Pasi dështoi të zgjedhet si Prokurore në Prokurorinë Themelore për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, ish prokurorja e Prokurorisë Publike Speciale, Fatime Fetai u zgjodh si prokurore në Prokurorinë e Lartë. Në pjesën e dytë të Këshillit të Prokurorëve Publikë, Fetai arriti të marrë votat e nevojshme për t’u zgjedhur prokurore në Prokurorinë e Lartë në Shkup.
Author: IM
Për momentin janë duke u zgjedhur prokurorët e rinj në Maqedoninë e Veriut. Një nga propozimet ishte që prokurorja Fatime Fetai të bëhet pjesë e Prokurorisë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion. Megjithatë ajo u refuzua, gjegjësisht mori vetëm katër vota pro, nga gjithsej 11, raporton SHENJA. Prokurorë në këtë prokurori u zgjodhën Lile Stefanova, Natasha Pop Trajkova, Artan Ajro, Trajçe Pelivanov, Katerian Kollbaeriç. Për këtë pozitë kanë qenë 12 kandidatë.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Elbasan, ku mbeti ii vrarë Pjerin Xhuvani. Gazetarja Klodiana Lala raporton për “News 24” se ngjarja ka ndodhur para syve të policisë. Pjerin Xhuvani që ndërroi jetë sot është proceduar dhe arrestuar disa herë për vepra të ndryshme penale. Mbetet e dyshimtë se përse PD kishte sinjalizuar policinë për një mjet pa targa, persona nga Partia Demokratike kishte bllokuar automjetin e Pjerin Xhuvanit, duke vepruar me vetëgjyqësi, ndërkohë gjithçka mund t’i tregohej policisë. Sapo janë nxjerrë armët, ka ardhur efektivja e policisë që mbeti e plagosur. Ngjarja ka ndodhur në sytë e…
Pjerin Xhuvani, aktivisti i Partisë Socialiste që u vra ditën e sotme në Elbasan ka marrë të paktën 5 plumba në bark. Lajmi bëhet me dije nga burime për ABC. Ndërkohë dy nga personat që kanë mbetur të plagosur nga përplasja me armë, Emiljan Prenga dhe Pavlo Vuksani, pjesë e shtabit të PD-së në Elbasan, janë dërguar me urgjencë drejt Tiranës për një ndihmë të specializuar mjekësore. Të plagosur nga kjo ngjarje mbetën edhe dy persona të tjerë, konkretisht , Eltjon Bodinaku 32 vjeç, dhëndri i Pjerin Xhuvanit dhe Xhensila Sota 27 vjeçe, punonjëse e policisë. Kjo e fundit po…
Pas vizitoi në spital efektiven që mbeti e plagosur këtë të mërkurë në Elbasan, Taulant Balla doli në një prononcim për mediat, ku foli për vrasjen që tronditi qytetin. Balla shënjestroi demokratët, për të cilët tha se kishin dërguar në Elbasan paramilitarë të armatosur. Sipas tij, ata terrorizuan qytetarët. Ai kërkoi nga Partia Demokratike dhe Ilir Meta që të heqin dorë nga përshkallëzimi i dhunës, ndërsa iu bëri thirrje organizatave socialiste që të ruajnë qetësinë dhe të mos bien pre e provokatorëve. “Jam angazhuar qysh prej marrjes se lajmit per vrasjen makaber ne mes te Elbasanit, qe te kontaktoj me…
Pas ngjarjes në Elbasan ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama. Në një postim në rrjetet sociale, Rama shprehet se dëshpërimi i humbësve “nuk duhet na bëjë të humbasim as qetësinë dhe as durimin”. Rama shpreh besimin se “25 prilli do të sjellë bashkimin e shqiptarëve për ta ngjitur Shqipërinë në majën e merituar dhe ndëshkimin kuptimplotë të forcave që duan të ribëhen gjarpër rreth këmbëve tona!” “Dëshpërimi i humbësve nuk duhet e nuk do të na bëjë të humbasim as qetësinë, as durimin, as besimin se 25 prilli do të sjellë bashkimin e shqiptarëve…
Ndërsa orët kalojnë, zbardhen detaje në lidhje me përplasjen me armë që ndodhi në Elbasan ku dhe mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani, eksponent i PS-së në këtë qark dhe njeri i afërt i Taulant Ballës. Përplasja është zhvilluar mes dy grupeve, pasi PD ka bërë njoftimin në sallën e policisë për persona që po ndanim vlera monetare në këmbim të votës. Siç raporton ABC News, dyshohet se mbështetësit e PD-së kanë kapur një makinë të PS-së që po shpërndante para në këmbim të votës. Pas konstatimit të makinës është thirrur edhe policia. Mësohet se në vendin e ngjarjes ka mbërritur…
Prokurorët e ish Prokurorisë Speciale nesër pritet të rehatohen në Prokurori të Lartë dhe Krim të organizuar. Nga 10 zgjedhjet që pritet të bëhen nesër, 5 prej tyre janë nga ish PSP-ja, shkruan Alsat. Prokurorja në rastin “Monstra”, Fatime Fetai, jo zyrtarisht pritet të emërohet në Prokurorinë e lartë. Propozimi i saj vjen nga LSDM-ja. Burime brenda Këshillit të Prokurorëve Publik bëjnë të ditur se ndaj propozimit të Fetait ka pasur reagime pikërisht për shkak të qasjes saj në rastin ”Monstra”. Një tjetër ish prokuror special që gjen rehati në organin e lartë të akuzës është Burim Rrustemi i cili…
Presidenti Ilir Meta nga Fieri është pyetur në lidhje me ngjarjen e rëndë që ka ndodhur mesditën e kësaj të mërkure në Elbasan, ku është vrarë me armë zjarri një 56 vjeçar dhe janë plagosur dy të tjerë. “Nuk them asnjë sepse nuk mund të flas pa e pasur të qartë panoramën e ngjarjeve. Elbasani dhe Durrësi janë dy nga qarqet më problemtike. Kandidatë të dosjeve të Shijakut dhe të Dibrës janë kandidatë sërish. Prokuroria është e njëanëshme në Tiranë, po ashtu edhe SHISH. Dihet që Policia në Elbasan bëhet palë e grupimeve të lidhura me Taulantin. Payshim që do…
Xhensila Sota është efektivja e policisë së “Shqiponjave” që ka mbetur e plagosur në këmbë sot pas të shtënave me armë zjarri mes disa militantëve partiakë, ku i vdekur ka mbetur dhe Pjerin Xhuvani, drejtor i fondit të sigurimit shëndetësor. Burime për mediat bëjnë me dije se ajo ka dëgjuar të shtënat pasi ka qenë në shërbim aty afër zonës, dhe ka mbërritur në vendngajrje, ndërsa pas plagosjes është dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Fatmirëisisht ajo Xhensila Sota ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Dyshohet se shkak për ngjarjen e rëndë të jetë bërë shpërndarja e parave…
Në vendin e ngjarjes ku është ekzekutuar Pjerin Xhuvani, kanë shkuar edhe drejtuesi politik PD-së në Elbasan, Gazmend Bardhi dhe kandidati i PD-së, Luçiano Boçi. Prania e tyre në skenën e krimit lidhet edhe me faktin se shumë pranë vendit të ngjarjes ndodhen edhe zyrat elektorale të PD-së. Bardhi tha për mediat se nuk ka shumë informacion sesi ndodhi ngjarja, por thotë se makina është e shtabit elektoral të Taulant Ballës. “Nuk kam shumë informacion, makina që shikoni atje është e mbushur me karta identiteti dhe para e drejtuar nga prej ekspenonteve te krimti te organizuar dhe trupin e shihni…
Është nisur drejt Elbasanit forcat special të RENEAS, drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu dhe Tonin Vocaj, drejtor i Policisë Kriminale, pas ngjarjes së rëndë që ndodhi pasditen e sotme në këtë qytet ku mbeti i vrarë një person dhe tre të tjerë të plagosur. I vdekur ka mbetur Pjerin Xhuvani, drejtori I fondit të detyrueshëm shëndetësor. Bëhet me dije se i plagosur ka mbetur edhe dhëndri i Xhuvanit, i cili ndodhet në gjendje të rëndë në spital. Të plagosur janë edhe dy të tjerë, mes të cilëve është edhe një police, Xhensila Soto që ka marrë një plumb…

