Muhamed Zeqiri E shoh Bujar Osmani “patrioti” me baterija me paska quajtur shqiptar i ndershem dhe madje paska shkuar aq large qe te me akuzoj se une e paskam pengu deri tani projektin e hapjes se kufirit. O patriot i mjer, qe i luteshe Gruevskit per te dhen vendimin e punes ne klinik kur te largoi nga posti i ministrit te shendetsise partia jote, athua mendon se populli pi nafte dhe nuk te njeh kush je dhe cfare ke bere ti per shqiptaret. A i mba mend qendrimet tuaja per rastin Monstra? A ke harruar se je i dyshuar ne…
Author: IM
Nje shkrim për gjendjen e përkeqësuar të arsimit ne gjimnazin, Haxhi Zeka në Istog si rezultat i keqmenaxhimit Roli i drejtorisë në shkollë drejt zhvillimit të arsimit dhe çështjeve që kanë të bëjnë me proceset arsimore kërkon parasegjithash fuqizim të kapaciteteve në radhë të parë, moralo- njerëzore, intelektuale, profesionale, pastaj diciplinore, menaxheriale e pedagogjike duke krijuar keshtu një klime te favoreshme edukativo- arsimore për të gjithe pa përjashtim. Sot, gjimnazi “Haxhi Zeka” në Istog përballet me probleme të ndryshme që ndërlidhen me korrupsionin, pranim regjistrimin pa kriter të nxënësve që kanë lidhje nepotiste dhe jo të atyre që nuk kanë,…
Prezenca e Ardian Gjinit në tavolinë me Marko Gjuriqin duket të mos i ketë bërë përshtypje kryetarit të rinisë së AAK-së, Driton Bardheci i cili u arrestua nga Policia e Kosovës shkaku i grafiteve në të cilat shfaqej Xhelal Sveçla bashkë me Marko Gjuriqin, njofton Sakte.net Nga burime brenda Policisë së Kosovës, Sakte.net ka mësuar se tre të arrestuarit në Klinë, të premten në mbrëmje rreth orës 22:45 janë Rinor Sejdia, Driton Bardheci dhe Pajtim Berisha. Sipas raportit policor, thuhej se të njëjtit kishin bërë disa grafitë nëpër muret e këtij qyteti në të cilët ishin munduar që t’i portretizonin…
Nesër në emisionin “Target” nga Emad Mehmeti, i cili transmetohet çdo të hënë nga ora 19:00 në Almakos, i ftuar është Hysni Ismaili. Me Ministrin e Kulturës, Hysni ismaili, do të flasim për themelimin e institucioneve të reja kulturore në RMV, se a do rriten rrogat e punonjësve të kulturës dhe planet për të ardhmen. Për këto dhe shumë të tjera flet nesër për emisionin “Target” në #Almakos prej orës 19:00, Hysni Ismaili.
https://www.youtube.com/watch?v=4ug0NDQp1IY&feature=emb_title https://www.youtube.com/watch?v=YChdqyHvqoU&feature=emb_title Rreth 80 mijë euro janë plackitur në kazinon “Vegas” në rrugën Shkup-Bllacë. Rasti ka ndodhur më 22 nëntor rreth orës 5 të mengjesit. Në videon e publikuar vërëhen dy persona duke u futur në kazino ku e kanë kryer plaçkitjen. Sipas policisë, ata kanë arritur në vendin e ngjarjes të armatosur dhe me maska në kokë, transmeton Gazeta Lajm. Pasi janë futur në kazino, kanë shkrepur një plumb dhe kanë kryer plaçkën. Disa dëshmitarë okularë kanë thënë për mkd.mk se në bazë të sjelljes dhe urdhërave që kanë dhënë plaçkitësit, ata janë profesionist të vërtetë. Edhe pse kanë…
Kryeministri Zoran Zaev u ka dërguar letër anëtarëve të LSDM-së në të cilën u thotë atyre se partia e tyre e ka për obligim të fitojë në zgjedhjet e ardhshme në mënyrë që të sigurohet përparim në shtet. “Vetëm kjo përzgjedhje është fituese. Çdo përzgjedhje tjetër është humbje. Kemi bërë shumë, të gjithë së bashku, ndërsa kemi edhe shumë për të bërë. Për këtë shkak nuk ka largim nga rruga e fitores. Nëse ndonjë herë përparimi ju duket shumë i ngadaltë, kjo është për shkak se përparimi është real. Po ndërtojmë mbi baza të shëndoshë, që të zgjas”, thuhet në…
Fjalimi i Afrim Gashit, kryetar i Alternativa mbrëmë në Kuvendin Themelues të Rinisë së Alternativa: Momentin e parë që e pash këtë vend përplot me të ri mu kujtua një thënie e një novelisti amerikan Teodor Drajzer i cili ka thënë: “Njeriut nuk i vjen keq pse është plak, por pse nuk është më i ri.” Kur e shoh sonte këtë rini, përveç gëzimit e ngazëllimit, më kap edhe nostalgjia, sepse përmes jush e kuptoj se po shkoj drejt pensionimit. Kur hyra në këtë sallë të stërmbushur me të rinj, e pyeta veten “Çka kërkoj unë këtu? Këta të rinj…
Kreu i Aleancës për Shiqptarët, Ziadin Sela bashkë me bashkëpunëtorët e tij, janë duke realizuar takime me qytetarët nëpër çdo vendbanim ku ata kanë mbështetës dhe jo vetëm. Së fundmi, në takim me qytetarët e Komunës së Haraçinës, Sela ka folur për problemin e zbrazjes së shtëpive të shqiptarëve dhe ikjen për çdo ditë të të rinjve, të cilët sipas tij, kanë humbur shpresën për jetë më të mirë në këtë vend. Këtë gjë sipas tij, me vite me radhë e bën partia shqiptare në pushtet. Sela theksoi se ai dhe partia e tij janë të angazhuar që më 12…
Në qoftë se Zoran Zaev dëshironte ta ndryshojë modelin zgjedhor për këtë ka pasur kohë 3 vite, jo tani tri javë para formimit të qeverisë teknike, akuzon lideri i VMRO-DPMNE-së opozitare Hristijan Mickoski. Për Mickoskin kjo është përpjekje nga ana e qeverisë për përfitimin e partive më të vogla politike, por edhe mosrespektim i asaj që partitë kanë arritur marrëveshje gojarisht. “Kjo nuk është hera e parë, kështu ndodhi edhe me ligjin për Prokurori Publike, kështu ndodh edhe tani, nuk kanë strategji, janë konfuzë dhe të hutuar, ajo që mund të them është zhgënjim, pastaj e shoh si thotë pse…
Me një entuziazëm të madhë e në atmosferë euforike, kanë filluar punimet e Kuvendit Themelues të Rinisë së “Alternativa” në Tetovë Më pas siç njoftojnë nga kjo parti “Afan Elezi nga Gostivari zgjidhet unanimisht kryetar i Forumit Rinor të “Alternativa”. Urime dhe na priftë e mbara në betejat e radhës!“ Ndryshe, sipas mediave në këtë ngjarje të Alternativa, i pranishëm ka qenë edhe kryetari i forumit rinor të Aleancës për Shqiptarët, Omer Ajdini.
“ Afan Elezi nga Gostivari zgjidhet unanimisht kryetar i Forumit Rinor të “Alternativa”. Urime dhe na priftë e mbara në betejat e radhës!” thuhet në njoftimin e shkurtër të Alternativa në FB.
Fillojnë punimet e Kuvendit Themelues të Rinisë së “Alternativa” në Tetovë.

