Author: Emad

Organizatat joqeveritare nga Maqedonia e Veriut ju kanë shkruajtur letër krerëve qeveritarë për çështjen e Palestinës. Më poshtë e gjeni reagimin e plotë tē tyre: Duke e ndjekur me kujdes gjendjen tragjike të popullatës civile të Gazës, jemi të tmerruar nga heshtja, votimi i përmbajtur për rezolutën humanitare të OKB-së dhe njëanshmëria e politikanëve, të cilët në asnjë moment nuk gjetën guxim për t’i korrigjuar qëndrimet e tyre dhe për të dalë në anën e atyre që bëjnë thirrje për paqe dhe qasje racionale. Me këtë reagim deri te kryetari i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, deri te…

Lexo më Shumë

Me paraqitjen e tij në televizionin Kanal5, Ismet Ramadani tregoi se mbështetësit e lirisë së fjalës, argumentimit politik dhe debatit cilësor ende po luftojnë me të kaluarën, regresionin dhe censurën, thotë gazetari Destan Yonouzi në një prononcim për Civil Media, me rastin e incidentit të pakëndshëm në emisionin “Vetëm e vërteta” në Kanalin 5, në të cilin drejtori i televizionit, Ivan Mirçevski ndërhyri dhe fdëboi nga studioja të ftuarin – intelektualin dhe ekspertin e dalluar, Ismet Ramadani. “Si një njeri paqedashës që beson në vlerat demokratike dhe të drejtat e njeriut, Ramadani ka dashur të shpjegojë në debatin televiziv tezën…

Lexo më Shumë

Aktivisti i shoqërisë civile, Arianit Xhaferi, ka komentuar financimin e mundshëm të televizioneve me procedurë të shpejtuar në Kuvendin e RMV, përcjell Almakos. “Imagjinoni, në Parlament ka dy javë që pret të votohet me procedurë të përshpejtuar, pa debat e me “flamur evropian” një ligj ku qeveria me taksat tona do i financoje televizionet me nga 1 milion euro dhe nga ky ligj paret tona do i jepen edhe TV Kanal 5. Cili deputet shqiptar do e votojë këtë TV fashist?” – shkruan Xhaferi.

Lexo më Shumë

Ajo që ndodhi mbëmjen e së mërkurës në transmetimin e drejtpërdrejtë të emisionit “Samo Vistina” në TV Kanal 5, dëshmon edhe njëherë divergjencat që eksiztojnë në shoqërinë tonë, thotë gazetari Driton Zenku, duke komentuar rastin e mbrëmshëm në Kanal5, njofton Civil Media. “Janë reflektime të momentit që nxjerrin në sipërfaqe këtë fenomen. Ish deputeti Ismet Ramadani në skenën publike është aktiv për mbi dy tre dekada, dhe është dëshmitar i urretjes ndëretnike që nga fillimi i pluralizmit politik, por edhe më herët. Ramadani doli nga vetvetja kushtimisht thënë, nga shkaku se më tepër se tre dekada e ka ndjekur hija…

Lexo më Shumë

KONKURS për ndarjen e kompensimeve mujore për artistë të pavarur për vitin 2024 ПРАВИЛНИК ЗА ИЗМЕНУВАЊЕ И ДОПОЛНУВАЊЕ НА ПРАВИЛНИКОТ ЗА УСЛОВИТЕ, КРИТЕРИУМИТЕ И ПОСТАПКАТА ЗА ДОДЕЛУВАЊЕ МЕСЕЧНИ НАДОМЕСТОЦИ ОД СРЕДСТВА ОД БУЏЕТОТ НА РЕПУБЛИКА СЕВЕРНА МАКЕДОНИЈА ЗА ПРИДОНЕСИТЕ ЗА ЗДРАВСТВЕНО, ПЕНЗИСКО И ИНВАЛИДСКО ОСИГУРУВАЊЕ И ЗА ДАНОКOT НА ЛИЧЕН ДОХОД НА САМОСТОЈНИТЕ УМЕТНИЦИ ПРАВИЛНИК ЗА УСЛОВИТЕ, КРИТЕРИУМИТЕ И ПОСТАПКАТА ЗА ДОДЕЛУВАЊЕ МЕСЕЧНИ НАДОМЕСТОЦИ ОД СРЕДСТВА ОД БУЏЕТОТ НА РЕПУБЛИКА СЕВЕРНА МАКЕДОНИЈА ЗА ПРИДОНЕСИТЕ ЗА ЗДРАВСТВЕНО, ПЕНЗИСКО И ИНВАЛИДСКО ОСИГУРУВАЊЕ И ЗА ДАНОКOT НА ЛИЧЕН ДОХОД НА САМОСТОЈНИТЕ УМЕТНИЦИ

Lexo më Shumë

“Zgjedhja është e juaja, të gjitha palët kanë përgjegjësi për të ardhmen e vendit”, tha kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen gjatë vizitës së saj në Shkup. Ajo që ra në sy nga vizita e saj në Shkup është se ajo përveç takimeve me zyrtarë shtetërorë, nuk u takua me kreun e opozitares VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski. Kreu i partisë, e cila prej disa muajsh ka vënë “frena” në integrimin e vendit në BE, duke kundërshtuar ndryshimet kushtetuese. Mesazhet e Von der Leyen, por edhe të shumë miqve ndërkombëtarë të Maqedonisë së Veriut, Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA)…

Lexo më Shumë

Shkruan: NENAD JOVANOVIÇ E kam dëgjuar Bojan Mariçiqin në “Telma” ditë më parë, ndaj them me vete: formalisht gjyqtar apo “prokuror publik” mund të jetë kushdo që ka dhënë provimin e jurisprudencës. Forma, në një farë mënyre të pazakontë, është po aq e afërt dhe e rëndësishme për avokatin sa është për artistin, sepse fjala “si” përcakton në mënyra të ndryshme fjalën që nënkupton “çfarë”. Pastaj, duke parë biografinë e Bojan Mariçiqit, do të thoshim se plotësimi i kushteve formale është vetëm një pretekst, një konfirmim se dikush mund të jetë zëvendëskryeministër për çështje evropiane. Dhe që dikush të jetë…

Lexo më Shumë

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Maqedonisë së Veriut, Salih Murat, ditë më parë ka lëshuar një letër në Kuvend, ku si kërkesë të gjithë deputetëve në vend, u kërkoi që përdorimi i gjuhës turke të jetë e përfshirë në rregulloren e re të Kuvendit. Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Salih Murat, përmes një postimi në llogarinë e tij në rrjetet sociale ka bërë këto deklarata: “Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, diskutimet për Rregulloren e re të Kuvendit, të mbështetur nga Parlamenti Evropian, janë në fazën e leximit të dytë. Dje, Kryetarit të Kuvendit z. Talat Xhaferi, të gjithë deputetëve në…

Lexo më Shumë

Një palestinez humbi jetën si pasojë e zjarrit të hapur nga ushtarët izraelitë në qytetin e Khalilit (Hebron) në Bregun Perëndimor të pushtuar, raporton Anadolu. Sipas informacionit të marrë nga dëshmitarët okularë, tensionet kanë shpërthyer mes dhjetëra palestinezëve dhe forcave izraelite në hyrjen e Yata-s në jug të qytetit të Khalilit. Forcat izraelite ndërhynë kundër palestinezëve me plumba të vërtetë dhe gome. Në një deklaratë me shkrim të Ministrisë palestineze të Shëndetësisë, thuhet se 29-vjeçari Fuad Ismail Mahmud Abu Subhe ka humbur jetën si pasojë e zjarrit të hapur nga forcat izraelite në hyrje të Yata-s. Në deklaratë thuhet gjithashtu…

Lexo më Shumë

Ministri i Jashtëm jordanez, Ayman al-Safadi, tha se sulmet e Izraelit në Gaza “po e tërheqin rajonin në humnerë”, transmeton Anadolu. Sipas një deklarate me shkrim të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Jordanisë, Safadi është takuar me Përfaqësuesin Special të Kinës për Lindjen e Mesme, Zhai Jun, në kuadër të vizitës së tij zyrtare në kryeqytetin Aman. Gjatë takimit janë diskutuar “ndalimi i luftës në Gaza, mbrojtja e civilëve, respektimi i ligjit ndërkombëtar dhe dërgimi i ndihmës urgjente humanitare në Rripin e Gazës”. Duke theksuar se katastrofa humanitare e shkaktuar nga lufta e ashpër në Gaza duhet të ndalet,…

Lexo më Shumë

Ministri i Jashtëm izraelit, Eli Cohen, tha se vendi i tij “refuzon plotësisht” thirrjen e OKB-së për një armëpushim në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu. Komentet e tij erdhën menjëherë pasi Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi një rezolutë që kërkonte një “armëpushim humanitar të menjëhershëm dhe të qëndrueshëm” në Gaza. “Ne e refuzojmë drejtpërdrejt thirrjen e neveritshme të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së për një armëpushim”, shkroi Cohen në X. “Izraeli synon të eliminojë Hamasin ashtu siç u përball bota me nazistët dhe DEASH-in”, shtoi ai. Rezoluta, e cila u prezantua nga afro 50 vende, duke përfshirë Türkiyen, Palestinën,…

Lexo më Shumë