Këngëtari nga Tetova e paraqet në policia gruan nga Struga, sepse i hodhi narkotik në pije. Nuk është skenë nga serialet turke ose spanjolle, por rast i vërtetë që ka ndodhur në Strugë. Këngëtari maqedonas Daniel Kajmakovski r ka denoncuar në polici ish bashkëshorten e tij nga Tetova, se dhe i ka hedhur drogë në kafe, deri sa kanë qenë bashkë në park në Tetovë. Edhe nga Qendra Klinike “Nënë Tereza” në Shkup kanë konfirmuar se dje kanë pranuar një strugan 38 vjeçar, i cili ka thënë se pasi kanë pirë kafe me ish gruan 25 vjeçare i është perkeqëduar…
Author: IM
OKH Merhamet filloi me aksionet humanitare të muajit të bekuar të Ramazanit. Sot, u realizu shpërndarja e pakove ushqimore dhe teshave për fëmijë në Kumanovë, Likovë dhe Tetovë. Merhamet synon që gjatë muajit të Ramazanit të shpërndajë mbi 5000 pako ushqimore në të gjithë territorin e Maqedonisë së Veriut. Dhënia e ndihmave ushqimore janë shprehje e solidaritetit njerëzorë në këto ditë Ramazani.
Të rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike janë bashkuar sot në brigjet e lumit Osum për të protestuar në lidhje me premtimet e pambajtura të Edi Ramës në 8-vite pushtet. Në formë demostrative ata i janë drejtuar brigjeve të Osumit, për të pushuar në “ishullin imagjinar” të Ramës. Pasi kanë vendosur shezlongët në brigjet e lumit, ata janë shtrirë për të pushuar nē ishullin e Ramës.
Deputetja e LSDM-së, Daniela Markoska ka reaguar në rrjetin social Facebook, pasi gjatë ditës në sallën ku mbahej seanca e Kuvendi, janë shtyrë për mikrofonin me koordinatorin e VMRO – DPMNE-së, Nikolla Micevski. Ajo pretendon se gjatë seancës së sotme parlamentare ka qenë e sulmuar fizikisht, transmeton Portalb.mk. “Jo, deputetët nuk janë shtyrë për mikrofonin. Jo! Unë kam qenë e sulmuar fizikisht dhe verbalisht me qëllim që të më merret e drejta e fjalës dhe me qëllim VMRO – DPMNE të pengojë që qytetarët të marrin ndihmë ekonomike nga shteti! Koordinatori i grupit parlamentar të VMRO – DPMNE-së, Micevski ka…
Shkruan: Arben Taravari Sonte ranë maskat në Kuvend. Talat Xhaferi në kordinim me shumicën parlamentare, shkaktojnë dramë dhe nuk lejojnë votimin e pakos së pestë ekonomike. E gjithë opozita ishte në Kuvend dhe kërkuam që të vendosen në rend dite ligjet për të cilat na akuzuan neve edhe pse ne i tërhoqëm amendamentet dhe votuam në komision. Derisa deputetja Ilire Dauti propozoi vendosjen në votim të masave ekonomike, deputetët e BDI-së i mshonin tavolinës kundër qytetarëve. Pas zhurmës dhe kaosit që e shkaktuan vetë, spikeri i Parlamentit bëri disa drama tragji-komike dhe ndërpreu seancën. Talat Xhaferi paralajmëroi edhe karantinë të…
“Sonte kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi ka ftuar seancë për masën e pestë ekonomike, pikërisht në kohën e iftarit, pra në orën 19.20. Pa dashur të ndërhyj në bindjet e tij për religjionin dhe mungesën e respektit që shpreh kundrejt atyre deputetëve që agjërojnë, nuk mund të mos them se kështu ai dëshiron që kjo masë të kalojë pa praninë e opozitës shqiptare. Sidoqoftë, pavarësisht se fryma jugosllave e përbuzjes së lirisë religjioze vazhdon të jetë e pranishme fuqishëm te partia shqiptare në pushtet, dua të njoftoj opinionin se vota ime ka qenë PËR këtë masë ekonomike. Le t’i mbetet…
Në ditën e dytë të Ramazanit, koha e Iftarit është në 19:20 dhe çuditërisht Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, e ka caktuar seancën e Kuvendit pikërisht në momentin e Iftarit. Burimet brenda Kuvendit, thonë se Talat Xhaferi duke e ditur se deputetët shqiptarë të konfesionit Islam në ato momente janë në shtëpi me familjet e tyre në sofrën e Iftarit, ai pikërisht në momentin kur thirret ezani për të kumtuar kohën e Iftarit e ka konvokuar seancën e 36 për pakon ekonomike. Sipas analistëve kjo flet shumë për tendencën e shumicës parlamentare për të mos e sjellë pakon e pestë…
Është gjetur trupi i pajetë i Stojadin Martinovskit (67), i denoncuar si i zhdukur. Trupin e tij e ka gjetur D.S. deri sa ka kryer punë bujqësore në arën e tij në lagjen Karposh. Ai e ka njoftuar menjëherë policinë, e cila ka konstatuar se bëhet fjalë për 67 vjeçarin Martinovski, i paraqitur si i zhdukur para dy muajve, më datë 15.02.2021. Mjeku kujdestar ka konstatuar se në trupin e të ndjerit nuk ka shenja të dhunës. Hetime në vendin e ngjarjes ka zhvilluar ekip i policisë.
Meqë presioni ndaj spitaleve dhe nga ana tjetër, numri i rasteve të reja të të infektuarve me Covid-19 po bie, a pritet që të kemi lehtësim të masave anti-Covid gjatë festave që vijnë, pashkët dhe Ramazan Bajramit? Në këtë pyetje, është përgjigjur ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe. Thotë se nuk ka kriter tjetër gjatë vendosjes së masave anti-Covid, pos mbrojtja e shëndetit të qytetarëve, ndërkaq njoftoi, se analiza epidemiologjike për masat e reja do të bëhet gjatë fundjavës dhe fillimit të javës së ardhshme. “Nuk do të ketë parametër tjetër apo kriter, përveç mbrotjes së shëndetit. Në këtë kuptim, do…
Ejup Berisha Kërkesat e panumërta dhe apelet e shumta të njerëzve që të ketë politikë më të matur, më të mirë dhe më pozitive në shtet pas një politike të keqe dhe të dalë jashta kontrolli apo të asaj shkatërruese që ishte zbatuar deri para disa kohësh si duket janë të kota dhe nuk po japin asnjëher rezultate konkrete dhe pozitive. Kot debatojnë njohës të mirë të politikës dhe analist politik në këtë temë por edhe qytetarët kot i thejnë dhëmbët duke shprehur dëshira për të pasur politikë të mirë dhe më të matur pasiqë politikë e tillë nuk po…
Petrit Ajeti ka lindur në Gjilan, më 11 tetor 1981. Shkollën fillore dhe të mesme gjimnazin matematiko-natyror i ka mbaruar në Gjilan. Në vitin 2001 ka vazhduar studimet në Akademinë Ushtarake “Skënderbej” në Tiranë. Gjithashtu, ka kryer studimet në nivelin Baçelor në Shkencat Politike në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”. Ajeti ishte bursist i programit të bursave pasuniversitare të BE-së “Young Cell Scheme”, përmes të cilit mbaroi studimet e nivelit Master në fushën e Arteve në Përgjegjësinë Sociale të Korporatave në Universitetin Metropolitan të Londrës në Mbretërinë e Bashkuar. Ajeti ka ndjekur disa programe ndërkombëtare në kuadër…
Kryeministri bullgar, Boyko Borissov njoftoi sot dorëheqjen nga drejtimi i qeverisë së ardhshme, pas një fitoreje të ngushtë të partisë së tij konservatore në zgjedhjet legjislative në fillim të prillit. “Unë nuk do të kandidoj për kryeministër”, tha ai në një video të postuar në llogarinë e tij në Facebook. Ai e shpjegoi vendimin e tij me dëshirën “për të mos përçarë kombin”, ndërsa konsideroi se “nuk kishte njeri më kompetent” se ai për këtë post. “Unë do të paraqes emrin e një kryeministri tjetër, me një orientim të qartë pro-europian dhe pro-NATO”, shtoi tha Borisov, pa dhënë detaje të…

