Në kuadër të vendimit të Qeveris së Republikës së Maqedonis së Veriut, Ministria e Kukturës, e udhëhequr nga Hysni Ismaili i “Alternativa”, zhvilloi aksion për pastrimin e qendrës rekreative Treska, ku mori pjesë administrata e Ministrisë së Kulturës. Ministri i Kulturës, Hysni Ismaili, u shpreh i kënaqur nga zbatimi me sukses i eko-aksionit për të pastruar hapësirën përreth Liqenit te Treskës. Synimi i këtij aksioni ishte ndërgjegjësimi i qytetarëve për të mbajtur pastër ambientin e përbashkët dhe për të pastruar vendet e tyre ku jetojnë. Mbeturinat e grumbulluara do të transportohen në Drislla.
Author: IM
Me premierën e shfaqjes “Nathani i urtë” nga Gothold Efraim Lesing, në regjinë e Sulejman Rushitit, mbrëmë filloi historia e Teatrit të Gostivarit. Në Qendrën e Kulturës “KAÇKM” në Gostivar, personalitete të shquara nga jeta kulturore dhe politike në vend, në mesin e të cilëve edhe ministri i Kulturës, Hysni Ismaili, e përshëndetën fillimin me punë të institucionit të ri kombëtar me duartrokitje, urime dhe dëshira për shfaqje të mira. Ministri Ismaili, duke e uruar fillimin me punë të Teatrit të Gostivarit, theksoi se teatri është tempull i gjuhës dhe i kulturës dhe nëse nuk e mbështesim atë, ne bëhemi…
Reagim i ASH-së: Jokonsistenca e qëndrimeve të BDI-së dhe luhatjeve të ndryshme që kjo parti bën gjithmonë duke shkuar kah fryn era janë evidente edhe në qëndrimet e tyre të fundit sa i përket ndryshimit të Kodit Zgjedhor. 5000 amendamentet e dorëzuara nuk janë asgjë më shumë se 5000 arsye për bllokim të debatit parlamentar për ndryshime në kodin zgjedhor. Nga ana tjetër qëndrimet e përafërta dhe bashkëdorëzimi i amendamenteve me VMRO-DPMNE-në është një tregues i qartë për bashkëpunimet e tyre të ardhshme për bllokimin e proceseve që sjellin ndryshim në të mirë të përgjithshme, por sigurisht në dëm të…
Përveç në Komisionin për emërime ku VMRO-DPMNE përkrahu propozimin e BDI-së për në Këshillin Gjyqësor, e njëjta ka ndodhur edhe në mbledhjen e Kuvendit të Maqedonisë, thonë burime parlamentare. Gazeta Lajm ka siguruar listingun e votimit, ku shihet qartë që tre deputetë të VMRO-DPMNE-së, kanë votuar pro propozimit të BDI-së. “Aq vota nevojiteshin që propozimi i BDI-së të kalojë, aq votuan. Po të ishin nevojitur 10 vota, me siguri aq deputetë të VMRO-së do ta kishin përkrahur propozimin e BDI-së”, thojnë burimet tona në Kuvend. Si shembull për koordinimin që sipas tyre ekziston në relacionin VMRO-BDI, ata e përmendin faktin…
Kryeministri Zoran Zaev në deklaroi se “këto ditë do të merret vendimi se kush do të emërohet për kryeministër teknik”. Zaev thekson se për këtë do të vendosë Këshilli Qendror i LSDM, por logjika i detyron që të jenë pragmatik në mënyrë që Qeveria të mund me kapacitet të plotë të punojë dhe të mos ndalohet progresi. “Logjika na çon drejt dy ministrat e deritashëm që tashmë nuk do të jenë ministra, dhe këto janë Oliver Spasovski dhe Mila Carovska, diskutimi na çon këtu”, tha Zaev për ‘Sloboden peçat’. Ndërkohë, lidhur me këtë çështje vetëm ditë më parë ekskluzivisht për…
Bashkimi Demokratik për Integrim dhe VMRO-DPMNE-ja e kanë vërshuar sot Parlamentin me mijëra amendamente kundër propozimit të LSDM-së që Maqedonia të jetë një njësi zgjedhore. Nënkryetari i LSDM-së, Muhamed Zeqiri, njëherit deputet i kësaj partie, gjatë një prononcimi për gazetën LAJM, vlerësoi se bëhet fjalë për hap të koordinuar të VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së, respektivisht vazhdim i veprimit të koordinuar mes këtyre dy partive, që sipas tij po zgjat tani një kohë më të gjatë. Ai tha se partia e Ahmetit dhe Mickovskit janë të frikësuara nga ndryshimi i modelit actual zgjedhor prandaj kanë vendosur që përmes amendamenteve ta bllokojnë punën…
Shefqet Hallaqi i ka dërguar video materiale prej 140 gigave prokurores së rastit “Monstra” Fatime Fetait, që kanë të bëjnë me këtë rast. Fetai në seancën e sotme për “Monstrën” solli screnshotat e bisedave që i ka bërë me Hallaqin, më 19 qershor të këtij viti, kur ai e ka kontaktuar nëpërmes Wats App-it. Shefqet Kallaqi, është i dënuar me 40 viteve burg në rastin “Lagja e Trimave”.Ndërkaq ndër personat që kanë kontaktuar në këto video janë Orce Kamçev me Olivera Trajkovskan si dhe Ali Ahmeti me një person të panjohur. Për ti dëgjuar këto video, gjykata do duhet të…
Kryeministri Zoran Zaev tha se dorëzimi i mijëra amendamenteve nga ana e BDI-së, lidhur me Kodin Zgjedhorë paraqet konfrontimin e parë mes partnerëve të koalicionit LSDM- BDI. I pyetur nëse fakti që përfaqësuesit e BDI-së së më shumë pajtohen me përfaqësuesit e VMRO-DPMNE-së, sa ata të LSDM-së, nënkupton probleme brenda koalicionit, Zaev fillimisht tha se në nivel të qeverisë ata funksionojnë së bashku. Zoran Zaev kryeministër “38 Vetë koalicioni është krijuar mbi baza të shëndosha, mbi baza të programeve. Në këtë periudhë 2 vjet e gjysë kanë ndodhur plotë punë. Për pjesën më të madhe, ndërtojmë politika të përbashkëta dhe…
Rreth 6000 amendamente kanë dorëzuar gjithsej VMRO-DPMNE dhe BDI kundër iniciativës për ndryshim të modelit zgjedhor dhe zbatimit të një njësie të vetme zgjedhore në vend. Nga VMRO-DPMNE thanë se kanë qëndrim parimor se secili Kod Zgjedhor duhet të miratohet me konsensus sa më të gjerë partiak dhe sa më larg momentit zgjedhor. Antonio Milloshovski, VMRO-DPMNE “Nuk mundet që Kod i ri Zgjedhor të miratohet pa leje të partive më të mëdha politike dhe të sillet një ose dy muaj para zgjedhjeve. Pa dallim se sa modeli i tanishëm ose i ardhshëm i mundshëm zgjedhor mund të jenë më të…
Kompania gjigande Migros Mobilje si lider në tregun kosovar dhe më gjerë, me pikat e saj të shitjeve në Prishtinë, Ferizaj, Gjilan dhe Viti sjell në tregun kosovar ekskluzivitetin e mobiljeve për shtëpitë tuaja. Me një përvojë shumë vjeçare në tregun e mobiljeve, gjithmonë bëjmë më të bukurën për mobilimin e ambienteve tuaja shtëpiake. Migros Mobilje kujdeset që ëndërrat tuaja ti bëni realitet. Eja dhe naa vizitoni, binduni që bukuria e shtëpisë suaj ka vetëm një emër #MigrosMobilje Mob:049 998999 https://www.facebook.com/migrosmobilje/
Shkruan: Halil Avdulli Rreziqet me të cilat do të ballafaqohet islamin në të ardhmen! Pjesa e dytë: 4. Rreziku tjetër me të cilin është ballafaquar Islami në të kaluarën dhe do të ballafaqohet në të ardhmen është çekuilibri moral i cili islamin e shfaqë në një formë sikur të ishte aleat i padrejtësis apo edhe më keq si mbështetës i regjimeve totalitare, kjo sidomos në shoqëritë me fetari më të lartë, ku padrejtësit e pushtetarëve është dashur gjithmonë të mbulohen me petkun fetarë, për të ftohur sa do pak revoltën e popujve karshi këtyre pushtetëve, siç po ndodh edhe sot…
“ Qëndrimet pro Millosheviqit të shkrimtarit Peter Handke janë skandaloze. Për këtë arsye ai nuk meriton të nderohet me pjesmarrjen tonë në pranimin e Çmimit Nobël. Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut solli një vendim të drejtë dhe të merituar për të bojkotuar ceremoninë këtij viti për ndarjen e Çmimit Nobel për letërsi. Me këtë ne treguam që i respektojmë vlerat kulturore, por nuk tolerojmë qëndrimet me të cilat mohohen krimet dhe gjenocidet e regjimit të Millosheviqit“ thotë Ministri i Kulturês, Hysni Ismaili nga radhët e “Alternativa”.

