Author: IM

Ligji për amnisti mund të përfshijë 50 deri në 70 të akuzuar për ngjarjet e dhunëshme që ndodhën në Parlamentin e Republikës së Maqedonisë më “27 Prill” të vitit 2017, mëson gazeta nga burime brende trupit parlamentar për “Pajtim”. Modalitetet për të ardhur deri te kjo “amnisti” do të kërkohen në nenet e Ligjit penal, ku neni i cili flet për “Kërcnim terrorist të rendit Kushtetuese” të zëvendësohet të riformulohet në “Rrjet për veprimtari armiqësore”. Për këtë vepër duhet të vuajnë dënimin 7 deri 8 perosna, nga 33 perosna për të cilët procesi gjyqësor është në vijim. Me amnisti nuk…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme sot përmes kumtesës apelon deri te qytetarët që t’i respektojnë rregullat ligjore dhe të bashkëpunojnë me policinë nëse vërejnë persona të cilët shesin mjete piroteknike dhe t’i paraqesin te nëpunësit policorë personalisht ose përmes numrit falas të telefonit 192. “Përdorimi i paautorizuar i mjeteve piroteknike, me të cilat prishet rendi publik, qetësia dhe siguria e qytetarëve dënohet me gjobë me vlerë prej 200 deri 500 euro”, përkujtojnë nga MPB-ja. Prej aty apelojnë deri te minorenët që të mos përdorin fishekzjarr, pasi ato paraqesin rrezik për shëndetin e tyre. Përdorimi i paautorizuar i mjeteve piroteknike dënohet…

Lexo më Shumë

Revolta studentore në Maqedoni po fillon. Protestat e paralajmëruara, ditë më parë, nga studentët shqiptarë të Maqedonisë, si duket po bëhen realitet. Durimit të tyre i erdhi fundi. Para pak çastesh edhe zyrtarisht nga këshilli nismëtarë për organizimin e protestave njoftuan se ditën e martë me datë 18.12.2018 me fillim në orën 12:30 në sheshin Iliria, në Tetovë do të fillojnë protestat e studentëve. Grupi i studentëve që organizojnë këto protesta, mbrëmë nëpërmjet mediave elektronike shpalosën disa nga kërkesat e tyre, drejtuar Ministrisë së Arsimit, udhëheqësise së Universiteteve, e që kryesisht kanë të bëjnë me përmirësimin e kushteve në universitete,…

Lexo më Shumë

Ambasadori i BE-së në Maqedoni, Samuel Zhbogar, dje realizoi takim me një pjesë të deputetëve të cilët mbështesin reformat për integrim në BE, ku dhe shprehu shqetësimin e tij për trysnin që bëhet mbi to. Zhbogar u takua me Zeqir Ramçilloviq, Elizabeta Kançevska-Milevska, Vlladanka Aviroviq, Emilija Aleksandrova dhe Nola Ismajloska-Stavrova. “Realizuam takim me deputetët të cilët i mbështesin reformat për integrim në BE, pajtimit dhe debatit për ndryshimet kushtetuese. Seriozisht jam i shqetësuar për shkak të informacioneve për ekzistencën e trysnisë mbi ta dhe familjeve të tyre”, shkruan Zhbogar në profilin e tij Twitter.

Lexo më Shumë

Edhe gazetarët shqiptarë në Shkup janë kapluar nga euforia e krijuar te shumica e shqiptarëve në Maqedoni, me rastin e formimit të Ushtrisë së Kosovës. Madje gazetari Mevludin Imeri nga Gazeta Lajm, sot ka ardhur në punë i veshur me xhaket që i përngjan uniformës. ”Nuk është hera e parë që veshi këtë xhaketë, mirëpo sot e vesha special”, ka thënë gazetari Imeri.

Lexo më Shumë

Maqedonia kundër formimit të Ushtrisë së Kosovës Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, lidhur me votimin e Kuvendit të Kosovës për transformimin e Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK) në ushtri, ka deklaruar se nuk është koha e duhur dhe se nuk na nevojiten “tensione të reja” në Ballkan, raporton Anadolu Agency (AA). Kryeministri Zaev, i cili mori pjesë në konferencën kombëtare të kryetarëve të komunave “Decentralizimi: Rruga përpara”, është pyetur të komentojë mbi miratimin e tre projektligjeve për transformimin e FSK-së në ushtri. “Unë e di se edhe qëndrimi i NATO-s është ai… nuk është koha. Nuk na nevojiten tensione…

Lexo më Shumë

Për fatin e deputetëve që hapën dyert e Kuvendit më 27 prillit, pavarësisht ligjit për amnisti, përsëri të vendos Prokuroria për krim të organizuar dhe gjykata. Udhëheqësi i nëngrupit për pajtim, Zekir Ramçilloviq nuk ndanë detaje se si është parashikuar falja e Kërsto Mukoskit dhe Sashe Vasilevskit por pretendon se është gjetur formulimi I duhur juridik. Ramçilloviq mbetet në qëndrimin se dhunuesit nuk do të falen. Të gjithë ata që në njëfarë mënyre kanë qenë organizatorë ose kanë pasur përgjegjësi komanduese. Ndoshta dikush ka qenë i manipuluar por askush s’më bindë dot të ngrejë dorë në dikë. Të gjitha këtko…

Lexo më Shumë

Dje ishte afati i fundit për tu kandiduar për një nga pozitat në organet e Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë. Kandidatët patën mundësi të aplikojnë deri në mesnatë duke dërguar kandidaturat e tyre në zyrën e SHGM-së ose me anë të postës elektronike. Gjithsej kanë arritur (41) aplikime, prej të cilëve (2) për Kryetar të Shoqatës, (29) për anëtarë të Këshillit drejtues, (6) për anëtarë të Këshillit mbikëqyrës dhe (4) për anëtarë në Këshillin e nderit. Për Kryetar të SHGM-së në këto zgjedhje u kandiduan gazetarët: Mlladen Çadikovski dhe Stojançe Naumov. Për anëtarë në Këshillin drejtues u kandidua, Ajdari Adnan,…

Lexo më Shumë

Nga FATOS LUBONJA Një nga gjërat që bie në sy në protestën e studentëve është ngulmimi i një pjese jo të vogël për të deklaruar se protesta nuk është politike. Siç e kuptoj unë, ky ngulmim vjen për t’i mbajtur të gjithë bashkë në një emërues të përbashkët, që mbledh sa më shumë studentë në protesta: plotësimi i tetë pikave, ndër të cilat më e rënda për qeverinë duket se është rritja e shpenzimeve për arsimin në buxhet në 5%. Po, a mund të konsiderohet kjo një kërkesë “jopolitike”? Le ta arsyetojmë. Që të ndryshosh buxhetin, duke e çuar në 5%…

Lexo më Shumë

Pjestarët e “Grupit të Kumanovës” të cilët gjenden në paraburgimin Shutkë dhe në burgun e sigurisë së lartë Idrizovë, sot e kanë ndërprerë grevën e urisë, shkruan Pa Censure. Pjestarëve të “Grupit të Kumanovës” u është ofruar besimi se kërkesat e tyre do të përcillen deri tek Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë por, fillimisht kërkesat e tyre duhet t’i procesojnë në formë të rregullt deri tek institucionet e vendit si, ministria për Punë të Brendshme, tek Qeveria dhe tek kryetari i Parlamentit. Si aryse të rëndësishme për ndërprerjen e grevës, të dënuarit e “Lagjes së Trimave”, e theksojnë edhe formimin e…

Lexo më Shumë

Sot pasdite si dhe gjatë natës do të ketë reshje të borës me intensitet të dobët ndërsa temperaturat gjatë ditës së nesërme do të bien ndjeshëm. Nesër në orët e mëngjesit do të ketë reshje të lehta të dëborës ndërsa të shtunën për shkak të rritjes së temperaturës, reshjet në vendet më të ulëta do të jenë me shi Reshjet e borës pritet të ketë të dielën në mëngjes dhe të martën.

Lexo më Shumë