Author: Emad

Edhe pse ky mision është qëllimkeq ndaj shqiptarëve, ai na bën shërbimin më të madh, duke na e bë të qartë se BDI-në nuk na e largon nga skena as VMRO-ja, as LSDM-ja, por se duhet ta largojmë vetë ne shqiptarët Edhe pse shqiptarët më 11 dhjetor pastruan hesapet me BDI-në, duke votuar dyfish më tepër “kundër” se sa “për” këtë parti, subjektet maqedonase me çdo kusht po mundohen ta kthejnë në jetë këtë subjekt të tyre të preferuar. Misionit të pamundur për ta bë BDI-në subjekt patriotik në sytë e shqiptarëve, po i prin VMRO-DPMNE-ja edhe atë me figurën…

Lexo më Shumë

Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka reaguar ndaj deklaratave të liderit të LSDM-së në Maqedoni, Zoran Zaev, i cili ka deklaruar se Kosova është zemra e Serbisë. I pari i AKR-së e ka krahasuar këtë deklaratë me artin, për të cilin thotë se ‘edhe një gënjeshtër e bukur e cila na ndihmon ta njohim veten është art’. Ai thotë se gjithmonë ka dyshuar në mendimet e Zaevit për Kosovën dhe se ky i fundit sipas Pacollit ‘do të na dalë kapuç me mëngë’. Postimi i Pacollit në Facebook Për deklaratën e Zaevit… Arti definohet edhe si “një gënjeshtër e bukur…

Lexo më Shumë

Poezitë e recituara të Aco Shopovit, në kohën kur ishte pjesë e regjimit VMRO-BDI (kështu e kanë cilësuar regjim shumë analistë, madje edhe vetë funksionarë të BDI-së), e bënë Talat Xhaferin kryetar Parlamenti, thonë burime partiake në BDI. Skenari i heshtjes me poezitë e Aco Shopovit gjoja kundër ligjit për “branitellat” ka qenë skenar perfid për të penguar ardhjen në rend dite në Kuvend të Ligjit për ish ushtarët e UÇK-së sepse statusi i “branitellave” është zgjidhur shumë vite më herët, raporton Almakos. Para Talat Xhaferit, recitimi i poezive të Aco Shopovit i është afrua disa deputetëve tjerë të BDI-së,…

Lexo më Shumë

Qëndrimi i qdo njeriu që ka ndjenja njerzore padyshim se duhet të jetë në përkrahje të atij që i bëhet padrejtësi pa marrë parasysh nacionalitetin, gjininë apo fenë e viktimës, dhe ta kundërshtoje me mundësit e tij dhunën dhe dhunuesin. Në Parlament u demtuan fizikisht disa deputetë/e, të të dyja nacionaliteteve, feve dhe gjinive nga huliganët maqedonas përkrahës të VMRO-DPMNE-së, dhe kjo e fundit përkrahëse dhe inicuese e tyre. Ndjej keqardhje për dhimbjet ndaj tyre dhe u dëshiroj shërim sa ma të shpejtë, dhe shpresoj se dhunuesit do ta marrin atë që e meritojnë në baza ligjore!? Keqinterpretimi dhe akuzimi…

Lexo më Shumë

Dalin pamjet e para se si është goditur Ziadin Sela i cili është afër Zoran Zaevit. Në fillim gjujanë me mjete të forta ku e lëndojnë në kokë e më pastaj thuhet se kanë tërhequr zvarrë. Në këtë video shihet deputeti i VMRO-së i cili mundohet ti bind që mos të vazhonin të gjuanin me gjësende të forta në drejtim të Zaevit, Selës dhe deputetëve të tjerë që gjendeshin aty. Në video shihet teksa Gjorçev flet me një protestues me maskë dhe pastaj ai jep sinjal tek të tjerët për të ndaluar sulmin. https://www.youtube.com/watch?v=O7fRGsjZe2I

Lexo më Shumë

Dy ministrat e BDI-së, ai i Drejtësisë – z.Valdet Xhaferi dhe ajo e Pushtetit Lokal – znj.Shiret Elezi, si edhe kryetari i Kongresit Botëror Maqedonas (KBM) – z. Todor Petrov, kanë dorëzuar kërkesa në Gjykatën Kushtetuese, duke kërkuar nga kjo e fundit heqjen e dy neneve të Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale dhe Kodit Zgjedhor, me të cilët do të mundësohej që kryetarët e komunave dhe këshillat komunale të vazhdojnë me mandatin e tyre deri në zgjedhjet e ardhshme lokale (kurdo qofshin ato). Sipas Kodit Zgjedhor aktual, zgjedhjet lokale duhej të mbaheshin në gjysmën e parë të muajit maj të këtij…

Lexo më Shumë

Maqedonia sot ndodhet buzë greminës. Kjo për shkakun se ky shtet që ka ngecur seriozisht në rrugën e integrimit evropian për më shumë se një dekadë udhëhoq nga politikanë që ndarjet ndëretnike i shfrytëzuan për ta mbuluar bashkimin në krim. Maqedonia, si e tillë, mund të shërbej si shembull për të sqaruar edhe deklarimet e fundit të kryeministrit Edi Rama lidhur me mesazhet që ia dërgoi Bashkësisë Evropiane se nëse kjo familje nuk hap dyert për shqiptarët, atëherë Shqipëria dhe Kosova do të bashkohen. Deklarime të ngjashme, me tone kërcënuese kishte bërë jo shumë kohë më parë edhe Hashim Thaçi…

Lexo më Shumë

Ali Ahmeti dhe Zoran Zaev sot kanë realizuar një takim në hapërsirat e Parlamentit të Maqedonisë. Në këtë takim është diskutuar për gjetjen e opsioneve të mundshme për debllokimin e Parlamentit dhe zgjidhjen e kryeparlamentarit të ri. Nuk ndonjë informacion zyrtarë se a është arritur ndonjë marrëveshje konkrete rreth strategjisë të cilët tashmë disa ditë me rradhë e ka paralajmëruar LSDM-ja. Burime partiake nga BDI thotë se, mundësia e vetme është të mbarojë debati maratonik ose një takim i ri i liderëve. Opsioni i fundit është përjashtuar nga LSDM-ja, e cila ka theksuar se nuk negocion me kriminel. (INA)

Lexo më Shumë

Partitë maqedonase vazhdojnë ta bëjnë lojën e tyre që dinë më së miri: të zvarrisin çdo proces që do t’ju jepte shqiptarëve të drejta të barabarta dhe do të kenë një jetë me dinjitet. Në anën tjetër, partitë shqiptare janë rrekur të hedhin baltë e përgjegjësi mbi njëra tjetrën, thuajse nuk dihet se kryefajtor ishte BDI e Ali Ahmetit e cila i shërbeu me devotshmëri Nikolla Gruevskit dhe tani ia bën edhe shërbimin e fundit duke shpërndarë mjegull me qëllim që të zvarrisë dhe pamundesoje formimin e qeverisë. E, që absurdi të thellohet edhe më tej, partite shqiptare garojnë se…

Lexo më Shumë

Muhamed Ismaili, ka dhënë dorëheqje nga posti i sekretarit të përgjithshëm të partisë Uniteti, njërës nga partitë e bllokut “Aleanca për Shqiptarët” që luajti rol negativ në përçarjen e opozitës shqiptare, në dobi të BDI-së dhe LSDM-së. Ismaili ka thënë se dorëhiqet për shkak të angazhimeve të tij personale, por duke mos saktësuar se cilat janë ato. Ndryshe, partia Uniteti e drejtuar nga Gëzim Ostreni, bashkë me Lëvizjen për Reforma PDSH të udhëhequr nga Ziadin Sela ishin partitë të cilat nuk lejuan bashkimin e opozitës shqiptare në Maqedoni. Sela refuzoi disa thirje radhazi të Lëvizjes Besa për takim dhe bashkim…

Lexo më Shumë

Të sqarojmë shkurt: Republika e Maqedonisë është zënë “mat”, ashtu si në lojë të shahut, ndërsa lojtarët Gruevski dhe Ahmeti kanë ngelur “pat”. Në këtë situatë, jo vetëm politike, në vend dhe duke pas parasysh situatën e përgjthshme në rajon dhe më gjërë, Maqedonia edhe zyrtarisht e shpalli kapjen e shtetit nga Ivanovi “konsensual” me aktin e tij të fundit. Me këtë tani Maqedonia e ka “nxjerrë” ne ankand publik shtetësinë e vet, duke rezikuar edhe sigurinë dhe paqen në vend dhe rajon. Tanimë është përmbyllur cikli politik i kapjes së shtetit, që përbën kapjen totale të të gjitha institucioneve…

Lexo më Shumë