Author: IM

Kandidati për kryetar komune i Aleancës Kombëtare për Integrim, për komunën e Çairit, Bujar Osmani, gjatë këtyre ditëve ka intensifikuar takimet e tij në terren, ku mes tjerash Osmani ka zhvilluar bashkëbisedime me anëtaret e dy këshillave vendore nga Forumi i Gruas: “Teli” dhe “Luan Haradinaj”. Në lidhje me këto takime me aktivistet e Forumit të Gruas, kandidati për komunën e Çairit, Bujar Osmani, ka shkruar: “Sot pata një takim me gratë e Këshillit Vendor “Luan Haradinaj”. Është një mobilizim i pashembullt i grave të shqetësuara për të ardhmen e fëmijëve të tyre, në një vend të izoluar nga BE,…

Lexo më Shumë

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pak çaste më parë, ka njoftuar se kandidati i Besëlidhjes Aleanca Kombëtare për Integrim për Qytetin e Shkupit, do të jetë kryetari i Lëvizjes “Populli”, Skender Rexhepi-Zejdi. Këtë lajm ditë më parë e bëri publike TV Shenja nga burime të mirëinformuara, që Rexhepi do të jetë kandidat për Qytetin e Shkupit. Postimi i plotë i kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti: Pas konsultave me liderët e partive politike që përbëjnë Besëlidhjen Aleanca Kombëtare për Integrim, me unitet të plotë dhe me vendim të përbashkët, u dakorduam që kandidati ynë për Kryetar të Qytetit…

Lexo më Shumë

Ndonëse politika u lavdërua për zgjidhje të problemit me shkollën e Norovës, nxënësit edhe këtë shtator vitin e ri shkollor do ta nisin në objektin e vjetër. Pesimistë se nxënësit vitin e ri shkollor do ta nisin në objektin e ri janë edhe prindërit. Dashmir Jusufi, prind nga Nerova me të cilin bisedoi TV Shenja tha se pas legalizimit, nuk është ndërmarrë asnjë hap tjetër për kompletimin e objektit të ri. Tha se kërkesat për kompletim nga ana e Komunës janë dërguar në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës megjithatë tha se janë procedura për të cilat duhet pritur. TELEFONATË –…

Lexo më Shumë

Nga Arben Ramkaj Në shtatorin e vitit 2024, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama prezantoi në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara idenë e krijimit të një entiteti të veçantë për komunitetin bektashi, një organizëm autonom që do të ruante trashëgiminë shpirtërore të këtij besimi. Por edhe pse u reklamua si e tillë, kjo ide shkaktoi reagime të menjëhershme dhe të forta brenda Shqipërisë dhe në rajon. Sigurisht, reagimi nuk buronte nga kundërshtimi ndaj vetë Bektashizmit, por ndaj formatimit të tij si një “entitet autonom” që mund të hapte rrugë për privilegje shtetërore apo veçime të panevojshme. Komuniteti bektashi, si…

Lexo më Shumë

Në prag të sfidës vendimtare ndaj Qarabagut, në kuadër të turit të tretë kualifikues për Ligën e Kampionëve, presidenti i KF Shkëndija, Lazim Destani, ka dhënë një mesazh të fuqishëm drejtuar tifozëve kuqezi dhe gjithë opinionit sportiv në vend. Më poshtë shkrimi i plotë i Destanit: Me emocion më të madh për arritjet e deritanishme, ëndrra jonë vazhdon. Me përkushtim dhe fokus të madh, klubi ynë po ecën përpara drejt synimeve të reja dhe drejt arritjeve që i meritojmë. Qëllimi ynë është suksesi dhe rruga në Champions League. Sot do të jemi të gjithë në tribunat e stadiumit, duke kënduar…

Lexo më Shumë

Ramadan Imeri ka shpallur zyrtarisht kandidaturën për kryetar të Komunës së Dibrës. Ai do të garojë si kandidat i pavarur, pa mbështetje partiake, duke u zotuar për një qeverisje të ndershme, njerëzore dhe pranë qytetarëve. Në shkrimin e tij, Imeri thekson se synon t’u shërbejë dibranëve me përgjegjësi e përkushtim, duke vënë në plan të parë vlerat, veprat konkrete dhe afërsinë me qytetarin. Krah tij, si bartës i listës, do të jetë Dërgim Kaja. Postimi i plotë i Ramadan Imerit: Të nderuar qytetarë të Dibrës, Unë, Ramadan Imeri, kandidoj si i pavarur për kryetar të Komunës së Dibrës. Pa parti,…

Lexo më Shumë

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë (UGSH) ka reaguar ashpër ndaj thirrjeve raciste dhe ultranacionaliste të bëra nga një grup tifozësh maqedonas gjatë një ndeshjeje basketbolli në Kumanovë, ku ishte i pranishëm edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickovski. Më poshtë reagimi i plotë i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë: Thirrjet raciste të dhjetra tifozëve ultranacionalistë maqedonas në prani të Kryeministrit Mickovski dhe heshtja e tij, janë njollë dhe shenjë antieuropiane në Maqedoninë e Veriut. Turp për organizatat e mediave dhe gazetarëve maqedonas që heshtin ndaj akteve të tilla! Unioni i Gazetarëve Shqiptarë denoncon shfaqjen e thirrjeve raciste dhe ultranacionaliste të tifozëve…

Lexo më Shumë

Kadir Ismaili ka ndërmjetësuar në vizitën e një investitoreje të njohur nga Kina Znj Ye Jiangbo, një udhëheqëse e shquar biznesi nga Kunming, provinca Yunnan. Znj. Ye është pasardhëse e një perandorie të suksesshme familjare dhe mban postin e Nënkryetares së Federatës së Grave në Dhomën e Sipërmarrësve të Rinj të Yunnan-it. Ajo menaxhon një portofol të gjerë që përfshin disa industri, duke përfshirë operacionet ndërkombëtare të import-eksportit në Azi si dhe më shumë se 100 hotele. “Lidhja jonë u krijua gjatë takimeve në Dhomën Ekonomike në Kunming, në provincën Yunnan. Pas ftesës sime, Znj. Ye ka mbërritur tashmë në…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Arben Fetai, ka reaguar ndaj gazetarit Ermal Panduri, pas një përplasjeje që nisi nga emisioni i këtij të fundit. Përmes një reagimi, Fetai akuzon Pandurin dhe segmente të tjera mediatike se po përpiqen të manipulojnë opinionin publik përmes videove të montuara dhe deklaratave melodramatike. Më poshtë reagimi i plotë i Fetait: Ermal i dashur, Të paskan rrejt këta patriotët me bateria. E vërteta nuk fshihet as me video të manipuluara, as me fjalime melodramatike të atyre që guxuan t’i quajnë “fruta të kalbur” të rinjtë shqiptarë që i thanë jo tradhtisë. Kryeministri këtë javë në…

Lexo më Shumë

Sekretari i Përgjithshëm i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Faton Ahmeti, ka akuzuar drejtuesit e koalicionit VLEN se po i braktisin interesat shqiptare dhe po shërbejnë vetëm si vegla të pushtetit. Ai thekson se revizioni në Fondin për Sigurim Shëndetësor është pasojë e problemeve të trashëguara ndër vite, por ajo që po ndodh sot, sipas tij, është braktisje e hapur e pacientëve shqiptarë. Shkrimi i plotë i Ahmetit në vijim: Ata që sot bëjnë moral, janë po ata që shitën monopolin dhe çdo pronë publike që mund të shitej, që shitën interesat shqiptare për karrige dhe favore nga padronët e…

Lexo më Shumë

Ministri turk i Punëve të Jashtme, Hakan Fidan dhe homologu i tij saudit, Princi Faisal bin Farhan, kanë diskutuar situatën e fundit në Siri dhe Gaza, raporton Anadolu. Burimet diplomatike turke thanë se gjatë telefonatës u diskutuan gjithashtu hapat që mund të ndërmerren drejt njohjes së Shtetit të Palestinës në kuadër të rezolutës së miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së.

Lexo më Shumë

Arben Taravari i Aleancës për Shqiptarët që doli nga koalicioni i ashtuquajtur VLEN në Maqedoni të Veriut rrëfeu për herë të parë se çka i kishte thënë kryeministri shqiptar, Edi Rama, para se ky koalicion të hynte në qeveri me Hristjan Mickoskin. Taravari tha se në maj të vitit të kaluar Edi Rama e dinte me siguri se çfarë do t’ju ndodhte në koalicion me Mickoskin – koalicion i cili ishte mbështetur dhe krijuar gjerësisht nga Albin Kurti. “Po them diçka, besoj që zoti Edi Rama nuk ma merr për të madhe. Menjlherë pas 8 majit kisha njlë takim me…

Lexo më Shumë