Aleanca për Shqiptarët e Ziadin Selës, ka mbajtur sot një mbledhje, ku është konfirmuar pjesëmarrja e partisë në zgjedhjet lokale në tri komuna: Dibër, Strugë dhe Haraçinë. Pratia ka prezantuar edhe emrat e kandidatëve për kryetarë komunash: Ilirjan Fetahu – Dibër Arsim Dalipi – Strugë Skender Jusufi – Haraçinë
Author: IM
Aleanca për Shqiptarët nga Arben Taravari i është kundër përgjigjur VLEN-it, duke e akuzuar për heshtje dhe nënshtrim total ndaj kryeministrit Hristijan Mickoski. Në një komunikatë zyrtare, Aleanca thekson se VLEN është një projekt politik i kapur dhe i kontrolluar nga qendra e pushtetit. Më poshtë reagimi i plotë i ASH-Taravari: Përgjigja më e qartë dhe më e sinqertë për grupimin politik të quajtur VLEN u dha të enjten nga foltorja e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, ku vetë kryeministri aktual Hristijan Mickoski sqaroi publikisht se kryeshefi i tyre politik, Arben Fetai, kishte shpifur në deklaratat e bëra në një…
Koalicioni VLEN ka akuzuar Arben Taravarin për tradhti ndaj vullnetit të votuesve shqiptarë, duke e cilësuar rolin e tij si ndërmjetës për rikthimin e BDI-së në pushtet një “vetëvrasje politike”. Në vijim po ua përcjellim të plotë reagimin e VLEN-it: Pas zhveshjes dhe demaskimit që iu bë dje nga foltorja e Kuvendit, Arben Taravari u ka borxh votuesve një përgjigje të sinqertë: çfarë halli e detyroi atë që ta marrë rolin e shkuesit të Ali Ahmetit e Artan Grubit te Hristijan Mickoski? Pse Taravari e luste Mickoskin që ta marrë BDI-në në Qeveri? Pse ky njeri vepronte tinëz për ta…
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, thotë se pritjet për zgjedhjet lokale janë që koalicioni i Frontit Europian të fitojë me një diferencë më të madhe se 2:1 ndaj VLEN. “Në zgjedhjet e fundit, kur ishim pjesë e koalicionit VLEN, morëm 107 mijë vota, ndërsa BDI, ose më saktë Fronti Europian, mori 137 mijë. Në të gjitha anketat, ASH ishte gjysma e VLEN-it, dhe ky është një fakt i padiskutueshëm”, tha Taravari, duke shtuar se tani pritet që diferenca të thellohet ndjeshëm. Sipas tij, nëse rezultati përfundimtar nuk e kalon raportin 2:1 në favor të koalicionit të përbërë nga…
Ndonëse ka filluar publikimi i emrave për shumë komuna ku do të garojnë kandidatë shqiptarë, ende nuk është vendosur saktësisht nga subjektet politike shqiptare në disa vende se kush do t’i prijë këtij procesi nga radhët e tyre. Televizioni SHENJA nga burime jozyrtare të mirëinformuara merr vesh se kryetari i Lëvizjes Populli, Skender Rexhepi Zejd do të jetë kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim në Qytetin e Shkupit. Rexhepi aktualisht është deputet në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, i zgjedhur përmes një koalicioni me “Frontin Europian” në përbërjen e tanishme parlamentare./TVSHENJA
Koalicioni shqiptar VLEN ka përzgjedhur Bashkim Bakiun si kandidat për kryetar të Qytetit të Shkupit në zgjedhjet lokale të nëntorit, mëson INA. Kandidatura e Bakiut është dakorduar mes partive të koalicionit dhe pritet të zyrtarizohet në ditët në vijim. Aktualisht, Bashkim Bakiu ushtron detyrën e drejtorit të Drejtorisë së Shërbimeve të Përgjithshme në Qendrën Klinike Universitare në Shkup. Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut pritet të mbahen në vjeshtën e këtij viti, ndërsa VLEN tashmë ka shpallur shumicën e kandidatëve në komunat shqiptare.
VLEN i është përgjigjur akuzave të BDI-së në lidhje me respektimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve nga Qeveria e RMV-së. Nga VLEN thonë se akuzat e BDI-së janë hipokrozi, pasi siç theksojnë, BDI ka qenë arkitekti i viteve të heshtjes institucionale për gjuhën shqipe. “E vërteta është kjo: BDI nuk ka asnjë të drejtë morale të flasë për përdorimin e gjuhës shqipe. Në kohën e tyre, gjuha shqipe ishte e pranishme vetëm në premtime, në ndërkohë që komunikimi ndërinstitucional dhe dokumentet zyrtare funksiononin vetëm në një gjuhë, maqedonisht”. “Sot, falë qeverisjes së re dhe përkushtimit të zyrtarëve shqiptarë brenda…
Nafie Selmani Nuk mbahet mend ndonjë periudhë tjetër politike në të cilën një subjekt politik që është pjesë e pushtetit, siç është VLEN-i të ketë qenë kaq i përqendruar në sulmin ndaj opozitës, siç po ndodh sot. Pas një fushate të koordinuar kundër Arben Taravarit, tash ata janë vënë në sulm të koordinuar kundër opozitës në tërësi, për kandidatët për kryetarë komunash me tendencë të qartë për të shkaktuar përçarje dhe konfuzion. Ndërkohë vetë ende nuk kanë guxuar ende të shpalosin kandidatët për zgjedhjet lokale, sepse me gjasë janë të zënë me zgjidhjen e përplasjes së brendshme që tanimë nuk…
Pas zërave të shumtë nëpër koluare politike se kryetari i Komunës së Sarajit, Iljas Veseli, nuk do të kandidojë për një mandat të dytë, e se për këtë ka pakënaqësi, vetë Veseli ka reaguar përmes një postimi publik, duke hedhur poshtë këto spekulime. Ai ka publikuar një fotografi ku shihet bashkë me liderin e BDI-së, Ali Ahmeti, dhe Blerim Bexhetin, duke shkruar: “Drejt dhe gjithmonë faqebardhë!” Ky mesazh është interpretuar si konfirmim i përkrahjes së kandidaturës së Blerant Ramadanit nga ana e Veselit dhe njëherazi nga të gjithë përbërësit e Koalicionit “Aleanca Kombëtare për Integrim”.
Sekretari i përgjithshëm i ASH-s, Blerant Ramadani pas shpalljes së kandidaturës për kryetar të komunës së Sarajit ka përcjell një mesazh për të gjithë qytetarët dhe përkrahësit e tii. Ai mbrëmë u shpall kandidat nga radhët e koalicionit të ri Aleancës Kombëtare për Integrim. “Nuk po kërkoj privilegje, por po marr përsipër një detyrë. Jo për poste, por për të shërbyer,” thekson Ramadani, duke vënë theksin te lidhja e tij e fortë me Sarajin – vendin ku, siç thotë ai, janë lindur dhe rritur edhe fëmijët e tij. Në video, Ramadani e përshkruan Sarajin si një vend të bekuar me…
Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët, krahu i udhëhequr nga Ziadin Sela, Krenar Lloga, ka reaguar ndaj një praktike të mundshme të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), që sipas tij bie ndesh me legjislacionin në fuqi dhe rrezikon rendin kushtetues të vendit. Në një deklaratë publike, Lloga thekson se pranimi nga KSHZ i listave për këshilltarë që përmbajnë më pak kandidatë nga sa përcakton neni 34 i Ligjit për Vetëqeverisje Lokale, përbën shkelje të qartë të ligjit dhe futet në përbërje të një vepre penale të rëndë. Reagimi i plotë i Llogës: ■ Nëse Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ)…
Sh. B. Logos-A ka kënaqësinë të marr pjesë në edicionin e 24 të Panairit të Librit në qytetin e bukur të Ulqinit nga data 27 deri me 31 korrik. Në kuadër të këtij panairi Logos-A lexuesve dhe vizitorëve ua paraqet disa nga titujt më të rinj nga fushta e letërsisë, historisë kulturës e të ngjashme. Logos-A Frymëzimi vazhdon

