Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka postuar fotografinë e tij e parë nga karantina. Fotografinë e Ali Ahmetit nga shtëpia e ka postuar vëllai i tij, Fekri Ahmeti në rrjetin social të facebook-ut, shkruan TS. “Rri në Shtëpi! Dhe ndiqni urdhrat e AUTORITETEVE që sa më lehtë ta kalojmë kët PANDEMI…” është porosia e Fekri Ahmetit.
Author: IM
Duke e pasur parasysh mundësinë e zgjerimit të koronavirusit, ministria e shëndetësisë ka urdhëruar të gjithë shtëpitë shëndetësore në tërë territorin të hapin pika stomatologjike, por vetëm për raste urgjente. Banorët e Shkupit tek dentisti do të shkojnë në poliklinikat Jane Sandanski, Gjorçe Pterov dhe Bit Pazar, por vetëm nëse kanë ndonjë nevojë urgjente, siç janë dhimbjet disa ditore, infeksionet ose gjakderdhjet eventuale. Autoritetet shëndetësore kanë urdhëruar ordinancave private që të mos punojnë këtë periudhë. Nëse paraqitet nevoja, ministria do t’i kyç edhe ata në punën e shërbimeve stomatologjike. Nga Oda e stomatologëve thonë se kanë pranuar protokolle se si…
Nga Andi Bushati Që kur koalicioni i maska(renj)ve vendosi të rrëzojë me anë një mocioni absurd, qeverinë e dalë nga zgjedhjet e 6 tetorit, të gjithë juve që nuk nuk u pajtuat më këtë akt të neveritshëm, jeni vënë në bankën e të akuzuarit, nga një luzmë intelektualësh kafenesh. Ata po ju kritikojnë për gjithçka. Disa ju krahasojnë me besimtarë të verbër të një profeti të rremë, disa me militantët bolivarianë të Hugo Chavezit, disa me falangat fashiste që mbjellin terror. Dhe cili është faji që ju vënë mbi shpinë? Ai se nuk qëndroni dot të heshtur para një padrejtësie…
Gjendja e sigurisë në rajonin e Komunës së Dibrës është e mirë. Në 24 orët e fundit nuk janë vërejtur kurrfarë probleme lidhur me masat qeveritare. U shpreh falënderim qytetarëve për sjelljen e tyre të ndërgjegjshme sepse vetëm me respektim të rreptë të masave dhe rekomandimeve më shpejt do ta tejkalojmë këtë gjendje, theksoi sot kryetari i Dibrës Hekuran Duka i cili udhëheq me Shtabin Operativ Komunal. “Deri më 28 mars janë marrë 210 teste për koronavirus në Dibër dhe Qendër Zhupë. Rezultate kemi për 191 teste prej të cilave 45 janë pozitivë. Për fat të keq, dy persona kanë…
Revista e njohur gjermane “Der Spiegel”, thekson se politikanët vendorë dëshironin ta hiqnin qafe Albin Kurtin për shkak se ai paralajmëroi një luftë të ashpër kundër elitës së korruptuar. Ndërsa diplomacia amerikane nga prapavija bëri presion për rrëzimin e tij për shkak se Kurti kundërshton planet për shkëmbimin e territoreve që synohet nga SHBA-të. Kosova, një ndër vendet më të varfra të Europës, është e shqetësuar këto ditë, shkruan revista gjermane “Der Spiegel”. Ndonëse Kosova nuk është shumë e prekur nga koronavirusi, numri i të infektuarve po rritet. Sistemi shëndetësor do të mbingarkohej nëse rritet numri i pacientëve që kanë…
Publicisti dhe shkrimtari Veton Surroi, ka publikuar një letër të datës 11 shkurt, 2019, që Matthew Palmer, zëvendës ndihmës sekretari i Shtetit, Laura Cooper, zëvendës ndihmëse e sekretarit të Mbrojtjes dhe John Erath, zëvendës drejtori për Çështje të Evropës në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, ua kishin dërguar liderëve të Kosovës, gjegjësisht presidentit Hashim Thaçi, kryeministrit të atëhershëm, Ramush Haradinaj dhe kryetarit të atëhershëm të Kuvendit, Kadri Veseli. Në atë letër, zyrtarët amerikanë shfaqnin shqetësimin e tyre pasi Kosova nuk po i përfillte vërejtjet e tyre për heqjen e tarifës ndaj mallrave serbe. Aty thuhej se përderisa ky vendim qëndron i…
Në RMV ka 22 raste të reja me virusin korona deri sot në ora 12, me të cilët numri i përgjithshëm ka arritur në 241, konfirmoi ministria e Shëndetësisë. Siç lajmëroi ministria, në Maqedoninë e Veriut ka 22 raste të reja me këtë virus si dhe një viktimë nga rrethina e Stugës, një grua 66 vjeçare. Sipas qyteteve deri më tani të infektuar ka në: Shkup 143 Dibër 45 (numërohen edhe dy të vdekur) Kumanovë 20 (numërohet edhe e vdekura) Shtip 8 Prilep 8 Tetovë 4 Ohër 3 Veles 3 Strugë 3 (numërohet një i vdekur) Kavadar 2 Gostivar 1…
Pas zyrtarizimit të Republikës Maqedonisë së Veriut në Nato, lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në faqen e tij zyrtare në facebook shpreh urimin e Tij për bashkëqytetarët e RMV-së duke shkruar: “Ne jemi NATO!”./Almakos
“Ju faleminderit “heronj anonimë”! Në këto ditë pandemie, kur të gjithë jemi sy e veshë, kur shumica jemi të lidhur me shtëpinë ose jemi të izoluar diku, me qëllim që të mbrohemi nga sëmundja ose t’i mbrojmë të tjerët nga kontakti me ne, të vetmit që bëjnë përjashtim nga ky rregull dhe që janë të ekspozuar edhe ndaj sëmundjes dhe që i rrezikojnë edhe familjarët e tyre, janë mjekët, personeli mjekësor, gazetarët, policët, ushtarët, zjarrfikësit dhe secili tjetër që e ka detyrim të qëndrojë jashtë. Ata, duke e rrezikuar shëndetin e tyre, vazhdojnë të jenë në shërbimin tonë. Ata njerëz,…
(Foto lajm) Sot në Çair, pritja para bankës në kohë të pandemisë
Miku i madh i shqiptarëve, kongresisti Eliot Engel, ka thënë se të thuash që Shtetet e Bashkuara dhe Kosova kanë një marrëdhënie të ngrohtë dhe të ngushtë do të ishte nënvlerësim i lidhjeve ndërmjet dy vendeve. Sipas tij, Shtetet e Bashkuara drejtuan fushatën për t’i dhënë fund spastrimit etnik gjenocid të Sllobodan Milosheviçit dhe ka qenë miku më i fuqishëm dhe i qëndrueshëm i Republikës së pavarur dhe sovrane të Kosovës. “Unë e kam vizituar Kosovën shumë herë dhe me besim mund të them se amerikanët nuk marrin një mirëseardhje më të ngrohtë në asnjë vend tjetër në botë”, ka…
Njoftimi zyrtar se Maqedonia e Veriut është bërë tashmë edhe anëtare formale, e plotfuqishme dhe e barabartë e NATO-s është një mirënjohje e madhe dhe historike për të gjithë qytetarët e vendit tonë. I gjendur në këtë moment dëshiroj t’i përgëzoj të gjithë qytetarët që e mbështetën këtë proces, ndërsa këtu dua të theksoj se jam fort i nderuar që e drejtoj një parti që – me praninë e saj në skenën politike dhe, së fundi, me praninë e saj në pushtetin ekzekutiv – edhe në mënyrë të drejtpërdrejtë ka ndihmuar në përmbushjen e këtij synimi të shumë brezave. Urime…

