Author: IM

KZAZ-të kanë numëruar më shumë se 31 000 fletë votimi deri më tani duke nxjerrë rezultatet e para në rang vendi. Mësohet se deri më tani janë numëruar 31196 fletë votimi të vlefshme, nga të cilat16179 ose 51.86 për qind janë për Partinë Socialiste; 11 775 ose 37.75 për qind janë për PD dhe Aleancën për Ndryshim dhe 2339 vota ose 7.51 për qind janë për LSI-në. Ndërkohë, 380 vota ose 1.22 për qind në rang vendi ka marrë PSD e Tom Doshit. Votat e tjera që mbeten ndahen mes partive të tjera të vogla. Me hapjen e më shumë…

Lexo më Shumë

Ka nisur numërimi i kutive të para pothuajse në të gjitha qarqet e Shqipërisët, deri më tani janë numëruar 56 kutitë e para. Në rang vendi Partia Socialiste ka marrë numrin më të madh të votave me 6,809 të tilla. Partia Demokratike ka marrë deri më tani 5,089 vota. LSI-ja ka shkuar deri më tani deri në 1139 vota. Më pas, 143 vota kanë shkuar për PSD-në. Bashkia e parë që nisi procesin e numërimit ishte ajo e Pustecit. Kjo bashki ishte po e para që e përfundoi numërimin e kutive të votimit, vetëm 7 të tilla, dhe ku fitoi…

Lexo më Shumë

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka bërë projeksionin e saj të fitores pak pas mbylljes së procesit të votimit. Ajo tha se opozita e bashkuar ka fituar 85 deri në 90 mandate. Ndërsa LSI sipas saj ka 28 deri në 30 mandate. ‘Shumë shpejt u takuam përsëri. Tashmë që të gjitha qendrat e votimit po mbyllen përfundimisht, ka pasur një pjesëmarrje të jashtëzakonshme, mbi 1,7 milionë votues. Ajo që dua të theksoj është që asnjë ndjenjë euforie nuk duhet t’i kapi të gjithë. Komisionerët e Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe të opozitës, po kështu të gjitha strukturat të bëjnë gati…

Lexo më Shumë

Ka përfunduar numërimi i votave në 8 kutitë e para në Tiranë. Bëhet fjalë për 4 kuti votimi në Kombinat. Nga kutia e parë rezulton në kombinat: Kutia e parë: PS 174, PD 124 dhe LSI 12 vota. Kutia e Dytë: PS 176 vota, Partia Demokratike 114 vota ndërsa LSI numëron 13 vota. Kutia e tretë: PS 246 vota, PD 136 vota, LSI 33 vota. Kutia e katërt: PS 216 vota, PD 118 vota dhe LSI 24 vota. Nga numri i katër kutive të para në Kombinat rezulton se PS ka siguruar 812 vota, PD 492 vota dhe LSI 82…

Lexo më Shumë

Në disa qendra s’ka nisur ende procesi i numërimit për ndonjë arsye apo një tjetër, por në bashkinë e Pustecit janë numëruar të gjitha votat. Për gati 2 orë janë numëruar 7 kutitë e bashkisë më të vogël, e cila ndodhet në qarkun e Korçës dhe pas rezultateve të publikuara nga KQZ, kryeson Partia Socialiste. Sipas shifrave zyrtare, 868 vota ka marrë partia e mazhorancës, ndërsa 473 qytetarë kanë votuar për Partinë Demokratike dhe 168 vota kanë shkuar për LSI-në. Sipas korrespondentit të Euronews në Korçë, Xhensil Shkëmbi, kanë qenë 73 vota të pavlefshme në bashkinë e Pustecit. Pra, Pusteci…

Lexo më Shumë

Lëvizja EcoGuerilla ka dërguar një letër të hapur presidentit të shtetit Stevo Pendarovski në lidhje me çështjen e ujit të pijshëm në komunën e Tetovës. Ja letra e plotë: I nderuar Kryetar i Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Stevo Pendarovski, Duke pasur parasysh ndërprerjet e shpeshta në furnizimin me ujë në dy muajt e fundit në Tetovë, si dhe paaftësinë e institucioneve lokale dhe injorimin nga Kryeministri për t’iu përgjigjur kërkesës sonë, ne ju drejtohemi juve që të ndikoni me autoritetin tuaj në zgjidhjen e këtij problemi. Në Malin Sharr, në lokacionin e Leshnicës në kaptazhën e posandërtuar ka…

Lexo më Shumë

“Pas protestës së sotme të organizuar nga opozita maqedonase, ora policore dhe kufizimet nuk kanë më asnjë kuptim. Pas kësaj s’ka logjikë të vazhdohet edhe më tej me kufizimet dhe orën policore. Pa dashur të ndërhyjmë në motivin e protestës, sepse kemi shumë për të thënë, por ajo që i irriton qytetarët është ora policore, sidomos në Muajin e Ramazanit, kur besimtarëve myslimanë u pamundësohet t’i kryejnë detyrimet fetare. I bëjmë thirrje komisionit për sëmundje ngjitëse dhe Qeverisë që sa më shpejt, që ditën e nesërme, ta shfuqizojë orën policore dhe t’i lejojë qytetarët e besimit Islam që t’i kryejnë…

Lexo më Shumë

ARGJIR BEQIRI Ethet elektorale kane arritur kulminacionin ketyre diteve ‘thonë mediat’, me të drejtë e kanë mediat ngase mos ishte fushatë elektorale duhej të shpikej agjendë tjetër që do të fuste ethe e ne ’’do e mernim vesh” po nga mediat se ethet na qenkan në kulminacion. Rrëmujë se fundmi u zhvillua me përfundimin e fushatës elektorale në Shqipëri, oferta pa fund për jetë më të mirë, por edhe akuza të rënda ndërrmjet aktorëve politik në masë të madhe edhe ad’hominem, që nuk len shije të mirë dhe nuk përmbush standardet e asaj që pretendojnë demokracitë bashkëkohore. Zgjedhjet e sivjetme…

Lexo më Shumë

Ndërsa pritet të nisë procesi i numërimit për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, ambasadorja Yuri Kim ka një mesazh për autoritetet dhe kandidatët në garë. “Votuesit në Shqipëri dolën me forcë të plotë për të shprehur vullnetin e tyre. Zgjedhjet dhe autoritetet e zbatimit të ligjit kanë për detyrë të sigurojnë integritetin e votës. Kandidatët dhe udhëheqësit, gjithashtu, kanë detyrën e tyre: të mos supozojnë rezultate, por të pranojnë gjykimin e votuesve kur përfundon numërimi.” shkruan ambasadorja Kim.

Lexo më Shumë

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Yuri Kim dhe ambasadori i Bashkimit Evropian, Luigi Soreca u kanë bërë thirrje të gjithë qytetarëve në Shqipëri që të shkojnë të votojnë në këto orë që kanë mbetur. “Ka ardhur koha që të presin rezultatin dhe gjykimin e popullit”, tha ambasadorja amerikane. Ndërsa Soreca shtoi se udhëheqësit e partive duhet të tregojnë durim derisa të dalin rezultatet. “Ka qenë kënaqësi që kemi shkuar në vende të ndryshme të Shqipërisë bashkë me Kim. Më pëlqen kur bisedoj me qytetarët e Shqipërisë të rinj e të moshuar në këtë ditë të shënuar…

Lexo më Shumë

Kryetari i Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu nga Besa, ka lënë pa rroga 8 muaj punonjësit dhe këshilltarët e kësaj Komune. Sipas informatave të sigurta brenda Komunës, marrim vesh se kryetari Sejdiu, tash e 8 muaj i ka lënë pa rroga këshilltarët e Komunës, ndërsa i vetmi person që ka marrë rrogë gjatë këtyre muajve dhe që vazhdon ende të marrë rrogë është vetëm kryetari i saj, pra Sejdiu. Kjo situatë e palakmueshme dhe tepër injoruese ndaj punonjësve dhe këshilltarëve komunalë mund të shfaqë revoltë tek këshilltarët, ku sipas një burimi jozyrtar javën e ardhshme pritet të ketē zhvillime interesante…

Lexo më Shumë