Arben Fetai, zyrtar i Aleancës për Shqiptarët, në emisionin “Ruga Drejtë”, në Alsat-M ka cituar deklaratën e zv.drejtorit Ilmi Selami të dhënë për Neës33 se regjistrimi është shtyrë pas pazareve të pastra politike në mes Zaevit dhe Mickosit.
Fetai tha se shtyerja e regjistrimit është tradhëtia e rradhës ndaj mërgatës nga ana e Bashkimit Demokratik për Integrim.
Fetai ka pyetur Hanin se, çfarë pazare e çfarë përfitime ka BDI-ja së bashku me LSDM-në dhe VMRO-në.
Ndryshe, ditë më parë, zv. Drejtori I entit për statistikë, Ilmi Selami në një prononcim për Neës33 tha se shtyerja e regjistrimit vjen pas pazareve, Zaev Mickoski e nuk është e vërtetë se shtyerja ka ndodhur për shkak të shkaqeve mjekësore./News33/