadori Meidani u shpreh i prekur nga atmosfera kuqezi që tifozët krijuan në Shkup, duke i cilësuar ata jo thjesht si tifozë, por si zëra të krenarisë dhe lidhjes shqiptare. “Mbrëmë, zemra e Shkupit rrahu kuqezi. Me flamuj, me këngë, me zemër të madhe, krijuat një atmosferë që nuk harrohet,” shkroi ambasadori, duke shtuar se “Shkupi u ndriçua nga dashuria për Shqipërinë.” Ky reagim vjen…
Në prag të festës së Kurban Bajramit dhe gjatë ditëve të kësaj feste, O.K.H. MERHAMET dhe ShK “Vizioni M” kanë bërë shpërndarjen e rreth 5 mijë dhuratave për fëmijë në pothuajse gjithë territorin e Maqedonisë së Veriut. Duke mos bërë dallime mbi asnjë bazë, fëmijë të shumë që ndjekin mësimin në shkolla dhe çerdhe në gjuhë të ndryshme, fëmijë të shtruar në spitale, fëmijë me nevoja të veçanta dhe shumë e shumë fëmijë të tjerë, duke mos harruar edhe fëmijët nëpër fshatrat rurale, morën një dhuratë simbolike, sa për të pasur një arsye më tepër për të qenë të buzëqeshur…
Ndeshja fudbollistike që sonte luhet në Tiranë mes Serbisë e Shqipërisë ka ngjallur interes të jashtëzkonshëm edhe te shqiptarët e RMV-së. Me këtë rast në temperaturat e nxehta verore Policia e Shtetit Shqiptar, në bashkëpunim me Ambasadën e Shqipërisë në Shkup, organizoi sot një aktivitet të posaçëm në pikën kufitare të Bllatës, i cili u prit mjaft mirë nga qytetarët. Gjatë këtij aksioni, punonjësit e policisë shpërndanë ujë falas për udhëtarët dhe mundësuan kalimin e tyre me procedura të përshpejtuara. Iniciativa u realizua në bashkëpunim me biznese dibrane dhe synon të lehtësojë lëvizjen e qytetarëve, sidomos në ditët me fluks…
Aleanca për Shqiptarët e Arben Taravarit shpreh shqetësimin e saj të thellë lidhur me të dhënat e fundit qe vijne nga Ministria e Mbrojtjes, të cilat dëshmojnë për një përjashtim të qartë dhe të pajustifikueshëm të shqiptarëve nga përfaqësimi institucional. “Nga gjithsej 120 vendime për emërime në pozita të nënoficerëve, vetëm 14 janë shqiptarë. Një përfaqësim i tillë jo vetëm që nuk pasqyron realitetin demografik të vendit, por përbën një precedent të rrezikshëm drejt përjashtimit sistematik të shqiptarëve nga institucionet shtetërore, përfshirë edhe ato të sigurisë kombëtare. Ky zhvillim nuk është rastësi administrative, por vazhdimësi e një politike diskriminuese që,…
Në Qendrën e Inovacionit InnoX në Shkup, Ambasadorin italian Paolo Palminteri dhe ai i Shqipërisë, Denion Meidani, janë pritur nga Drejtori Gjeneral, Abil Baush. Ata mes tjerash kanë diskutuar për bashkëpunimet në të ardhmen. “InnoX është një qendër bashkëpunimi dhe kreativiteti në zemër të Shkupit 🚀, ku idetë marrin jetë dhe njerëzit bashkohen për të krijuar ndryshim. Sot pata kënaqësinë të shoqëroj Ambasadorin italian Paolo Palminteri 🇮🇹🤝🇦🇱, mik dhe partner i çmuar në projekte me vlerë. Diskutuam dy iniciativa që do t’i zhvillojmë së bashku: një me studentët, për të fuqizuar rininë përmes dijes dhe angazhimit; dhe një tjetër që…
Konkursi i fundit për pranimin e nënoficerëve në Armatën e Maqedonisë së Veriut ka ngjallur reagime të forta në opinion, pas akuzave për diskriminim ndaj kandidatëve shqiptarë. Sipas informacioneve të siguruara nga burime të ndryshme, pjesëmarrja e shqiptarëve në këtë proces është përfaqësuar me një numër simbolik të kandidatëve të përzgjedhur, ndërkohë që shumica dërrmuese e të pranuarve janë maqedonas. Kjo ka shkaktuar pakënaqësi dhe ndjenjë përjashtimi në mesin e komunitetit shqiptar, i cili prej kohësh ka ngritur zërin për mungesë të përfaqësimit të drejtë në institucionet shtetërore, përfshirë edhe Armatën. “Diskriminimi vazhdon edhe në këtë institucion. Shqiptarët vazhdojnë të…
Më poshtë e gjeni demantin e plotë të Komunës së Sarajit ndaj akuzave të sotme të VLEN: Me indinjatë të thellë, demantojmë çdo shpifje, manipulim dhe tentativë për mashtrim të opinionit publik që vjen nga përfaqësuesit jolegjitimë në qeverinë VLEN. Këto përpjekje të mjerueshme nuk janë asgjë tjetër veçse tentativë për të larguar vëmendjen nga rastet flagrante të keqpërdorimeve zyrtare që ndodhin në komunat e drejtuara nga vetë ata. Objekti që ata përpiqen ta etiketojnë padrejtësisht është ndërtuar në përputhje të plotë me të gjitha procedurat ligjore, në mënyrë tërësisht transparente dhe me përmbushje të plotë të detyrimeve tatimore dhe…
Kryetari i Tetovës dhe njëri nga liderët e koalicionit VLEN, Bilall Kasami, deklaroi sot se VLEN synon jo vetëm pjesëmarrje në zgjedhjet e tetorit, por fitore të plotë ndaj një sistemi të vjetër që, sipas tij, për 20 vite ka keqpërdorur shtetin dhe ka ndarë qytetarët në të privilegjuar dhe të harruar. “VLEN nuk është projekt për pjesëmarrje, por është forcë për fitore,” u shpreh Kasami. Ai shtoi se koalicioni që përfaqëson nuk do të bëjë kompromis për mbijetesë politike, por do të luftojë për ndryshim të vërtetë.
Nga Kim Mehmeti Shoqëria e shqiptarëve të Maqedonisë është e ndarë në dy botë që nuk komunikojnë mes veti: në atë parajsianen ku jetojnë elitat politike dhe të gjithë të pëlqyerit dhe të dëgjueshmit e sunduesve maqedonas dhe në botën mjerane në të cilën banon populli. Këto dy botë të ndara, takohen mes veti vetëm gjatë fushatave parazgjedhore dhe në ditën kur votohet. Këto botë kurrë nuk kanë qenë kaq të ndara sa kohëve të fundit kur VLEN’i i ka katandisur shqiptarët udhës që në të ardhmen të mos përfaqësohen nga të zgjedhurit e vet, por nga shqiptarët e zgjedhur…

