Nga: Kim Mehmeti Nuk dua që populli im të fillojë të besoj se s’ke si shpëton nga burrështetasit hajdut e të papërgjegjshëm, kur ata janë proamerikanë. Apo se mjafton të jesh kotele e butë në prehrin e ndonjë ambasadori amerikanë, që të mund të sillesh si ‘gjarpër’ helmues ndaj popullit tënd. Do të ndjehesha i turpëruar nëse cilido diplomat amerikanë do fillonte të mendojë se ne jemi proamerikanë vetëm kur kemi nevojë për mbrojtjen dhe ndihmën e SHBA-ve. Jo, proamerikanizmi jonë është shumë më i thellë se ai i ‘pleqve me bastun’ të cilët popullit ia morën nga duart flamurin…
Author: IM
Shoqata kulturore humanitare “Merhamet” ka dhuruar një sasi të konsiderueshme të ndihmave humanitare në klinikën e sëmundjeve infektive në Shkup ku dhe po trajtohen numri më i madh i të prekurve me korona virusin. Në këtë aksion u dhurua material higjienik dhe sanitar, ujë dhe pijë të tjera, si dhe produkte të nevojshme për pacientët e kësaj klinike. Merhameti “Në këtë periudhë pandemia nga Covid – 19 Organizata “Merhamet” është në ndihmë të nevojtarëve. Ne sot këtë fushatë e filluam nga Klinika e Shkupit ku duke marrë parasysh se një numër i madh i të prekurve nga ky virus janë…
Në kohën kur pandemia e virusit Covid-19 ka kapluar globin dhe kur gjithë bota shfaq solidarizimin e vet, Këshilli Botues i SHB “Logos-A” ka vendosur që këtë gjendje të rënduar ta zbusë duke mundësuar libra online për lexuesit që janë të detyruar të rrinë në shtëpi ose të izolohen për shkak të pandemisë. Vendimi i Këshillit Botues është që prej sot çdo javë të lëshojë online nga 10 libra të fushave të ndryshme, për mosha të ndryshme dhe për përgatitje të ndryshme intelektuale e profesionale. Në këtë mënyrë, përveç si dhurues i librit në format të shtypur përgjatë viteve të…
“Të burgosurit në burgun e Idrizovës kanë kërkuar takim me drejtorin e Burgut për të biseduar se gjatë pandemisë nuk i kanë as kushtet minimale për tu mbrojtur nga #CoronaVirusi, ngase në çdo dhomë qëndrojnë prej 2 deri në 8 të burgosur. 1. Dhomat nuk janë dezinfektuar. 2. Guardianët dhe të gjithë punëtorët brenda burgjeve nuk mbajnë dorza dhe maskë. Drejtori REFUZON TË TAKOHET ME TË BURGOSURIT!”, thonë të burgosurit për Almakos.
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka folur lidhur me shkarkimin e Qeverisë Kurti pas mocionit të mosbesimit të ngritur nga LDK. “Mocionet janë çështje të brendshme të partive politike dhe unë nuk kisha dashur të jem një lloj prognozeri, sepse ata i dinë punët e veta. Me rëndësi është që Kosova të ec përpara, të stabilizohet dhe të bëjë rrugën drejt Evropës. Dëshirojmë një Kosovë stabile, një Kosovë institucionale dhe të gjitha çështjet të diskutohen, të debatohen. Mbi të gjitha, na intereson stabiliteti i Kosovës”, theksoi Ahmeti në emisionin në TV21.
“ ALBINIZMI është fenomen politik në Ballkan që nuk mund të ndalet dot! Qeverinë Kurti mund ta mposhtin me vota, por kjo dukuri edhe më fuqishëm do të rikthehet.” shkruan Arben Taravarit nga ASH.
“Mund të ta marrin pushtetin dhe, ndonëse e dhimbshme, kjo është kalimtare. Mund të mos jetë komplementar edhe synimi ynë me rrethanat dhe ndonjëherë fuqia e rrethanave të jetë më e fortë se fuqia e jonë e shtytjes, por vullneti ynë për liri nuk ndrydhet dhe nuk plaket asnjëherë. “Buzëqeshja jonë do vijë si lumë…”, ka shkruar anëtari i Kryesisë Qendrore të AlternAtivA-s, Zeqirija Ibrahimi.
Në kohën kur shumë shitore e markete po keqperdorin situatën me Koronavirusin, Irfani nga Shkupi ka dhënë një shembull solidariteti dhe njerzillëku. Profiterat në këtë periudhë shesin një kilogram limona për 200 denar, Irfani i shet dy kilogramë për 150 denarë, respektivisht 75 denarë kilogramin, shkruan Gazeta Lajm. Këtë gjest të tij e kanë përshëndetur të gjithë, kurse shembullin e tij në rrjetet sociale e ka publikuar Bekim Sali. “ Ne raste krize disa perfitojn materialisht, e disa tjere e hapin zemren dhe japin nga vetja. I lumte Irfan Jetishit, fqiut tim, i cili jep mesazh njerezor ne keto dite…
“Ishte kjo një rënie e domosdoshme për ngritjen e nevojshme. Pa rënë qeveria si përbërje nuk bëhet dot qeverisja si përmbajtje. Jo se e kemi ditur, gjithsesi e morëm vesh. Mbledhja e djeshme e kuvendit do të ishte mirë të mbahej mend gjatë. Mirëpo, nuk do të ndodhë kështu, sepse ne do të fitojmë. Pra, e ardhmja është e jona, ndërkohë që do ta humbim një tragjedi. Ky kuvend nuk e beson këtë qeveri sepse i nënshtrohet qeverisë si të tillë. Qeveria jonë nuk e beson këtë kuvend sepse e dashuron kuvendin si të tillë. Saktë e kishte thënë mbrëmë…
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, e ka quajtur tragjike atë që ndodhi të mërkurën mbrëma në Kuvendin e Kosovës, ku u rrëzua Qeveria Kurti përmes një mocioni. Ajo në një reagim në postimin e Ambasadorit Boris Ruge, zv.president i Konferencës së Munihut, ka shkruar në Twitter, se tash votat janë vjedhur sërish nga të vjetrit. “Nuk e di se çfarë të them. Një klasë politike totalisht e papërgjegjshme. Vendosin interesat partiake dhe karrierat e tyre para vendit të tyre. Njerëzit e gjorë në Kosovë kanë shpresuar për reforma, sundim të ligjit, drejtësi dhe të ardhme më…
Ish-eurodeputetja gjermane Doris Pack, e ka cilësuar të pafalshme veprimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, siç thotë ajo, për t’iu bashkuar lojës perfide të Hashim Thaçit dhe ish-ambasadorit gjerman Richard Grenell. “Në mes të krizës së koronavirusit Kosova bie në kaos. Se udhëheqësit e LDK-së i bashkohen lojës perfide të Thaçit e Grenellit, është e pafalshme”, ka shkruar Pack në Twitter, transmeton Kohanet. Para pak ditësh, po ashtu përmes një cicërime në Twitter, ajo tha se gjithë kjo çfarë po ndodh në Kosovë është lojë e presidentit amerikan Donald Trump dhe ish-ambasadorit të Amerikës në Gjermani, Richard Grenell. “Unë pres…
Qytetarët të zbatojnë komunikim përmes telefonit dhe postës elektronike me institucionet shëndetësore, përveç gjatë nevojës urgjente shëndetësore dhe të respektohen rekomandimet profesionale nga mjekët amë për ruajtjen e shëndetit dhe për mjekim të drejtë, apelon ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe. “Mos blini ilaçe pa nevojë, gjegjësisht mos bëni rezerva të panevojshme në shtëpitë tuaja, ilaçe me recetë në barrë të Fondit për sigurim shëndetësorë ka në sasi të mjaftueshme në qarkullim të miratuar nga Agjencia për ilaçe dhe pajisje mjekësore. Të sillemi të gjithë me përgjegjësi dhe pa panik me çka do ta mbrojmë sistemin tonë shëndetësorë dhe me këtë…

