Në kuadër të përcaktimit të kandidatëve për kryetar të komunave, Bashkimi Demokratik për Integrim, ka marrë vendim për emërimin e katër kandidaturave për katër komuna. Sipas informatave jozyrtare BDI ka marrë vendim që për komunën Zhelinë, kandidat do të jetë Fatmir Izairi, kandidat i BDI-së për komunën Tearcë do të jetë Nuhi Neziri, kandidat në Bogovinë, kandidat i BDI-së do të jetë Besnik Emshiu, ndërsa në komunën Bërvenicë, kandidat i BDI-së është Arkin Jahiji. Prej katër komunave që janë pjesë e rajonit të Tetovës, BDI udhëheq me Komunën e Tearcës. Me komunën e Bogovinës udhëheq kuadri i ASH-së Albon Xhemaili,…
Author: IM
Dështimi i tryezës ndërqeveritare për negociatat, pas Shqipërisë Maqedoninë e Veriut e djeg Bullgaria. Flet për Syri Tv Emad Mehmeti, gazetar:
Kim Mehmeti Policia maqedonase, pa asnjë sqarim, sot i paska hequr mbishkrimet ‘E duam Çamërinë”. E mediat maqedonase qenkan alarmuar nga ‘irredentizmi’ shqiptar, i shprehur nëpërmjet dashurisë ndaj një pjese të vetvetes! Nuk ka dyshim se, sikur të mundej, policia maqedonase do e shlyente nga kujtesa jonë jo vetëm kujtesën për tragjedinë çame, por edhe mbëmendjen për vetveten. Pra do na e ndalonte ta duam gjithë shqiptarinë dhe do na çonte të mburreshim me himnin shtetëror që rrëfen për ‘maqedonasit e kudondodhur, që janë zgjuar dhe luftojnë për të drejtat e tyre”?! Por sidoqoftë, ne shqiptarët e Maqedonisë duhet ta…
Autoritetet policore kanë hequr disa bandorela në disa vende në Shkup, ku këto ditë po organizohet fushata ‘Të dua Çamëri’. Për këtë organizim nëpër çarshinë e Shkupit dhe në pjesë tjera të qytetit janë vendosur bandorela me këtë mbishkrim, ndërsa fushata në fjalë ka për qëllim përkujtimin e të drejtës natyrore të popullit shqiptar çam për tokën e tyre. Erduan Dauti, njëri prej organizatorëve të këtij manifestimi tha se shpreson që ky veprim nga institucionet përkatëse të mos ndikojë tek qytetarët për të mos u bashkuar në marshin e paqes, që do të mbahet ditën e enjte. “Njëra nga aktivitetet…
Mulla Mahmud ef. Asllani, i cili lindi më 15 mars të vitit 1932 në fshatin Çiflik të Tetovës, njihet si një person i cili për çdo ditë që para namazit të sabahut deri pas akshamit ka qëndruar dhe ka mësuar nxënësit në xhami dhe nuk ka marrë asnjë ditë pushim, përveç nga dy ditë gjatë festave të Bajramit. Thuhet se këtë e ka bërë gati për gjysmë dekade, respektivisht që nga viti 1967. Në vitin 2012, Organizata botërore për mësimin e Kur’anit përmendësh, me seli në Xhidde të Arabisë Saudite, e shpalli hoxhën nga Tetova si “mualim më të mirë…
Zëvendësndihmësi Sekretari Shtetëror i SHBA-ve për Evropë dhe Azi, Mathew Palmer në video konferencën për integrimin euroatlantik të Ballkanit tha se është e rëndësishme aderimi i Maqedonisë në BE. Video konferenca për integrimin euroatlantik të Ballkanit ka qenë nën organizimin e organizatës joqeveritare “Greek House Davos”. Siç raporon Zëri i Amerikës, Palmer ka theksuar se SHBA-të synojnë Ballkan Perëndimor të qetë, stabil dhe me prosperitet në BE dhe Bashkimi Evropian janë partnerë në promovimin e stabilitetit dhe luftës kundër korrupsionit në rajon. “Palmer theksoi rëndësinë e përmirësimit të marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës, dhe përshpejtimit të aderimit të Maqedonisë në…
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në emisionin “Klan Debat” përballë gazetarit Seladin Xhezairi ka folur edhe mbi ribrendimin me Agjendën e gjelbet duke përmendur kështu që edhe fuqitë e mëdha kanë dal më pas me të njejtën agjendë duke i kushtuar rëndësi të madhe mjedisit jetësor. “Ky ribrendim na çon më afër NATO-së sepse edhe NATO doli me agjend të gjelbër. Gjithashtu edhe G7 doli pas nesh me ribrendim, doli NATO, doli edhe Edi Rama. Do të thotë ne matemi me këto dhe nuk matemi me LSDM dhe VMRO-në. Ruajtja e ambientit nuk ka përcaktim ideologjik, e…
Nën organizimin e Parlamentit të Republikës së Kosovës, më 12 qershor 2021, u mbajt takimi i Komitetit të Përgjithshëm për Zhvillimin Social, Arsimin, Kërkimin dhe Shkencën në Asamblenë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP), në temën “Sfidat e pandemisë COVID-19 në sektorin e arsimit në rajon dhe përgatitjet për periudhën e pasluftës”. Pjesëmarrës të këtë takim virtual, që u kryesua nga deputeti i Parlamentit të Kosovës, Anton Quni, e i cili njëkohësisht është edhe kryetar i Komitetit të Përgjithshëm të Asamblesë së Përgjithshme të SEECP për Zhvillimin Social, Arsimin, Kërkimin dhe Shkencën, kishte nga këto shtete: Turqia,…
Një grua në Prishtinë e ka rrahur burrin e saj. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i është ofruar ndihmë. Me urdhër të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt, njofton policia në raportin 24 orësh, transmeton Klankosova.tv. Ky nuk është rasti i parë i raportuar se një grua ka rrahur burrin e saj. Kohëve të fundit, janë shpeshtuar sulmet fizike nga gratë ndaj burrave për arsye të ndryshme.
Sonte në një intervistë ekskluzive për emisionin “Target” nga Emad Mehmeti në Almakos, ka folur Sekretari i Përgjithshëm i “Alternativa”, Bekim Saliu. Me të do bashkëbisedojmë për reformat të cilat ndodhën në “Alternativa”, si funksionin koalicioni me Aleancën për Shqiptarët, si dhe për zgjedhjet lokale. – Pse ndodhën pikërisht tani reformat në “Alternativa”? – A do të jetë Bekim Saliu kandidat për kryetar komune i AA-ASH për Çairin? – Si e vlerëson agjendën e gjelbërt të BDI-së? – Çka pritet të ndodh në zgjedhjet lokale? Për t’i mësuar përgjigjet e këtyre pyetjeve nga Bekim Saliu, ndiqeni intervistën e plotë më poshtë:
Siç njoftojnë nga policia, 25 vjeçari nga fshati Llojan të Kumanovës dje duke vozitur me armë ka plagosur një bashkëfshatar. “Dje në ora 19:30 në fshatin Llojan të Kumanovës, V.Ç nga fshati Llojan, duke qenë në automjetin e tij “Opel Astra”, me tabela të Kumanovës, me pistoletë ka gjuajtur drejt Z.I (67) nga i njëjti fshat”, thuhet në njoftimin e policisë. Ata shtojnë se 67 vejçari është plagosur, ndërsa plagosja është konstatuar në spitalin e përgjithshëm të Kumanovës. Këqyrjen e vendit të ngjarjes e ka kryer ekipi i SPB Kumanovë dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit.
Deri në fund të muajit në vend pritet që në vend të arrijnë rreth 600 mijë vaksina, me çka do të rritet dinamika e vaksinimit, përkatësisht brenda dy javësh pritet që të gjith 180 mijë qytetarët e paraqitur të marrin termin për vaksinim. “Insformacioni ynë I fundit është se 100 mijë vaksina Fajzer nëpërmjet sistemit Kovaks do të arrijnë më 28 qershor. Me 27 apo 28 qershor pritet të arrijë gjysma e vaksiniave kineze sinovak, dhe më 30 qershor gjysma tjetër, përkatësisht rreht 500 mijë vaksina.”, tha Filipçe.

