Ylber Pilku Po bisedoja sot në telefon me një mikun tim, mjek i njohur infektolog. E njftova para shumë viteve në Nju Jork, kurse tash jeton në Kaliforni. Ia sqarova situatën e rëndë me Koronavirusin në vendlindjen time (Dibër) dhe desha ta konsultoj se çka është më e dobishme në këto momente për Dibrën në situatën që ndodhet dhe këshillat e tij tua transmetoj bashkëqytetarëve të mi. Këshilla e tij e parë ishte izolimi, sikur këshilla e shumë mjekëve tjerë, kurse këshilla e dytë ishte aktiviteti i shtuar sportiv dhe fizik, sepse e forcon imunitetin dhe mundeson tejkalim më të…
Author: IM
Zëvendëskryeministri për çështje evropiane Bujar Osmani në emsionin e “EU Click” tha se beteja më e mirë kundër koronavirusit është të vendoset kufizim 100 për qind të lëvizjes brenda dy javësh. “Qasja më e mirë do të ishte nëse për dy javë mbyllet 100 për qind lëvizja, secili të izolohet nga secili brenda 14 ditësh. Ajo është më e mirë për të përkufizuar përhajpen e sëmundjes”, theksoi Osmani. https://www.youtube.com/watch?v=gu3mFQAF-jY&feature=emb_title
Lideri i partisë opozitare të OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, i cili është në vetizolim, përmes një video ka kritikuar politikat e qeverisë në Maqedoni. Hristijan Mickoski nga vetizolimi theksoi se ne po ndeshim një periudhë vërtet sfiduese në aspektin ekonomik, por jo vetëm tani në këtë 2020, por edhe vitet që pasojnë pas vitit 2020. Ai pret që kur të gjitha këto të analizohen dhe provohen në mënyrë empirike, do të kemi një rritje të borxhit të brendshëm bruto rreth 65 në 68, dhe mbase deri në 70% të nivelit të produktit të brendshëm bruto. “Është një numër jashtëzakonisht i madh…
Një person është djegur sot pasdite nga fqinji i tij për shkak të zenkës mes veti, raporton mkd.mk. Rasti ka ndodhur në Prilep edhe atë deri sa ka zgjatur ora policore. Fqinjët janë zënë mes veti, kurse njëri e ka lyer tjetrin me benzinë dhe ka ka vënë flakën.
Dy liderët e dy partive më të mëdha maqedonase, ai i Lidhjes Social-Demokrate të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe VMRO DPMNE-së Hristian Mickoski, janë vendosur në izolim 14 ditësh për shkak se kanë pasur kontakt me një gazetar që tashmë ka rezultuar pozitiv me koronavirus, ka bërë të ditur të premten ministrisë i Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut Venko Filipçe, në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp./Almakos https://www.facebook.com/315207821853410/posts/3920240144683475/
Sonte gjatë orëve policore ka ndodhur një aksident automobilistik në Koçan, raporton Almakos. Me këtë rast vetura “mercedes” me targa të Shtipit, i ka rënë veturës policore. Nuk dihet nëse ka të lënduar nga ky aksident./Almakos https://www.facebook.com/315207821853410/posts/3918328431541313/
Kryetari i BFI-së Sulejman Rexhepi ka kërkuar nga Qeveria që të ndajë buxhet edhe për punëtorët e BFI-së, në të kundërtën siç ka deklaruar do t’i pezullojë vendimet e BFI-së, dhe do të lejojë faljen e namazit nëpër xhami. Atëherë siç thotë Rexhepi nuk ka forcë që e lufton koronavirusin. “Kam kërkuar nga sekretari i përgjithshëm Irsal Jakupi ta kontaktojë Bujar Osmanin ta shohë se është anëtarë i shtabit të Krizës dhe nënkryetarë i Qeverisë a ka diçka? Ai thotë se deri më tani nuk ka asgjë. Do t’i përkujtoj pak më ndryshe unë edhe me një shkresë tjetër, sepse…
Deputeti dhe nënkryetari i LSDM-së Muhamed Zeqiri pas kërcënimit të kreut të BFI Sulejman ef. Rexhepit se mund t’i thërrasë besimtarët të mos respektojnë rekomandimet qeveritare kundër koronavirusit dhe Maqedoninë ta bëjë Bangladesh, në intervistë për News33 potencoi se “nëse Mulla Sula realizon kërcnimin e tij do të ndiqet penalisht para ligjit si të gjithë qytetarët e RMV”. “Nëse ai then orën policore dhe masat e qeverisë ai do të jape llogari dhe do të arrestohet”, (në minutin 4:40) tha Zeqiri, transmeton News33. Zeqiri në intervistën tonë gjithashtu më hollësisht foli për ndihmat nga vendet e huaja dhe kredinë për…
Ministri i Kulturës Hysni Ismaili në emisionin “99 Minuta” në Tv Klan Maqedoni u shpreh rreth aktiviteteve kulturore në kohën e pandemisë e cila ka pushtuar mbarë botën. Pandemia Covid 19 është padyshim një sfidë globale dhe e vështirë për t’u luftuar, mirëpo kurrë nuk duhet humbur shpresa se kjo është një luftë të cilën ne do ta fitojmë bashkë – u shpreh Ministri Ismaili për “99 Minuta”. Ismaili foli rreth ndikimit të kësaj gjendje në punën e Ministrisë së Kulturës dhe Institucioneve Kulturore , ku shtoi se është bërë reduktim i punonjësve të cilët shkojnë në punë, dhe se…
Në rrjetet sociale së fundi është komentuar shumë paraqitja e figurave të ndryshme publike nëpër televizione, të cilët po kyçen nga shtëpitë e tyre, por që të njëjtit gjithmonë po e përdorin një prapavijë me libra. Kësaj zhurme të rrjeteve sociale i është bashkangjitur edhe regjisori Kushtrim Mehmeti, i cili njihet për iniciativa të ndryshme, shkruan KultPlus. Ai është paraqitur në një fotografi me shumë libra dhe i njëjti ka thënë se i ofron për të gjithë ata që do të kyçen në lidhje të drejtpërdrejta televizive, por i njëjti ka caktuar edhe çmimin. 35 euro metra e librave, ka…
Ministri i shëndetësisë, Venko FIlipçe ka thënë se një i burgosur në burgun e Shutkës i cili ka vdekur nga sulmi në zemrën ka qenë pozitiv me koronavirusin. “Ka një i burgosur në burgun e Shutkës që ka vdekur nga sulmi në zemër, nuk ka pasur simptome, temperaturë të lartë. Ai është pranuar me datë 8 mars muajin e kaluar. Në obduksioni pas mostrës së marrë ka dal pozitiv me virusin korona, dhe në këtë moment po bëhen anketë epidemiologjike për të gjithë ata që kanë qenë në kontakt me të”, deklaroi Venko FIlipçe, përcjell SHENJA. Filipçe tha se i…
Prej gjithsej 341 testeve të realizuara gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë, 46 kanë rezultuar pozitiv me virusin korona(Covid-19). Me rastet e fundit numri i të infektuarve në vend shkon në 633 prej të cilave 596 janë raste aktive. Sipas qyteteve 12 raste të reja janë regjistruar në Shkup, 13 në Kumanovë, tetë në Prilep, një në Tetovë, dy në Strugë, tetë në Veles, një në Koçani dhe një në Probishtip. Gjatë 24 orëve të fundit është shënuar edhe një viktimë nga Kumanova, numri i rasteve që kanë përfunduar me fatalitet në vendin tonë tashmë shkon në 30.

