Vazhdojmë me mbështetjen për Maqedoninë e Veriut në detektimin, parandalimin dhe likuidimin e organizatave të cilat merren me tregtimin me drogë, deklaruan mbrëmë për MIA-n nga Shërbimi amerikan për luftë kundër drogës (DEA). DEA konfirmoi se nëpunësit e agjencisë janë përfshirë në hetimin e MPB-së dhe Prokurorisë Themelore Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit rreth konfiskimit të 200 kilogramëve marihuanë të premten nga ana e policisë. Vlera e tregut të substancës narkotike të konfiskuar në tregun e zi ëdhtë gati një milion dollarë. Nga DEA nuk dëshironin të komentojnë për rrjedhën e hetimin dhe personat e dyshuar…
Author: IM
VMRO-DPMNE ka vendosur që të tërheq amendamentet në Ligjin për shtetësi. Këtë e ka bërë të ditur koordinatori i grupit parlamentar Nikolla Micevski në një konferencë për shtyp. “Ne si deputetë të VMRO-së dhe Koalicionit, të vetëdijshëm për mungesën e dëshirës për zgjidhje të shpejtë, por edhe për momentin kritik në të cilin gjendet Maqedonia, qytetarët dhe ekonomia, do të tërheqim të gjitha amendamentet në Ligjin për shtetësi me qëllim që të votohet pakoja e masave për ndihmë të qytetarëve dhe ekonomisë”, ka thënë Micevski.
Fejzi HAJDARI Ligjin për shtetësinë nuk mund ta pengojnë maqedonasit. Ligjin për shtetësinë po e pengojnë ata shqiptarë të pushtetit (shqiptarë u thënçin), të cilët me dekada nuk kanë mundur ta zgjidhin këtë problem. Jo se ka qenë shumë problem i rëndë për t’u zgjidhur, por se janë të paaftë dhe qëllimisht e kanë komplikur, për të përfituar nga halli i qytetarëve pa nënshtetësi. Si kanë përfituar nga qytetarët pa nënshtetësi? U kanë marrë ryshfet, që t’ju mundësojnë të realizojnë të drejtën elementare për të pasur shtetësinë e vendit ku kanë lindur, ose ku jetojnë me dekada. Edhe atë jo…
“A e shihni pse Arijanit Hoxha ishte kundër kërkesave shqiptare sot? Skandali: Arjanit Hoxha per 3 muaj e gjysme 23 mije euro per kafe dhe ushqim Arijanit Hoxha ministri i Bujqësisë nga rradhët e Lëvizjes BESA që nga shtatori kur është emëruar si ministër deri më 28 shkurt të këtij viti dmth vetëm për 6 muaj ka harxhuar plot 22.794 euro për kafe, drekë në ambientet e ministrisë së Bujqësisë respektivisht në bifenë Koncept BAR firmë që shërben kafe dhe ushqim që ka fituar tenderin nga qeveria e Maqedonisë. Duke pasë parasysh se që nga viti i kaluar jemi në…
Kur flitet për pandeminë dhe virusin Covid-19 automatikisht, mendja të shkon tek mjekët, sepse janë pikërisht këta persona që janë përballur e kanë luftuar me këtë virus. Por institucionet shëndetësore edhe këtë herë kanë bërë dallime dhe ndarje etnike dhe çmime meritore nuk u kanë ndarë dy infektologëve që kanë qenë në vijën e parë. Në listën e mjekëve që kanë marrë mirnjohje për shkak të luftës kundër Covid-19 mungojnë dy infektologët shqiptar, Ilir Demiri dhe Fadil Cana. Për mungesën e dy mjekve reagime ka pasur shumë në opinonin publik.
“Takim me banoret e Sopotit, të cilët mbi 30 vite e më shumë jetë pa nenshtetesi (pa sigurim social,pa sigurim shëndetësor, pa të drejtë për punësim, pa të drejtë per shkollim,pa passportë, pa…. pa të drejte pë për një jetë me dinjitet) imagjinoni veten tuaj në vend të tyre vetëm për një vit” – shkruan deputeti i ASH-AAA, Abdulla Saliu.
Pas përmbylljes së reformave në parti, ku “Alternativa” zgjodhi Sekretarin e Përgjithshëm, nënkryetarët, Sekretariatin e sekretariateve dhe zëdhënësit e partisë, sot kryetari i partisë politike “Alternativa”, ka zhvilluar takim me kryetarët e degëve të kësaj partie në nivel republikan. “Pas përmbylljes së procesit të reformimit, vijojmë me takim pune me kryetarët e degëve të Alternativës”, ka shkruar Afrim Gashi.
Arben Fetai, zyrtar i Aleancës për Shqiptarët, në emisionin “Ruga Drejtë”, në Alsat-M ka cituar deklaratën e zv.drejtorit Ilmi Selami të dhënë për Neës33 se regjistrimi është shtyrë pas pazareve të pastra politike në mes Zaevit dhe Mickosit. Fetai tha se shtyerja e regjistrimit është tradhëtia e rradhës ndaj mërgatës nga ana e Bashkimit Demokratik për Integrim. Fetai ka pyetur Hanin se, çfarë pazare e çfarë përfitime ka BDI-ja së bashku me LSDM-në dhe VMRO-në. Ndryshe, ditë më parë, zv. Drejtori I entit për statistikë, Ilmi Selami në një prononcim për Neës33 tha se shtyerja e regjistrimit vjen pas pazareve,…
Maqedonia është në rangun e Afrikës Jugore dhe Ugandës sipas përqindjes së personave të vaksinuar. Janë vaksinuar gjithsej 12.100 qytetarë, respektivisht vetëm 0.7% e popullsisë, me çka radhitet mes vendeve ku procesi i vaksinimit është i dobët dhe i ngadaltë. Kryeministri Zaev paralajmëron se deri në fund të prillit do të mbërrijnë mbi 300.000 vaksina të reja. “Presim që muajin prill ta përmbyllim me mbi 300.000 doza të vaksinës dhe edhe një herë do të përsëris prej ku priten këto vaksina. Presim të mbërrijnë sasitë e para, gjegjësisht 651.000 doza nga BE për Ballkanin Perëndimor, ku për vendet tona janë…
Shtetasi turk Sedat Peker i është drejtuar opinionit në Maqedoninë e Veriut lidhur me informacionet e ditëve të fundit për pasaportën e tij false dhe se është larguar nga Maqedonia për shkak se është kërkuar për krime të kryera në Turqi, transmeton gazeta Lajm. Në vazhdim e sjellim demantin e plotë të tij: “Njoftim zyrtar deri te opinioni në Maqedoninë e Veriut. Për shkak të problemeve shëndetësore të shkaktuara nga virusi ‘Kovid 19” nuk pata mundësi të ndajë kohë për përpunim të lejes sime për qëndrim në Maqedoninë e Veriut, ku kam qëndruar. Me arsyetim se nuk mundem të qëndroj…
Pas tetë viteve që kur u largua nga Maqedonia e Veriut, si duket brendi i njohur për ushqime të shpejta “McDonald’s” do të rikthehet në vendin tonë. Kështu shkruan portali Faktor duke u bazuar në burime të veta. Edhe pse vazhdimisht hapen operatorë për ushqim të shpejtë, megjithatë për shumicën e adhuruesve të ushqimit të shpejtë “McDonald’s” është vendi i preferuar.
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në konferencën e sotme për shtyp njoftoi se pas vlerësimit të Agjencisë Evropiane të Barnave (EMA) për vaksinën e Astra Zeneca kundër Covid-19, autoritetet në vend kanë marrë vendim që me këtë vaksinë të imunizohen vetëm personat më të vjetër se 60 vjet, shkruan Alsat.

