“ MOSNJOFTIMI ME KOHË, LËSHIM I RREZIKSHEM! Kjo qe po ndodhe ne Kumanovë, eshte katastrofë dhe leshim i madh, per shkak se qytetaret per karantin 48 orësh, njoftohen vetem disa orë përpara fillimit te Orës policore. Me versulje masive neper markete kam frike qe Corona mund te kete pasoja dhe permasa te paparashikueshme. Dhashtë Zoti te jem gabim!” – shkruan botuesi i Gazetës Lajm, Fejzi Hajdari.
Author: IM
Dy dhunuesit nga Shtipi, që e rrahën një vajzë sepse dyshonin që është shtatzënë dhe rrahjen e kishin filmuar, kanë vështirësi të gjenë avokatë mbrojtës. Disa avokatë që i kanë kërkuar, deri tani kanë refuzuar mbrojtjen e tyre, transmeton Gazeta Lajm. Xhirimi i rrahjes së pamëshirshme të vajzës ka tronditur Maqedoninë. Rasti ka ndodhur në qytetin e Shtipit, ndërsa nga Ministria e Punëve të Brendshme, kanë informuar se menjëherë është bërë identifikimi i personave të cilët shihen në video, duke ushtruar dhunë mbi vajzën. “Ju informoj se personat janë identifikuar, po vepron Byroja për Siguri Publike. Po vepron edhe Qendra…
Pardje ka ndodhur një skandal i paparë në lagjen Gjorçe Petrov të Shkupit. Sipas dëshmitarëve okularë të cilët kanë hedhur dritë mbi ngjarjen, i kanë thënë Almakos se vetura e tipit “Audi” siç shihet qartë edhe në videon e më poshtme, e ka shkelur shoferin e autobusit. Nuk kemi arritur të mësojmë motivin e kësaj ngjarje. Megjithatë, Almakos ka mësuar se autobusi ka qëndruar në organet policore gjatë ditës së djeshme për disa orë me radhë. Informatat tona thonë se shoferi është shqiptar, ndërsa sulmuesi i përket nacionalitet maqedonas. Identiti i tyre ende është i panjohur për redaksinë tonë. Për…
Kryetarja në detyrë e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, duke kujtuar krimet e luftës, ka thënë se për herë të parë Kosova kishte një Qeveri që në programin e saj kishte përgatitjen e padisë për gjenocid kundër Serbisë. Ajo ka kujtuar rastin e Dren Cakës, i cili është i vetmi i mbijetuar i masakrës së forcave serbe të kryera gjatë natës së 1 dhe 2 prillit të vitit 1999 në shtëpinë e tij në Gjakovë Osmani përmes një statusi në Facebook ka thënë se “për herë të parë, Kosova kishte institucione që flisnin para gjithë botës për vuajtjen e fëmijëve…
Më datë 01.04.2020 në ora 17.30 minuta në spitalin Klinik në Tetovë është dërguar 26 vjeçari me iniciale B.J. nga fshati Bukoviq, komuna e Sarajit të Shkupit. Siç e ka njoftuar policinë, ai është vetëplagosur në këmbë me një revole që e ka poseduar pa leje. Policia po punon për ndriçimin e rastit.
Kjo foto daton nga janari i vitit 2000. Aty janë Harun Aliu-Komandant Kushtrimi, Jonuz Musliu, Murat dhe Xhemal Jashari- vëllezërit e komandantit legjendar Ismet Jashari-Kumanova dhe figura tjera, kurse krejt në qosh siç e shihni është kryetari aktual i BDI-së, Ali Ahmeti. “Fotografia tregon se figurë kryesore e UÇK-së ishte Harun Aliu-Kushtrimi, por si ndodhi ndryshimi i mëvonshëm që dikush nga qoshi të vijë në kreun e UÇK-së askush nuk e din”, thonë bashkëluftëtarë të tij. Në këtë takim, ku thuhet se është sjellur vendimi për luftën në Maqedoni e Preshevë, nuk vërehen askund Fazli Veliu e Musa Xhaferi, që…
Hulumtimi më i ri i Institutit amerikan NDI, që është publikuar edhe në faqen e tyre zyrtare nxjerr LSDM-në në nivel nacional dhe koalicionin Aleanca-Alternativa nga kampi i partive shqiptare si më të favorizuara nga qytetarët e të gjitha komuniteteve në vend. Në hulumtim janë përfshirë gjithsej 1212 të anketuar dhe është realizuar në periudhën 26.02.2020-05.03.2020. Në pyetjen “A keni mendim shumë favorizues , deri diku favorizues, deridiku jo favorizues dhe shumë jo favorizues për secilën nga partitë politike”, 41% e të anketuarve kanë dhënë mendim pozitiv për LSDM, ndërsa mendim pozitiv për VMRO-DPMNE-në kanë dhënë vetëm 28%. Në kapmin…
Alsat mëson se të paktën 30 taste të reja kanë rezultuar pozitiv me koronavirus në vendin tonë , 22 prej të cilave janë vërtetuar nga Instituti për Shëndetit Publik kurse tjerat nga institucione private në vend. Në 48 orët e fundit fatmirësisht në Dibër nuk është shënuar as një rast i ri me koronavirus. Sipas të dhënave të fundit të siguruara nga Alsat, Shkupi kryeson me numrin e infektuarve me gjithsej 195 të prekur, Kumanova renditet e dyta me 62 të infektuar. Në Klinikën Infektive në Shkup janë sjellë dy pacientë nga Kumanova, njëri në gjendje të rëndë.
Ministri i Kulturës, Hysni Ismaili nëpërmjet video-mesazhit na informon për programet online të institucioneve nacionale në fushën e kulturës, i bën thirrje publikut të ndjek rekomandimet e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë se Veriut në luftën kundër përhapjes së virusit korona, dhe të qëndrojmë në shtëpi. Ministri Ismaili thekson disa nga përmbajtjet që publiku mund ti ndjek përmes kanalit YouTube të institucioneve ose përmes profileve të tyre në Facebook, dhe në këtë mënyrë të përmbushni një pjesë cilësore të kohës në shtëpi dhe të kontribuoni kundër përhapjes së virusit. Fjalimin e ministrit Ismaili mund ta shikoni në linkun vijues:
Në rrjetet sociale po qarkullon një video me pamje shqetësuese ku shihet se si dy djem rrahin një vajzë. Mësohet se videoja është xhiruar në hyrje të një ndërtese banimi në Shtip. Njëri nga djemtë dëgjohet se si e pyet vajzën “Qenke shtatzënë nga me mua a?!” dhe godet mbi të pa mëshirë, ndërsa të njëjtën gjë më pas e bën edhe djali tjetër. Autoritetet tashmë janë duke e hetuar rastin. Përmes profilit të tij në Facebook, Ministri për Punë të Brednshme Naqe Çulev informoi se nga ana e Sektorit për Punë të Brendshme në Shtip janë marrë masat për…
Shkruan: Argjir Beqiri Ishte lindja e largët, respektivisht Vuhani i Kines vatra (e asaj qe ne sot i vuajmë pasojat me karantinim, por jo vetëm) e Covid 19, kështu u pat emërtuar zyrtarisht “trishtimi” ndryshe i njohur si Koronavirus dikund nga fundi vitit të kaluar. Muajve në vijim sidukej bota nuk po ia varte veshin ketij cfar “përbindeshi” edhe përkunder sforcimit mediatik të të njejtit, marrur parasysh këtu ndërrimin e viteve krizën e refugjatëve, që bënë që në një far forme ky “përbindësh” të eklipsohet dhe të ngel në margjinat e vemendjes globale. Në mbamendjet e shumë njerëzve përjashtuar këtu…
Anëtarët e Qendrës Mjekësore Ushtarake brenda afatit të parashikuar tashmë kanë instaluar edhe krevatet brenda Spitalit mobil në afërsi të Klinikës Infektive në Shkup. Nga Armata njoftojnë se spitali ROLL-2 është i gatshëm dhe do të mund të shfrytëzohet për nevojat e shëndetit publik. Spitali mobil në afërsi të Klinikës Infektive do të ketë 130 shtretër, ku pritet të trajtohen pacient me Covid-19. Punimet për montimin e tij kishin filluar me 21.03.2020 me rrënimin e objekteve rreth Klinikës. Nuk dihet se sa do të jetë funksional ky objekt duke marrë parasysh reshjet e borës dhe përkeqësimin e motit në vendin…

