Lajmi i largimit të 12 komisionerëve të LSi në Devoll është përgënjeshtruar nga vetë Lëvizja Socialiste për Integrim. Në një reagim zyrtar, LSI thotë se komisionerët janë në krye të detyrës, ndërsa shton se Rilindjen e ka kapur paniku i humbjes së thellë. “Rilindja në Devoll e kapur nga paniku i humbjes së thellë sepse do të dalë forcë e tretë sponsorizon lajme të rreme. Të gjithë komisioneret e LSI janë në krye të detyrës”, thuhet në reagimin e LSI.
Author: IM
Një pacient i infektuar me Kovid 19 ka ikur mbreme nga spitali modular në Shtip. Pak kohë më vonë, ai është gjetur i vdekur nga policia afër një rruge. Fillimisht policia ka menduar se bëhet fjalë për njeri të aksidentuar nga ndonjë makinë, por më pas kanë konstatuar se nuk ka gjurmë dhune në trupin e tij, shkruan Dosie. Bëhet fjalë për pacient 75 vjeçar nga Probishtipi, i cili në spital ka qenë i kyçur në maskë oksigjeni. Supozimet e para janë se ka vdekur nga pneumonia.
Në 24 orët e fundit vendi ka regjistruar 1.357 persona të shëruar nga Kovid-19. Nga 3.526 tamponë, 564 kanë rezultuar pozitiv. Probabiliteti i testimeve me rastet e konfirmuara shënon 16 për qind. Janë regjistruar 22 viktima, prej tyre 8 nga Shkupi, 2 nga Prilepi, 2 nga Manastiri, 2 nga Koçani dhe nga 1 Gostivar, Shtip, Kavadar, Ohër, Sveti Nikollë, Resnjë, Dellçevë, Probishtip. Sot nuk ka viktima në qytetet si: Kumanovë, Tetovë, Veles, Strugë dhe Strumicë. Numri më i lartë i të infektuarve është në Shkup, gjithsejtë 192, më pas vjen Kumanova me 45 raste të reja, Manastiri 44, Prilepi 40…
Burime pranë KZAZ-së në Devoll bëjnë me dije se 12 komisionerë të LSI-së kanë braktisur këtë detyrë pak orë para procesit zgjedhor. Komisionerët kanë paraqitur kërkesa me shkrim, ku thonin se për arsye familjare nuk mund të vijonin të ishin konisionerë në procesin zgjedhor. Nga ana tjetër, konstatohet se këta komisionerë kanë kaluar në Partinë Socialiste, por jo si komisionerë.
Eshtë rrahur brutalisht Elsa Bita aktiviste e PD ne Zonën e Divjakës. Agresori sipas saj eshtë shefi i policisë. I ka thyer krahun pasi ka dale nga shtepia sot dhe aktivistja e opozitës është në spital dhe do bëjë kallezim penal.
Mbrojtja e pjesëtarëve të “Grup i Kumanovës” do të kërkojë takim me përfaqësues të qeverisë së re kosovare, lidhur me rastin “Lagja e Trimave”. Avokati mbrojtës Naser Raufi thotë për gazetën Lajm se takimi do të ketë dy qëllime. Në njërën anë do të kërkohet ndihmë nga qeveri e re në Prishtinë lidhur me ndriçimin e prapaskenave të rastit “Lagja e Trimave”, kurse në anën tjetër do të bisedohet për fatin e pjesëtarëve të Grupit të Kumanovës, që sipas mbrojtjes, po mbahen pa të drejtë dhe në kushte të vështira në burg. “Shpresojmë se kërkesa jonë për takim do të…
Ejup Berisha Po të isha burrë unë pra në fakt jamë burrë por dua të themë po të isha burrë plak dhe në moshë të shtyer të gjithë familjarëve të mi dhe njerëzve rreth meje do tua kisha lënë një amanet të vetëm. Amaneti pra është ky Shqiptarit mos i jep pushtet se këtij shumë shpejtë i rritet mendja. E dyta shqiptari me pushtet i ndryshon karakterin dhe sjelljet fatkrqsisht jo për të mirë por shumë shpesh për të keq. E treta shqiptari kur ka pushtet bëhet i keq, agresiv dhe huligan e pastaj ai vetëm vret e pret dhe…
Deputeti i Kolaicionit Aleanca dhe Alternativa Elmi Aziri përmes një konference për media ka folur për projektin e paralajmëruar nga Qeveria dhe qyteti i Shkupit për një linjë të shpejtë transporti publik në qytetin e Shkupit. Aziri ka thënë se egzistojnë dyshime të bazuara se ky projekt është diskriminues sidomos ndaj banorëve shqiptarë për faktin se traseja ku parashihet të kaloj kjo linjë anashkalon në përgjithsi lagjet e banuara kryesisht me shqiptarë siç janë Çairi dhe Saraji. Aziri: Paramendoni, për vetëm një kilometër është lënë jasht përfshirjes Komuna e Sarajit,linja përfundon në ,,Porta Vllae” që është vetëm një kilometër larg…
Bedri Ajdari nga Këshilli Organizativ për drejtësi në rastet e montuara ndaj shqiptarëve, vlerëson se avancimi i prokurores Fatime Fetai në Prokurorinë e Lartë nuk është diçka e papritur. Mirëpo ai është i bindur se ky avancim nuk është i merituar. “Mendoj se është kompensim për rolin e saj te rasti Monstra, e jo avancim i merituar. Avancimi pas gjithë atyre gabimeve, shkeljeve procedurale dhe ligjore është i palogjikshëm. Për atë ka vepruar në atë mënyrë sepse tereni ka qenë i përgatitur”, thotë Ajdari në deklaratën për gazetën Lajm. Ai vlerëson se në këtë rast, ka pasur “koalicion” mes gjyqësorit…
Tre amerikanë nga Nju Jorku paditen se kanë vjedhur më shuëm se 30 milionë dollarë (kesh dhe sende të çmuara), duke hapur sefe bankare në mbarë boën, duke përfshirë edhe Maqedoninë e Veriut. Prokuroria amerikane ka ngritur padi të martën kundër qytetarëve Val Kuper, Aleks Levin dhe Geri Smit për larje parash dhe organizim kriminel, pasi kanë vjedhur shumë të mëdha parash nga sefe bankare nga marsi i vitit 2015 deri në tetor të vitit 2019. Dia prej bankave të vjedhura janë në Ukrainë, Rusi, Maqedoni, Moldavi, Letoni, Uzbekistan dhe Azerbejxhan, tek të cilat nuk ka pasur vide mbikëqyrje në…
Ministri i Shëndetësisë Venko Filipe ka njoftuar se në mëngjes ka pasur takim me drejtorët e kovid-qendrave ku është analizuar situata në 24 orët e fundit. Ai ka thënë se gjendja me virusin po qetësohet dhe se kjo mund të vërehet nga numri i rasteve të reja të diagnostifikuar. “Po bie presioni mbi spitalet, edhe pse nuk janë liruar numër i madh i reparteve, sepse karakteristike për këtë valë është përkeqësimi tek pacientët të ndodhë pak më vonë, dhe këtu lirimi i kapaciteteve spitalore vjen 2-3 javë më vonë”, ka shkruar Filipçe. Megjithatë ai ka bërë thirrje që qytetarët të…
Alsat mëson ekskluzivisht se opozita shqiptare ASH-AAA kanë gati tekstin e Ligjit për shtetësi. I njëjti do t’i dorëzohet grupit parlamentar të LSDM-së për shqyrtim dhe më pas do të niset si propozim i grupit të deputetëve. Procedura e miratimit do të nisë pas rikthimit në punë të shërbimeve ligjvënëse në Komisionin juridik-ligjvënës, pasi njëri prej tyre ka rezultuar pozitiv në Kovid-19 ndërsa dy të tjerë janë në izolim. Javën që vjen pritet takim i ri i liderëve Zaev-Sela-Gashi.

