Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq tha se ai pret që gjendja e jashtëzakonshme në Serbi të hiqet më 7 maj. Ai i tha TV Pink se së bashku me kryeministren serbe, Ana Bërnabiq do të marrin një vlerësim për këtë çështje nga ministria e Mbrojtjes, pasi ashtu e kërkojnë procedurat. “Pastaj vjen vendimi i Qeverisë së Serbisë, dhe me nënshkrimin tim dhe kryeministres Bërnabiq, ne e dërgojmë çështjen në Kuvend”, tha Vuçiq. Ai tha se dy kushtet për heqjen e gjendjes së jashtëzakonshme janë përmbushur. “Njëri kusht është ulja nën pesë për qind e personave pozitiv me COVID-19 për shtatë…
Author: Emad
Familja Jashari do të mbetet gjithmonë emblemë e lirisë së Kosovës. Pavarësisht se kanë kaluar shumë vite nga lufta në vend, shqiptarët asnjëherë s’do harrojnë sakrificën e dhënë nga familja Jashari për liri, Edhe pse synimi serbëve ishte t’i shuante si familje, një gjë e tillë nuk u arrit. Madje sonte janë bërë bashkë nipa e mbesa të shumtë për të treguar edhe njëherë se kjo familje gjithmonë do të jetë në zgjerim e sipër, për t’u kujtuar vlerësuar për sakrificën e dhënë për Kosovën.
Partia e Afrim Gashit, AlternAtivA, edhe këtë fundjavë ka vazhduar me aktivitetet e saj në kuadër të Akademisë Politike. Këtë të shtunë ishte ligjërata e shtatë me temë “E drejta dhe politika” nga profesori universitar, prof.dr. Zemri Elezi dhe ligjërata e tetë me temë “Marketingu politik – definimi dhe qasja në praktikë” nga profesori i ekonomisë, Abil Baush. Ligjëratat online në Akademinë Politike vazhdojnë edhe javën e ardhshme.
Shqiptarët e Maqedonisë si asnjëherë më parë janë të interesuar për zhvillimet politike në Kosovë. Një pjesë e madhe e tyre përmes rrjeteve sociale kanë shprehur një simpati për liderin e Vetëvendosjes Albin Kurti, njofton agjencia e lajmeve INA. Amir Demiri nga Kumanova, i cili jeton në Gjenevë të Zvicrrës ka gjetur kohë që shkruaj një pankartë në mbështetje të Albin Kurtit. “Zgjedhje po, vjedhje jo. Jemi me zemër me Albin Kurtin” ka shkruar Demiri. Por nuk është vetëm ai, janë me qindra të rinjë të cilët duan që përfaqësuesit e tyre të jenë personalitete që nuk janë të korruptuar…
“Sot është Dita botërore e mediave, kur duhet të festohet, promovohet dhe të theksohet rëndësia e mbrojtjes së lirive të mediave dhe gazetarëve. Për fat të keq, këtu tek ne, ende ka parti dhe “liderë” në pushtet, të cilët kur ju pengon “zhurma” e mediave, jo vetëm se ua ndalin “tagjinë”, kundër tyre ngrenë padi në gjyq”, shkruan Xhevdet Hajredini, ish-minister i Financave.
Anëtarë të Gjykatës Kushtetuese të Maqedonisë kanë ndermend të ju propozojnë kolegëve të tyre në Gjykatë që ta shqyrtojnë propozimin për riaktivizim të Kuvendit. Burime të TV Telma thonë se këtë kërkesë ata do ta bazojnë në faktin se shërndarja e Kuvendit nuk ka arritur qëllimin për të cilin është votuat dhe se nuk janë mbajtur zgjedhje më 12 prill. Nëse ky propozim kalon në Kuvend atëherë do të evitohet pengesa për mbledhje të Kuvendit, si dhe mbajtja e zgjedhjeve nuk do të jetë urgjente si tani./Gazeta Lajm
Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë realizuar 249 teste, prej të cilëve 5 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19. Sipas qyteteve: 2 raste janë paraqitur në Shkup, në Kumanovë 1, Tetovë 1, Prilep 1. Me statistikat e fundit, numri i personave të diagnostikuar me Covid-19 në vendin tonë shkon në 1601. Gjithsej 95 pacient janë kuruar brenda 24 orëve. Sipas qyteteve, janë shëruar 32 pacientë nga Shkupi, 38 nga Kumanova, 16 nga Prilepi, dy nga Tetova dhe 7 nga Manastiri. Numri i përgjithshëm i personave të shëruar nga Covid-19 tashmë shkon në 947. Brenda 24 orëve të fundit…
Njohësit e çështjeve politike në Maqedoninë e Veriut thonë se nyja e mosmarrëveshjeve sa i përket aktivizimit të parlamentit tashmë të shpërbërë mund të zgjidhet në takimin e krerëve të partive politike kryesore që pritet të mbahet mes datës 10 deri 12 maj. Në këtë takim, pasi të verifikohet gjendja me pandeminë e koronavirusit nga ana e autoriteteve të shëndetësisë, gjithashtu do të dihet nëse do të vazhdohet gjendja e jashtëzakonshme e cila mbaron më 16 maj apo do të fillojnë të rrjedhin afatet për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Ndërkohë që të gjitha partitë në vazhdimësi kanë theksuar…
Lexo dhe vendosu në pozitën e të burgosurit! “Dora e Artë” ka kontaktuar me disa vëllezër të burgosur në Idrizovë me ç’rast jemi njoftuar për gjendjen e vështirë të tyre, sakaq jemi ndjerë të obliguar moralisht që t’iu premtojmë se do ua zgjasim dorën e mëshirës në këtë muaj të bekuar. Në mesin e të burgosurve që po e ndjejnë më së shumti varfërinë, dhe që me shumë vështirësi arrijnë të shtrojnë sofrën e iftarit dhe syfyrit janë disa vëllezër tanë nga Kosova. Atyre nuk ka kush iu sjell gjërat e nevojshme nga Kosova, pasi siç e dijmë kufijtë janë…
Në kompleksin e varrezave të dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare në fshatin Sllupçan të Kumanovës, prej vitesh janë vendosur këto shufra për ngritjen e një Lapidari, që nuk u ndërtuar asnjëherë, shkruan gazeta LAJM. Ngritja e tij premtohet nga politikanët shqiptarë që nga viti 2003, por deri më sot është ndërtuar vetëm bazamenti. https://www.facebook.com/lajmtvonline/videos/2572045636249437/ “Që në vitin 2001 nga ish komandati i UÇK-së, Maliq Ndrecaj, isha caktuar unë që para se të arrihet Marrëveshja e Ohrit, të shkoj deri në Ferizaj ku ishin ndarë 750 mijë euro për Lapidarin që ishte paramaneduar të jetë mbi 18 metra, mirëpo për shkaqe…
Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë realizuar 199 teste, prej të cilëve 15 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19. Sipas qyteteve: 2 raste janë paraqitur në Shkup, në Kumanovë 7, Tetovë 1, Prilep 4. Me statistikat e fundit, numri i personave të diagnostikuar me Covid-19 në vendin tonë shkon në 1506, prej të cilëve 572 raste janë aktive. Gjithsej 45 pacient janë kuruar brenda 24 orëve. Sipas qyteteve, janë shëruar 19 pacientë nga Shkupi, 25 nga Kumanova, një nga Prilepi. Numri i përgjithshëm i personave të shëruar nga Covid-19 tashmë shkon në 852. Brenda 24 orëve të fundit…
“ Qeverija e RMV-së për tu përballur suksesëshëm me pandemin globale Covid19 solli dekret me të cilin zyrtarët në nivel shtetëror dhe lokal, kryeministër, zv. kryeministrat, udhëheqësit, gjyqtarët, prokurorët, do të marrin pagë minimale prej 14.500 denarë për muajt prill dhe maj, por dekreti i sipërshënuar u nderpre me vendim nga Gjykata Kushtetuese e RMV-së. Vendimi i Kushtetueses duhet të respektohet, por Humaniteti dhe Solidariteti është një e drejtë personale e secilit prej nesh. Me të vetmin qëllim që ne si shtet dhe shoqëri të fitojmë luftën kundër armikut të padukshëm, unë si pjesë e kabinetit të Ministrit të Shëndetsis…