Deputetja e LSDM-së Daniella Markoska pretendon se ka qenë e sulmuar fizikisht në seancën parlamentare të së enjtes

Deputetja e LSDM-së Daniella Markoska pretendon se ka qenë e sulmuar fizikisht në seancën parlamentare të së enjtes

Deputetja e LSDM-së, Daniela Markoska ka reaguar në rrjetin social Facebook, pasi gjatë ditës në sallën ku mbahej seanca e Kuvendi, janë shtyrë për mikrofonin me koordinatorin e VMRO – DPMNE-së, Nikolla Micevski. Ajo pretendon se gjatë seancës së sotme parlamentare ka qenë e sulmuar fizikisht, transmeton Portalb.mk.

“Jo, deputetët nuk janë shtyrë për mikrofonin. Jo! Unë kam qenë e sulmuar fizikisht dhe verbalisht me qëllim që të më merret e drejta e fjalës dhe me qëllim VMRO – DPMNE të pengojë që qytetarët të marrin ndihmë ekonomike nga shteti! Koordinatori i grupit parlamentar të VMRO – DPMNE-së, Micevski ka qenë agresiv që qytetarët të mos marrin masa ekonomike dhe të ma marrë të drejtën e fjalës. Më pas, Micevski më ka shqetësuar! Ky është shqetësim klasik nga pozicioni i fuqisë së rrejshme opozitae. Por në këtë sjelljen e tyre fshihet pafuqia e tyre! Agresiviteti i DPMNE-së do të dënohet përsëri nga populli”, ka shkruar deputetja në FB.