Author: IM

Në sistemin kombëtar “Termini Im” është vendosur mundësia për dhënien e certifikatës për personat që e kanë kaluar Kovid-19. Certifikata u jepet të gjithë personave të cilët në nëntë muajt e fundit kanë qenë pozitive në Sars-Cov-2 dhe janë regjistruar si raste pozitive në Sistemin kombëtar. Certifikata mund të merret tek mjeku amë ose me paralajmërim në faqen vakcinacija.mk Certifikata është në gjuhën maqedonase dhe angleze, përmban të dhëna për personin (emri dhe mbiemri, numri i identifikimit personal, data e lindjes, gjinia) lloji i testit, data e testimit, data e rezultatit pozitiv, institucioni shëndetësor (laboratori) ku është kryer testi, si…

Lexo më Shumë

Një tërmet me madhësi 4 të shkallës Rihter goditi në 4:45 të mëngjesit në Greqinë veriperëndimore, pranë ishullit të Korfuzit dhe në kufirin me Shqipërinë. Tërmeti ishte në një thellësi prej 1 km, dhe u ndie edhe në rajonet e Ohrit dhe Manastirit. Ky është vetëm një nga tërmetet e pakta që kanë ndodhur në të kaluarën në atë zonë.

Lexo më Shumë

“Ben Blushi në rolin e Drejtorit të Përgjithshëm, vijon të përdorë Top Channel për të sulmuar njerëz të drejtësisë. Pas sulmeve të njëpasnjëshme ndaj Prokurorit të Tiranës, Ervin Karanxha, ky i fundit e ka paditur në SPAK, ish kreun e Libras. Në padinë drejtuar Prokurorisë së Posaçme, Karanxha thekson se Top Channel po ushtron presion në mënyrë të vazhdueshme me informacionet  e pavërteta që transmeton me qëllim denigrimin e figurës së prokurorit dhe gjyqtarit për shkak të ushtrimit të detyrës. Sipas Karanxhës, ky presion i vazhdueshëm ushtrohet për dy arsye. Për shkak të funksionit si Prokuror pranë Prokurorisë së Rrethit…

Lexo më Shumë

Zyrtari i lartë në Ministrinë e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Dritan Ismaili ka bërë sot një gjest human duke dhuruar vullnetarisht gjakë, shkruan portali DOKTOR5. Ai ishte i shoqëruar me bashkëpuntorët e tij të ngushtë. Gjesti i sotëm i dhurimit vullnetar, paraqet një mesazh të fuqishëm human se të gjithë qytetarët e Maqedonisë me shëndet të mirë duhet të dhurojnë gjak për të shpëtuar jetën e pacientëve hallexhinjë. Ndryshe, Dritani ka zgjedhur profesionin e mjekësisë,të cilës ia ka kushtuar gjithë jetën duke qenë i bindur se është i gatshëm që të kontriboj edhe më shumë në pozitën e zyrtarit…

Lexo më Shumë

Një trajtim monografik për historinë dhe arkitekturën e kullave të sahatit në vendin tonë u shtohet botimeve të Fondacionit “ALSAR”. “Kullat e sahatit në Shqipëri”, me autorësinë e Dritan Çokut, sapo e ka parë dritën e botimit. Në mbi 400 faqe trajtohet historiku i këtyre kullave, rrethanat e ngritjes së tyre, tipologjia. Për çdo kullë sahati ka një trajtesë të veçantë. Studimi i botuar është plot me ilustrime, fotografi, skica, të dhëna, e gjithçka tjetër që nevojitet për ta bërë atë të plotë. Parathënia, hyrja, kreu i parë, “Historia e kullave të sahatit dhe rrethanat e krijimit të tyre në…

Lexo më Shumë

Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit mori vendim, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 1,91 % në raport me vendimin e datës 21.06.2021. Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 rriten për 1,50 denarë/litër, ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-Е V) rritet për 1,00 denar/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) rritet për 0,50 denarë/litër, ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i Mazutit М-1 SU rritet për 1,144 denarë/kilgram dhe tani…

Lexo më Shumë

Dje (27-qershor) rreth orës 06:25, zyrtarë policorë të SPB-Tetovë e kanë arrestuar 21-vjeçarin M.K. nga fshati Bllacë e Tetovës, i cili më herët kishte prishur rendin dhe qetësinë publike në një kazino në rrugën “Vidoja Smilevski-Bato” në Tetovë. I njëjti është ndaluar në Stacionin Policor Tetovë dhe ndaj tij do të përgaditur parashtresë adekuate.

Lexo më Shumë

I dhimshëm fati i 20-vjeçarit që humbi jetën në Velipojë, pas përplasjes me armë mes pronarëve Ferracaku dhe Gocaj. 20-vjeçari Myzerim Zeneli kishte vetëm një ditë që kishte shkuar të punonte si kamerier në hotelin e “Gocaj”. Gazetarja Anila Prifti me anë të një postimi në rrjetet sociale zbulon se 20-vjeçari ishte jetim dhe se kishte shkuar të punonte për një të ardhme më të mirë. Gazetarja zbulon se të riut në xhep i janë gjetur vetëm 30 lekë. Ndër të tjera ajo shkruan se Zeneli ishte i treti në radhë që ka humbur jetën pas përplasjes me armë mes…

Lexo më Shumë

Partitë politike tashmë kanë filluar t’i plasojnë emrat eventual për zgjedhjet lokale të tetorit. Beteja më e madhe e kandidaturave për zgjedhjet lokale vazhdon të jetë brenda strukturave të Bashkimit Demokratik për Integrim. Jozyrtarisht, thuhet se lufta më e madhe në BDI, po zhvillohet brenda faksioneve të ndryshme të tyre, në degët Çair, Saraj, Likovë dhe Tetovë. Përkundër përplasjeve në degën e Çairit mes fraksionit të Artan Grubit dhe nënkryetarir Izet Mexhiti, vërehet se në këtë parti po zhvillohet edhe një betejë e ashpër politike e fshehtë në degën e Sarajit. Burime jozyrtare brenda degaës së BDI-Saraj, thonë që së…

Lexo më Shumë

Kryeministri Albin Kurti ka zhvilluar një intervistë për gazetën franceze “Le Monde” ku ka zbuluar edhe detaje nga takimi qe ka pasur në Paris me presidentin francez Emmanuel Macron. Kurti në këtë intervistë ka thënë se Macron e ka pyetur se çfarë mund të japë Kosova në këmbim të njohjes së Serbisë, raporton Gazeta Express. Kryeministri Kurti ka thënë poashtu se i ka kërkuar Macronit që ta lidhë njohjen e ardhshme të Serbisë për Kosovën. “Në nivelin diplomatik, i kërkova Presidentit Macron të lidhte njohjen e ardhshme të Serbisë për Kosovën, edhe për të fituar një ulëse për Kosovën në…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar, se sot në Maqedoninë e Veriut është aksidentuar një autobus me targa të Shqipërisë. Si pasojë, shoferi është lënduar rëndë, ndërkaq 3 udhëtarë kanë pësuar lëndime të lehta trupore. Të gjithë janë nga Shqipëria. “Më 26.06.2021 rreth orës 06.10 në SPB Manastir është denoncuar se në rrugën magjistrale Manastir – Prilep, autobusi me targa të Shqipërisë ka dalë nga korsia. Në fatkeqësi shoferi i autobusit L.M.(48) nga Shqipëria ka pësuar lëndime të rënda trupore, ndërkaq tre udhëtarë M.H.(46), G.M.(37) dhe një 14-vjeçar, të gjithë nga Shqipëria kanë pësuar lëndime të lehta trupore, të…

Lexo më Shumë

Detaje të reja janë mësuar lidhur me 17 kilogram heroinë që u kapën pasditen e sotme në portin e Durrësit, të fshehura poshtë një mauneje. Deri më tani në pranga ka përfunduar shoferi i kamionit, një 48-vjeçar nga Vlora. Ky i fundit ka mohuar katergorikisht se ka pasur lidhje me trafikun e heroinës, duke shtuar se ishte i punësuar dhe se në Itali po shkonte për të marrë mallra. “Nuk kam dijeni për drogën, jam i punësuar, do shkoja për të marrë mallra jashtë,”-tha shoferi i kamionit. Heroina ishte e vendosur në depozitën e kamionit dhe u pikas nga kontrolli…

Lexo më Shumë