Zv/kryeministri Bujar Osmani tha se qëndrimi i Komisionit për sëmundje infektive fillimisht ka qenë se ai nuk duhet të izolohet meqë i ka respektuar të gjitha rekomandimet. “Kur jam drejtuar para mediave nuk e kam pasur të vendosur maskën, prandaj duhet të qëndrojë në izolim 14 ditë” – tha Osmani. Pas anketës epidemiologjike është vlerësuar se ka rrezik të ulët për tu infektuar qeveritarët nga virusi korona, të cilët kanë qenë në kontakt me Dimitrievskin, tha Venko Filipçe, mirëpo ata duhet të qëndrojnë në izolim. https://www.facebook.com/315207821853410/posts/3948813908492765/
Author: IM
Gjatë ditëve të kaluara opinionin e mbërtheu deklarata kundërthënëse e zëvendëskryeministrit të ngarkuar me çështje evropian të Maqedonisë së Veriut, njëherazi edhe shef i Shtabit Qendror të Krizës për t’u ballafaquar me korona-virusin, Bujar Osmani, i cili duke qëndruar në vizitë në Prilep, mes tjerash, tha se respiratorët që ishin porositur nga Kina për Maqedoninë e Veriut, përmes Ambasadës së Norvegjisë në Beograd, “i kishte marrë Qeveria e Turqisë”. “Kishte vendim nga Qeveria e Turqisë që të gjithë respiratorët që gjenden në territorin e saj do të përdoren për nevojat e Republikës së Turqisë, ashtu që ata respiratorë i mori…
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut është me ju në këto momente të vështira. Efektet ekonomike të koronavirusit i ndjejmë absolutisht të gjithë. Por, kujtoni, ne jemi këtu për ju dhe së bashku do ta kalojmë këtë rrugë të rëndë. Qeveria ka qëllim të qartë në këtë krizë globale, ndërsa ky është shpëtim i çdo vendi të punës dhe çdo kompanie. Tani më realizohet edhe pakoja e dytë e masave ekonomike e cila përfshin 14.500 denarë në muaj për çdo të punësuar, ndihmë për sportistë prej 14.500 denarë, ndihmë për artistë dhe kompensim në para për qytetarë që kanë…
Në polici dje rreth orës 16:00 është denoncuar se në fshatin Studeniçan, në afërsi të ndërtesës së komunës, pas grindjes paraprake verbale, A.Sh. (28) nga fshati Studeniçan, i cili ishte me automjet motorik “reno”, nga automjeti ka shtënë një projektil nga arma drejt automjetit “audi”, në të cilin ishin A.R. (21) dhe B.A. (27) që të dy nga fshati Studeniçan, ndërsa afër automjetit qëndronin edhe I.I. (440 dhe babai i autorit A.Sh. (55). Nuk ka persona të plagosur, informojnë nga MPB-ja. Nga projekti janë thyer dy dritaret anësore të automjetit “audi”. Merren masa për zbardhjen e rastit.
Përkundër masave qeveritare për preventivë dhe mbrojtje nga koronavirusi, si dhe deklaratës së djeshme të kryeministrit Oliver Spasovski se është aktive ndalesa për grupim të më shumë se dy personave në hapësira publike, dje shumë qytetarë të besimit ortodoks kanë arritur në kasha për të kryer ceremonitë në prag të Pashkëve. SDK e ka pyetur kryeministrin Spasovski nëse akti ”priçesna” është mënyrë e rrezikshme për shpërndarje të koronavirusit, duke pasur parasysh se ky rit kryhet duke marrë buk nga një dorë e njëjtë e priftit dhe pirje të venës nga një gotë ose lugë e njëjtë? Në fund prifti e…
Presidenti i Kryesisë së Turqve Jashtë Vendit dhe Komuniteteve Mike (YTB), Abdullah Eren, mbajti një konferencë online për studentët dhe nxënësit e shkollave të mesme të Maqedonisë së Veriut, në kuadër të projektit “Shkolla Rinore Köprü 2020” (KGO), raporton Anadolu Agency (AA). Në konferencën e organizuar nga Shoqata Kulturore, Artistike dhe Arsimore “Köprü” me qendër në Shkup në kuadër të projektit “Shkolla Rinore Köprü 2020”, e cila realizohet brenda projektit “Shkolla Rinore Ballkanike” në vendet e Ballkanit, krahas Eren, morën pjesë edhe kryetari i Lidhjes së Organizatave Joqeveritare Turke të Maqedonisë (MATUSITEB), njëherësh kryetar i shoqatës “Köprü”, Hüsrev Emin, koordinatori…
AKTIVITET HUMANITARË NË KUMANOVË DHE LIKOVË Sot OKH Merhamet kë kuadër të fazës së dytë të aksionit humanitarë në kohë pandemie, u realizua shpërndarja e 250 pakove me ushqime dhe produkte sanitare në komunat e lartpërmendura. Ky aktivitet ditëve në vazhdim do vazhdojë edhe në qytetet tjera.
NQP kumtoi se nesër (17 prill) transporti publik do të realizohet në dy ndërrime, prej orës 5 deri në orën 9, e më pas prej orës 13:00 deri në orën 16, por sipas itinerarit të së dielës. Shembull për rishikim, në pajtim me itinerarin e së dielës, linja 5 fillon të qarkullojë prej orës 5:10, më pas realizohen të gjitha terminet deri në terminin e fundit në orën 9:00, përkatësisht 5:35, 6:00, 6:25, 6:43, 7:01, 7:19, 7:37, 7:55, 8:13 dhe 8:31, më pas vazhdon 12:43, si termin i parë i cekur prej orës 13:00, më pas 13:01, 13:19, 13:37, 13:55,…
Presidenti i shtetit Stevo Pendarovski tha se gjendja e jashtëzakonshme duhet të vazhdohet edhe për 30 ditë. “Në bazë të vlerësimeve të bëra, për periudhën që pason është e qartë se është e nevojshme përsëri shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme. Vendimin do ta marr në bazë të kompetencave të mia dhe do të zgjas edhe 30 ditë”, tha Pendarovski. Ai tha se e merr këtë vendim për shkak gjendjes së krijuar dhe se është më e rëndësishme shpëtimi i jetërave se sa interpretimet juridike. Ai tha se qëndrimi për në Kumanovë duhet të implementohet shembulli i Dibrës dhe Qendrë Zhupë.
Shkruan; Hamzi Ibraimi Në kohën e Perandoris Osmane në udhëheqjen e Hilafetit të Abdul Hamidit i cili njihet një ndër udhëheqësit më të mirë që ka patur Hilafeti Osman. Në të cilin çdo popull i cili ishte në udhëheqjen e këtij Hilafet asnjëherë nuk ka pasur probleme ngase ky Hilafet nuk bërë dallim mes muslimanëve , krishterëve, ordotoksëve, e Jahudive. Por të gjithë në këtë shtet kanë patur të drejt të barabarta dhe kujdes të njetë. Ndërsa edhe në ditët e sotme nëse e Shohim R. Turqisë ashtu si ka qenë perandoria osmane ashtu edhe tash vepron me një popullsi…
Sipas disa të burgosurve të cilët e kanë kontakuar Almakos, thonë se sot në burgun e Shutkës në Shkup ka vdekur një i ri si pasojë e koronavirusit. Bëhet fjalë për 23 vjeçarin me inicialet S. I. nga Banjica e Gostivarit. Këro burime theksojnë se i ndjeri ka qenë me një qeli me personin që ka ndërruar jetë nga koronavirusi ditë më parë, i cili ishte nga Manastiri. Të burgosurit janë shumë të frikësuar për sigurinë e tyre, me çka ata pohojnë për Almakos se askush nuk kujdeset për shëndetin e të burgosurve.
Almakos ka realizuar një intervistë me drejtorin e “Teatrit Shqiptar” në Shkup, Ylber Murtezi, për çka kemi biseduar lidhur me karrierën e tij, si dhe kur do të ndodhë hapja zyrtare e objektit të ri të tetarit në Shkup. Por, kush është Ylber Murtezi? Ylber Murtezi ka lindur në fshatin Opajë, komuna e Likovës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa shkollën e mesme në ‘ Zef Lush Marku” – Shkup, më pas ka vijuar me studime në “FAD” – Shkup. Në karrierën artistike ka zhvilluar mbi 103 role, kryesisht në teatër. Ka fituar disa çmime si për rol dytësor,…

