Një banor i Llojanit nga automjeti plagos me armë një person

Një banor i Llojanit nga automjeti plagos me armë një person

Siç njoftojnë nga policia, 25 vjeçari nga fshati Llojan të Kumanovës dje duke vozitur me armë ka plagosur një bashkëfshatar.

“Dje në ora 19:30 në fshatin Llojan të Kumanovës, V.Ç nga fshati Llojan, duke qenë në automjetin e tij “Opel Astra”, me tabela të Kumanovës, me pistoletë ka gjuajtur drejt Z.I (67) nga i njëjti fshat”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ata shtojnë se 67 vejçari është plagosur, ndërsa plagosja është konstatuar në spitalin e përgjithshëm të Kumanovës.

Këqyrjen e vendit të ngjarjes e ka kryer ekipi i SPB Kumanovë dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit.