Kryetari i Aleancës për Shqiptarët ka vizituar babain e Komandat Shqiponjës, në Kumanovë. Sela në përcjellje të nënkryetarit të ASH-së Elmi Aziri, shprehen respektin e tyre ndaj familjes Rexhepi. Ndërsa babai i komandat Shqiponjës në mes lotëve ka rrëfyer jetën e tij: “I kam bërë 76 vjet, jetim në rini, jetim në pleqëri. Babën e kam pas në Ballin Kombëtar, dy mixhallarë i kam humb. Në fund përsëri më lan jetim’ – kështu iu referua jetës së tij babai i Komandat Shqiponjës”.
Author: IM
Biznesmeni Jordan Kamçev i cili është protagonist i rastit “Reket” sot në dëshminë e tij në gjykatë ka folur lidhur me përfshirjen e ish-kryeprokurores speciale Katica Janeva në përfitimin e parave permës shantazhit me ndërmjetësimin e shoumenit Bojan Jovanovski – Boki13. Ai tha se procesi i hapur “Perandoria” nga ish-Prokuroria Speciale ndaj kompanisë së tij ishte i konstruktuar për ta zhvatur ate. Sipas tij, regjisorët e këtij rasti janë në gjykatë, duke drejtuar gishtin tek Boki 13, që siç tha Kamçev fillimisht i ka kërkuar reklamim në 1TV, më pas i ka ofruar një projekt biznesi. Me rastin e ngritur…
Kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi, këto ditë do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku sipas informatave jozyrtare marrim vesh se do të realizojë takime të rëndësishme me përfaqësuesit e State Departamentetit Amerikan. Takimet e shpeshta dhe udhëtimet zyrtare të Afrim Gashit me diplomatë ndërkombëtarë dhe përfaqësues amerikanë mund të jenë sinjal i mirë se Gashi po shihet si njëri ndër politikanët më të rëndësishëm rajonal në vend.
Perfaqesues të shoqatave për mbrojtjen e kafshëve janë të tmerruar nga incizimi që ka bërë biznesmeni Fekri Ahmeti, duke ushqyer një kalë me çokollata. Këto shoqata vlerësojnë se kjo sjellje e vëllaut të Ali Ahmetit me kalin nuk duhet të tolerohet. “Num guxojnë kafshët të trajtohen në mënyrë johumane sikurse i trajton BDI anëtarët e partisë”, – thonë aktivistët për mbrojtjen e të drejtave të kafshëve. Ata apelojnë që mos të lejohet Fekri Ahmeti të shfrytëzojë pozicionin e vëllaut te tij Ali Ahmeti, per ti ikur pergjegjësisë penale.
Një projekt mjaft i qëlluar për mësimdhënie inovative përmes teknologjisë, ku marin pjesë 4 shtete: Lituania?? Polonia?? Turqia?? dhe Maqedonia e Veriut ?? Në dy udhëtimet tona në Poloni dhe Turqi, nxënësit bashkërisht kan krijuar 2 aplikacione edukativo arsmiore për smartphone, të cilat do të sjellin inovacione në sistemin e arsimit. Aktiviteti një javor në shkollën ”Mosha Pijade” Tetovë ishte shum produktiv ku këta aplikacione u testuan dhe u lëshuan në përdorim. Udhëtimi i radhës do të jetë ne Lituani, ku nxënësit bashkarisht, këto aplikacione do ti shpërndajnë dhe do ti vënë në përdorim për të gjitha shkollat e shteteve…
Opozita druan se pushteti po tenton që të shtyjë zgjedhjet e parakohshme parlamentare të caktuara më 12 prill të vitit 2020, me arsyetimin se përbërja aktuale e Kuvendit nuk duhet të shpërndahet pasi duhet të presë ratifikimin e protokollit për anëtarësim në NATO nga ana e Spanjës, që më pas edhe Kuvendi i Maqedonisë së Veriut të miratojë ratifikimin, ashtu siç parashikojnë procedurat e aleancës. Nga VMRO DPMNE-ja kanë dalë me propozimin që Kuvendi të mos presë Spanjën, por të ratifikojë protokollin deri në fund të dhjetorit, për të pamundësuar shtyrjen e zgjedhjeve dhe formimin e Qeverisë teknike, më 3…
Programi i imunizimit është një nga prioritetet shëndetësore të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut. Për këtë qëllim, u organizua takim profesional nën titullin: VAKCINAT – MJETE EFIKASE PËR PËRMIRËSIMIN E SHËNDETIT PUBLIK, të organizuar nga Shoqëria Farmaceutike Maqedonasë, së bashku me ekspertë të Komitetit të Imunizimit të Ministrisë së Shëndetësisë, në bashkëpunim me profesorë dhe ekspertë ndërkombëtarë nga OBSH dhe UNICEF. Tema e takimit ishte planifikimi, financimi dhe prokurimi i vaksinave, përfshirë të gjitha hapat që janë pjesë e programit të imunizimit. Drejtori i MALMED, Mr. Pharm. Visara Riza të pranishmëve iu drejtua me një fjalim përshëndetës, duke…
Ministri i Kulturës, Hysni Ismaili, sot realizoi takim me ambasadorin e Republikës së Polonisë në vendin tonë, z. Vojcieh Ticinjski. Në takim, ministri Ismaili tha se Republika e Polonisë është mbështetësi ynë i madh në procesin e integrimit të Republikës së Maqedonisë në Bashkimin Evropian dhe një vend që na lidh një bashkëpunim i mirë afatgjatë në fushën e kulturës, si në planin bilateral, ashtu edhe në planin multilateral. Në këtë kontekst, u theksua se bashkëpunimi zhvillohet në të gjitha veprimtaritë kulturore, që është konfirmuar edhe me dokumente të shumta, duke mundësuar kështu një shkëmbim më të madh të artistëve…
Në procedurën e veçuar për lëndën “Reket” e cila udhëhiqet kundër Zoran Milevskit – Kiçeec, i cili sot e pranoi fajin para Gjykatës, në vazhdimin e seancës avokati i të akuzuarit Aleksandar Novakovski dorëzoi dëshmi plotësuese që Këshilli gjyqësor i pranoi dhe i propozoi të dyja palët t’i japin fjalët përfundimtare. Prokurorja Vilma Ruskoska tha se pret Gjykata t’i shqiptojë dënim të akuzuarit për shkak të pranimit të fajit. “Duke e pasur parasysh se i akuzuari e pranoi fajin, propozoj Gjykata t’i shqiptojë dënim”, tha Ruskoska. Avokati i Zoran Milevskit Kiçeec, Aleksandar Novakovski, tha se i akuzuari nga fillimi i…
Sot në emisionin “Target” nga Emad Mehmeti në Almakos, i ftuar është profesori i informatikës, Azir Aliu. ◾ Si funksionojnë shkollat digjitale? Ndiqeni më postë përgjigjen e Aliut:
Sot në emisionin “Target” nga Emad Mehmeti në Almakos, i ftuar është profesori i informatikës, Azir Aliu. Me profesorin e informatikës, Azir Aliu do të flasim për sfidat e digjitalizimit në kohën bashkëkohore, si dhe çka do të thotë “digjitalizimi”. Po ashtu bashkëbisedojmë lidhur me “shkollat digjitale” dhe mundësite që ofrohen në këto kurse dhe trajnime. ◾ Çka do të thotë “digjitalizimi”? ◾ Si funksionojnë shkollat digjitale? ◾ Cili është plan – programi i këtyre shkollave? ◾ Cilat grupmosha interesohen më shumë për kurset? ◾ Çka mësojnë nxënësit në këto shkolla digjitale? ◾ Pse duhet të bëhet digjitalizimi dhe cilat…
Nesër në emisionin “Target” nga Emad Mehmeti, i cili transmetohet çdo të hënë nga ora 19:00 në Almakos, i ftuar është, Azir Aliu. Me profesorin e informatikës, Azir Aliu do të flasim për sfidat e digjitalizimit në kohën bashkëkohore, si dhe çka do të thotë “digjitalizimi”. Po ashtu bashkëbisedojmë lidhur me “shkollat digjitale” dhe mundësite që ofrohen në këto kurse dhe trajnime. Për këto dhe shumë të tjera flet nesër për emisionin “Target” në #Almakos prej orës 19:00, Azir Aliu.

