Edhe këtë vit Unioni Studentor Shqiptarë me rastin e ‘Ditës Ndërkombëtare të Shamisë’ organizon event për herë të dytë radhazi në Shkup. Në program këtë vit, do të flitet për emancipimin e gruas me shami në shoqëri. Të ftuarit do të jenë si vijon; Mersiha Smailovic – Kryetare e “Legis” Musa Musai – Teolog, Psikolog Meral Musli Tajroska – Women Without Borders Ervin Muca – Sociolog Xhemile Salihu – Asistente në Universitetin e Tetovës. Siri Hoxha – Historian Lamirshmëria e panelistëve tregon shumë. Ftesa është për të gjithë (të dy gjinitë). Do të na respektonit me prezencën tuaj. Me respekt,…
Author: IM
Shkruan, Zulxhevat ABDIJA –profesor në Universitetin e Tetovës Periudhë të gjatë kohore kam qenë pjesë e strukturave të BDl, kam qenë edhe anëtarë i këshillit të përgjithshëma të BDl-së. Ata që më njohin e dinë mirë se cilat kanë qenë qëndrimet mia lidhur me politikat e BDl-së, sepse i kam shprehur brenda organeve partiake kur rrallë kush merte guximin, prej kohësh kam kërkuar që interesin publik ta vendojmë mbi atë individual dhe grupor, kam kërkuar që të luftohet korupcioni me vendosmëri si dhe të meremi me problemet që jetë do te thonë! Për fat të keq asokohe kur BDl ishte…
Kryetari i Shoqatës SOS VITA, Ertan Shakiri në Shkup vizitoi Drejtorin e Policisë së Finansave Z. Arafat Muaremin. Qëllimi i këtij takimi ishte vetëm njoftim sa i përket kësaj shoqate por Z. Arafati premtoi se do të jetë çdo her i gatshëm për nevojat e kesaj Shoqate (e personave me nevoja te veçanta) i cili po ashtu shprehi se sëshpejti do të vizitoj shoqatën Sos Vita. Kryetari i Shoqatës Ertan Shakiri falemenderon shum Z. Arafatin për përkrahjen dhe mbështetjen që i premtoi.
“Keqpërdorimi i punsimeve,maqedonasë në vendet e parapara për shqiptarë,organet kompetente kanë ,,futë veshët në leshë” kurse BDI-ja ka ,,futë gjumit dimërorë” Keqpërdorimi i përkatësisë etnike është bërë praktikë e palës maqedonase për përfitim të vendeve të punës në kurriz të shqiptarëve për çka partive qeverisëse nuk u bëhet vonë. Aleanca për Shqiptarët ka dorëzuar një sërë dokumentesh për raste të tilla duke kërkuar përgjegjësi nga organet kompetente. Por, si duket si njërës ashtu edhe tjetrës palë po i konvenon gjendja në të cilën po fusin qytetarët për përfitime politike. Rasti i fundit me punësimet në Agjencinë për Kadastër dëshmojnë se…
Një video po qarkullon në rrjetet sociale të një personi që sulmon me gojë dhe fyen qytetarët kinezë në qendër të Shkupit. Ai i gjuan nga distanca e afërt, ndërsa ata heshtin dhe nuk përgjigjen. “Coronavirus, hej shporruni në Kinë, ikni prej këtu. Ju ***** në gojë.” thotë njeriu që ka filmuar videon.
Mbrëmë, në prani të Sekretarit të Përgjithshëm të AlternAtivA-s, Skender Rexhepi – Zejdi, u themelua Këshilli Vendor – Çegran në qytetin e Gostivarit. Në të në mënyrë unanime, para kuvendarëve dhe Këshillit Themelues, për kryetar të Këshillit Vendor u zgjodh Adil Miftari.
Ioannis Lagos, europdeputeti grek gjatë fjalës së mbajtur në seancën e Parlamentit Europian mbi emigracionin ka grisur flamurin turk. Në PE po diskutohej lidhur me krizën e emigrantëve të paligjshëm të cilët po gjejnë strehë në ishujt grekë në Egje. Pikërisht një gjë të tillë e ka paralajmëruar Erdogan i cili me një deklaratë para pak kohëve ka thënë se nëse Europa nuk bën diçka, atëhere Turqia do të hapë portat pasi është duke mbajtur rreth 3- 3.5 milion emigrantë nga Lindja e Mesme.
Familjarët e të dënuarve në rastin “Alfa” mirëpresin vendimin e Gjykatës së Apelit për përsëritjen e procedurës penale. Ata kërkojnë që gjatë procesit të rigjykimit, Rexhail Qerimi dhe Agim Islami të mbrohen në liri. Kërkesën e tyre e bazojnë në praktikat e rastit “Monstra” dhe “Sopoti”. Kërkesa e parë për përsëritje u hodh poshtë nga Gjykata Penale, por mbrojtja duke apeluar vendimin, pret që çështja përsëri të kthehet në gjykatën e shkallës së parë. Deri në fund të javës, pritet që Gjykata e Apelit edhe zyrtarisht ta kumtojë vendimin që Penalja të merr në shqyrtim kërkesën e mbrojtjes për rigjykim.…
Kryeministri Oliver Spasovski i bën thirrje ministrit të Brendshëm teknik Naqe Çulev t’i firmosë rrogat shtesë në Ministrinë e Punëve të Brendshme, të nëpunësve që kanë punuar orë plotësuese. Për të nuk është e jashtëzakonshme shuma prej 4 milion eurosh të cilat MPB-ja i ka paguar për procedura gjyqësore, duke qenë se buxheti i MPB-së është shumë herë më i madh. Çulev një ditë më parë akuzoi Spasovskin për keqmenaxhim të MPB-së dhe pagesën e shumave të mëdha për procese gjyqësore si palë e paditur. Po ka pagesë për procedura gjyqësore dhe dëmshpërblime. Pjesa më e madhe, mbi 90%, janë…
Debati për Ligjin për Prokurori Publike duhet të jetë debat në të cilin do të marrin pjesë individë të pastër penalisht dhe jo të dyshuar e të akuzuar siç është rasti me një numër të deputetëve të BDI-së. Është e turpshme që një ligj i kësaj natyre kaq të rëndësishme pritet të votohet pikërisht nga këta persona të inkriminuar drejtpërdrejt në procese gjyqësore për krime nga më të ndryshmet. Aleanca për Shqiptarët vlerëson se ligji i ri për Prokurori Publike nuk është ligj i cili duhet të lejojë lojëra politike dhe manipulime. Vlerësojmë se pjesëmarrja e këtyre personave në sjelljen…
Qeveria dha pëlqimin për Programin e ndërtimit të objekteve të reja dhe rikonstruimin, sanimin dhe adaptimin e objekteve ekzistuese që i shfrytëzojnë institutet nacionale nga sfera e kulturës për vitin 2020. Programi vjetor për investime në kulturë për vitin 2020, përmban 12 projekte aktive të cilat do të realizohen nga ana e Ministrisë së Kulturës dhe nga Institutet Nacionale nga sfera e kulturës, të cilat janë bartëse të aktiviteteve. Me Programin janë paraparë aktivitete për vazhdimin e zbatimit të punëve ndërtimore për ndërtimin e teatrit dhe bibliotekës në Tetovë, ku gjithashtu parashihet fillimi me rikonstruimin e objekteve të institucioneve nacionale…
Latif Mustafa Kohëve të fundit, shpeshherë, e dëgjojmë shprehjen “mos u djeg në politikë”. Është mbase e vërtetë që, në shumë raste, politika të djeg. Pak kapital dhe bagazh intelektual e kulturorë që ke bërë, politika ta djeg. Bazuar në logjikën e thjeshtë se, i gjithë ky bagazh, që është bërë me mund e me djersë, i jepet krejt falas një lideri ordiner dhe një partie çfarëdo. Në një kuptim tjetër “mos u djeg në politikë” ose “ e dogji kartën në politikë” thuhet individëve të cilët janë treguar naiv dhe janë rreshtuar në anën e gabuar, në anën e…

