Author: IM

Maqedonia e Veriut dhe Greqia të premten nënshkruan në Athinë marrëveshjen për ndërtimin e gazsjellësit mes dy shteteve. Me realizimin e projektit, Maqedonia e Veriut bëhet korridor energjetik për shtetet tjera si Kosovën, Serbinë dhe tërë rajonin e Ballkanit Perendimor, të cilat do të mund të furnizohen me gaz natyror. Marrëveshja ofron mundësi për më shumë burime të gazit, pra rajoni nuk do të varet vetëm nga burimet ruse të gazit natyror. Marrëveshja u nënshkrua nga ministri grek i Mjedisit dhe Energjisë, Kostas Skrekas dhe ministri i Ekonomisë i Maqedonisë së Veriut, Kreshnik Bekteshi. “Kjo marrëveshje është e rëndësishme për…

Lexo më Shumë

https://youtu.be/FLPNfxwuHpc Mijëra qytetarë që kanë dorëzuar kërkesë për legalizim të objekteve të tyre deri në vitin 2018, do të kenë edhe 5 vjet afat që t’i marrin dokumentet. Kjo do të thotë se do të vazhdohet afati për legalizim të objekteve pa leje, të ndërtuara deri në vitin 2011, ndërsa do të vlejë vetëm për lëndët, dokumentet e të cilave janë dorëzuar në komuna deri në 2018. “Ky ligj është si kërkesë e shumë qytetarëve të cilët gjatë kësaj periudhe, respektivisht nga tre marsi 2021 u paraqit një vakum juridik për lëndët të cilat ishin aktive. Ky ligj vlen vetëm…

Lexo më Shumë

Ministri i shëndetësisë Venko Filipçe edhe njëherë ka ripërsëritur qëndrimin e tij se për momentin gjendja në vend është stabile dhe se nuk ka nevojë për masa restriktive. “Lidhur me masat vlerësojmë se nuk ka nevojë, tani për tani gjendja është e qetë. Fokusi duhet të jetë në imunizimin e popullatës dhe jo në masat restriktive. Ne vitin e kaluar ishim të mbyllur dhe nuk dëshirojmë që kjo të përsëritet, nuk dëshirojmë të jetojmë të mbyllur. Ne po punojmë që valën tjetër ta presim të përgatitur”, tha Venko Filipçe, ministër i shëndetësisë. Ndërkohë ministri Filipçe njoftoi se po shqyrtohet mundësia…

Lexo më Shumë

“ Ngjarjet e Gostivarit më 1997 janë dëshmi se jo shumë moti në vendin tonë shqiptarët vriteshin, burgoseshin dhe vriteshin vetëm sepse e valonin flamurin e tyre kombëtar. Dhe, vrasësit dhe ushtruesit e dhunës nuk janë të panjohur dhe anonimë. Kush e harron të kaluarën, ajo i përsëritet.” shkruan Afrin Gashi kryetar i “Alternativa”.

Lexo më Shumë

Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar raportet për klimën investuese, ku thuhet se Republika e Maqedonisë së Veriut për vitin 2021 në  zbatimin i ligjeve anti-korrupsion ka qenë e dobët në disa momente dhë në mënyrë selektive synonë kritikët qeveritarë dhe shkelësit e nivelit të ulë. Sipas raportit të DASH, në përgjethësi në vendin tonë është e lehtë të udhëhiqet bizenes dhe kornizat ligjore në masë të madhe janë në pajtim me standartet evropiane, por, korrupsioni është problem i vazhdueshëm për vendin tonë. Në këtë raport gjithashtu është cekur se ka pasur akuza të besueshmë në korrupsion në polici, gjyqësi…

Lexo më Shumë

Në këtë moment është në zjarr aktiv, i cili është vënë nën kontroll të plotë edhe atë në rajonin e Komunës së Likovës, më saktë në pyjet e Karadakut të Shkupit, informoi u.d. drejtor i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Stojançe Angellov në konferencën e sotme për shtyp. Gjatë ditës së djeshme ka pasur gjashtë zjarre më të mëdha aktive në qiell të hapur, ndërsa në dhjetë ditët e fundit ka pasur mbi 20 zjarre në qiell të hapur edhe në komunat Çashkë, Makedonski Brod, negotinë, Miravc të Gjevgjelisë… Shkaqet më të shpeshta për paraqitjen e zjarreve, informoi Angellov, është…

Lexo më Shumë

Disa vende e vendosin vaksinimin  e fëmijëve  kundër Kovid-19 si të obligueshëm gjegjësisht ato  nuk do t’i marrin fëmijët e shkollës nëse nuk janë vaksinuar.  Tek ne nuk do të jetë i obligueshëm vaksinimi kundër Kovid-19 për fëmijët, theksoi sot ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas vizitës së spitalit “Shën Erazmo” në Ohër. Ai dje deklaroi se prej të hënën do të fillojë vaksinimi në terren, do të lejohet vaksinimi i fëmijëve prej 12 deri në 16 vjet me vaksinën e “Fajzer”, që për momentin është vaksina e vetme e cila është e…

Lexo më Shumë

Sekretari gjeneral i RYCO, Albert Hani, të pranishmit uruan Albert Hanin për zgjedhjen si sekretarë në zyrën regjionale për bashkëpunim rinorë. Në pikën 49,50,51,52,53,54 raporti i samitit të berlinit përshkruan kërkesat e Forumit për bashkëpunim rinorë RYCO shkruan TOP24. 50. Pjesëmarësit e konfirmuan mbështetjen e tyre RYCO dhe potencuan rolin kyç që zyra e luan në përmirësimin e bashkëpunimit mes të rinjëve në regjion si një shtytës i marëdhënieve të mira mes vendeve fqinjësore, bashkëpunimit, harmonisë dhe ndërtimit të paqes. Ata i përshëndetën tentimet e zyrës për vendosjen e një skeme regjionale për shkëmbim shkollorë. Me sigurimin e mbështetjes së…

Lexo më Shumë

Prej sot nis shtypja e pasaprotave me emrin kushtetues të shtetit. Qytetarët që do të aplikojnë për marrje të tyre, në to dë figurojë emir i ri Republika e Maqedonisë së Veriut. Bazuar në ligjin për zabtimin e marrëveshjes së Prespës të nënshkuar mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, të gjithë qytetarët deri në shkurt të vitit 2024 do të duhet të ndryshojnë të gjitha dokumentet personale pavarësisht periudha e vlefshmërisë së tyre. E ky ndërim i dokumenteve do të paguhet nga vetë qytetarët. Këto të fundit që ishin sot për të aplikuar për tu pajisuar me dokumente u ankuan…

Lexo më Shumë

Kryeministri kroat, Andrej Plenkoviq sot mori pjesë në samitin virtual të Procesit të Berlinit, në të cilin liderët e vendeve–anëtare biseduan për progresin dhe sfidat aktuale të bashkëpunimit rajonal në Evropën Juglindore. Në takimin, i cili u mbajt nën presidencën e Gjermanisë, presidentët dhe qeveritë e Procesit të Berlinit biseduan për gjithçka që është arritur në ekzistimin shtatëvjeçar të kësaj iniciative diplomatike, qëllimi i së cilës është që të afrohet Ballkani Perëndimor drejtë integrimeve evropiane. Plenkoviqi theksoi se Kroacia e mbështet vazhdimin e politikës së zgjerimit, të bazuar ndaj meritave individuale të secilit vend, që ishte konfirmuar edhe në samitin…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Maqedonisë Veriore Zoran Zaev deklaroi sot se procesi i Berlinit ka arritur të çojë përpara bashkëpunimin rajonal ekonomik. Ai në samitin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, i cili u hap nga kancelarja gjermane Angela Merkel, falënderoi BE për mbështetjen e procesit gjatë shtatë vjetëve të fundit. “Procesi i Berlinit me të vërtetë ka arritur të lëvizë Ballkanin Perëndimor në drejtimin e duhur, sidomos në lidhje me bashkëpunimin rajonal ekonomik. Në këtë kontekst duke shikuar prapa kur dy vjet më parë vendosëm të ulnim çmimet e roaming në rajon, askush nuk mendonte se do të kishim rajon me tarifa…

Lexo më Shumë

Partia maqedonase në pushtet LSDM, do ta pranojë rezolutën e OBRM-PDUKM-së për negociatat me Bullgarinë, të cilën opozita maqedonase do ta dorëzojë në Kuvend. Zëdhënësi i LSDM-së Kostadin Kostadinov, në konferencë për shtyp sot the se identiteti dhe gjuha maqedonase nuk do të jenë kushte për integrimin evropian të shtetit, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Pozicionet e LSDM-së në lidhje me gjuhën maqedonase dhe identitetit maqedonas janë të qarta si kristali dhe shpeshherë deri më tani janë thënë në opinion. Edhe popullit tonë edhe tërë opinionit ndërkombëtar. Nëse Hristijan Mickoski dhe OBRM-PDUKM nuk janë të sigurt në këtë, nëse iu duhet dëshmi…

Lexo më Shumë