Përqindja e personave të sëmurë të cilët janë rivaksinuar është me të vërtetë shumë e vogël, rreth 0,02 për qind. Nga gjithsej 330 mijë të rivaksinuar, 92 pacientë janë të sëmurë nga Kovid-19. Kjo është edhe një dëshmi për atë se sa ka efekt vaksina, deklaroi sot ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe. Ai ju bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të dinë dhe të jenë të vetëdijshëm se vaksinimi është mënyra e vetme që të ndryshojë pasqyra e pandemisë. Ministri sot theksoi se në përgjithësi mirë po realizohet procesi gjithëpërfshirës i vaksinimit. Sot pritet të tejkalohet numri prej 500 mijë…
Author: IM
“ Sonte, në një atmosferë impozante e formalizuam degën e Zhelinës, ku për kryetar të degës zgjodhëm Ismen Kasamin nga f.Llërcë të komunës së Zhelinës. Alternativa po dëshmon që është zë i fuqishëm edhe në këtë komunë. Jam tepër i bindur, që surpriza e radhës në zgjedhjet lokale të tetorit do të ndodh me fitoren tonë në Komunën e Zhelinës” – shkruan kryetari i Alternativa, Afrim Gashi.
Skender Shatri, një nga udhëheqësit e Lëvizjes për Pavarësinë e Kosovës, e akuzon Ambasadorin e Maqedonisë në Kroaci, Milaim Fetai për bashkëpunim me shërbimin sekret ushtarak, KOS, derisa shërbenin së bashku në ish-Ushtrinë Jugosllave në vitin 1985. Shatri bëri akuza të tilla në fillim të korrikut ndërsa po fliste në televizionin Klan Kosova, ku ai foli për trajtimin e ushtarëve shqiptarë të Kosovës nga ushtria Jugosllave. “Mbaj mend një rast kur inteligjenca ushtarake më dërgoi një djalë të më ndiqte. Milaim Fetai, nga zona e Gostivarit, nga fshati Cegran, kishte përfunduar studimet në Kroaci. Ai kishte përfunduar studimet e tij…
Zëvendësprokurori komunal Slavko Pranjiq ka folur pas hetimeve të para rreth aksidentit tragjik në Kroaci të autobusit të linjës Frankfurt-Kroaci. “Sipas fakteve të vërtetuara deri më tani, bëhet fjalë për një autobus që ka dal jashtë rrugës. Autobusi udhëtonte nga Frankfurti për në Prishtinë. Drejtuesi i autobusit u kap në vendin e ngjarjes, ndërkohë u arrestua, po ndërmerren veprime të tjera provuese për fillimin e procedimit penal”, tha fillimisht ai, shkruan Dnevnik.hr. “Shoferi u arrestua nën dyshimin për drejtimin e një automjeti në një mënyrë që lëvizte në mënyrë jo të duhur, ai nuk e përdori shiritin e trafikut, duke…
Dhjetë persona kanë vdekur dhe mbi 40 të tjerë janë plagosur të dielën, pas daljes nga rruga të një autobusi me targa të Kosovës, në autostradën afër Sllavonski Brodit në Kroaci. Vëllai i vogël i shoferit që ka humbur jetën në këtë aksident, Ilir Sylmetaj, thotë se rreth orës 8:30 janë njoftuar nga agjencioni ku ka punuar së vëllai i tij nuk i ka mbijetuar aksidentit. “Sot në mëngjes para orës 6:00 kemi kontaktuar me vëllai dhe na ka njoftuar se kanë arritur shëndoshë e mirë në Austri”, ka treguar për RTV Dukagjinin, Ilir Sylmetaj. “Gjatë ditës kemi bërë apel…
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti arriti në Slavonski Brod rreth orës 20:00 she shkoi me Kryeministrin Andrej Plenković për të vizituar udhëtarët e plagosur në aksidentin e tmerrshëm që la pas 10 viktima. Pasi vizituan të plagosurit, të dy dolën në një deklaratë për mediat. Kurti shprehu ngushëllimet për familjet e viktimave dhe u uroi shërim të shpejtë të plagosurve. “Kjo është një ditë e vështirë për njerëzit tanë,”-tha Kryeministri Kurti dhe falënderoi të gjithë në Kroaci që u kujdesën për viktimat. “Unë dua të shpreh ngushëllimet e mia në emër të Qeverisë dhe popullit Kroat për të gjitha familjet…
Kryetari i Degës së Aleancës për Shqiptarët në Çair, Zudi Koka, ka reaguar ndaj neglizhencës së Qeverisë dhe funksionarëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut karshi tragjedisë së bashkëkombasve nga Kosova. Postimi i plotë: Zudi Koka, kryetarë i Degës së ASH – Çair: “Fat në fatkeqësi është që Kosova ka një Qeveri dhe institucione efikase që maksimalisht u angazhuan për të menaxhuar tragjedinë me autobusin në Kosovë. Por, duke patur parasyshë të kaluarën e përbashkët, solidarizimin e ndërsjellë në kohëra të vështira, do të ishte e udhës që Qeveria e Maqedonisë së Veriut, ambasada jonë në Zagreb, ose të paktën ministrat…
Ishte e dhimbshme për të parë lotët dhe për të dëgjuar britmat e familjarëve të personave që vdiqën në aksidentin e sotëm. Ata mbërrinë në spital pasditen e së dielës për të identifikuar të dashurit e tyre, shkruan mediumi kroat, Jutarnji.hr. Dhjetë prej tyre vdiqën në vend, dhe megjithëse fillimisht ishte e vështirë për t’i identifikuar, disa orë pas tragjedisë, policia arriti të bënte lidhjen e viktimave me dokumentet e tyre. Ndërkohë është bërë identifikimi i dy personave të tjerë, familjarët e të cilëve, për arsye të kuptueshme, nuk ishin në gjendje të flisnin. Ata thjesht po kërkonin ngushëllim te…
Ministri aktual i Ministrisë së Informatikës Jeton Shaqiri do të jetë kandidat i BDI-së, për komunën e Strugës, njofton News33. Këtë lajm e konfirmojnë burime të sigurta brenda Bashkimit Demokratik për Integrim. Thonë se kandidatura e Shaqirit vjen pas anketave të realizuar në teren.
“ Keq për një plak flokëthinjur me ra në këtë derexhe. Vitin e kaluar u tha shqiptarëve “ja kryeministri shqiptar” (foto 1), duke bërë me shenjë kah kryetari i SDSM-së, Zoran Zaev, pa u skuqur fare, ndërsa sivjet, si në kohët e dashurisë së Enver Hoxhës për Shokun Miladin Popoviq, u thotë shqiptarëve se “pavarësisht se ju kam mashtruar vitin e kaluar me gënjeshtrën ‘kryeministri shqiptar’, këtu e kam Shokun Zoran për t’i bërë betejat e radhës” (foto 2)” – shkruan Faton Fazliu, anëtar kryesie i Alternativa.
Kurban Bajrami është festë e sakrificës, e devotshmërisë njerëzore dhe e shprehjes së solidaritetit me të tjerët. Mishi i kurbanit të prerë ndahet për ta ndarë sakrificën dhe kënaqësinë e festës me njerëzit që na rrethojnë. Gëzimin e Kurban Bajramit duhet ta ndiejë çdokush! Dhe si për çdo Kurban Bajram, në 15 vite aktivitet, Fondacioni ALSAR e ka treguar solidaritetin me njerëzit në nevojë me shpërndarjen e mishit të kurbanit për mijëra familje anekënd vendit. Ajo çka mund të duket si një ndarje e thjeshtë mishi kurbani është një proces i gjatë dhe i lodhshëm disaditor, i ndërmarrë me qëllimin…
Kryeministri i vendit Zoran Zaev, me anë të një postimi në facebook, ka njoftuar se ka pasur takim me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti dhe se janë dakorduar që LSDM-ja dhe BDI-ja bashkërisht të shkojnë në zgjedhjet lokale. Sipas Zaevit, qëllimi i këtij koalicioni parazgjedhor është që të përfshihen sa më shumë parti politike nga koalicioni qeveritar. “Vijojnë procedurat për përzgjedhjen e kandidatëve më të mirë të cilët do të jenë personalitete që dinë dhe që janë të përgatitur për ta dhënë rezultatin më të mirë për qytetarët e çdo qyteti, çdo fshati dhe çdo lagje. Mbështetjen e ndërsjellë në…

