Qytetarët e Maqedonisë së Veriut prej sot mund të udhëtojnë në Greqi me testin e ashtuquajtur “rapid test” për Covid-19. Rapid testi e ka miratimin e OBSH-së dhe jep Brenda 5 minutave përgigjen nëse je i infektuar nga Covid-19. Mjaftojnë disa pika gjaku të pacientit dhe mjekët brenda një kohe rekord arrijnë të kuptojnë neës ka prani të Covid-19. Ky test vlen edhe për të huajt e tjerë që hyjnë në vend.
Author: IM
Zëvendësministri i transportit dhe lidhjeve Bekim Rexhepi në TVM2 në emisionin Ritmi i ditës shpjegoi për koridorin e 8 ku tregoi për projektin e koridorit 8 ku tha është ëndër jo disa vjeçar por qindra vjeçar. Para disa muajve kam hasur në disa të dhëna se ideja është gjithësej 160 vjeçar si projekt madhor, koridori 8 ka ndikim në ekonominë e vendit dhe është urë lidhëse e R.Maqedonisë së Veriut mes vendeve të ballkanit. Kundërshtarë të këtij projekti kanë qenë “luftërat”, pushtetet jo stabile. Është korridor strategjik, ndërkombëtar, pan-evropian. Me këtë korridor do të jetë një qarkullim më i lehtë…
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në bulevardin Hristijan Todorovski Karposh disa qaste më parë. Dy makina janë përplasur, ndërsa si pasojë e aksidentit ka edhe persona të lënduar. Policia ka dalë në terren për të bërë ekspertizë. Gjatë ditës do të ketë informacione lidhur me aksidentin.
Kryetari i partisë Alternativa, Afrim Gashi tha se ata kanë filluar bisedimet dhe takimet me partinë, Aleanca për Shqiptarët, që në zgjedhjet lokale të dalin bashkërisht. “Siç e dini edhe ju edhe opinioni ne në prag të zgjedhjeve parlamentare realizuam një koalicion i cili në parim nënkuptonte edhe dalje të përbashkët edhe në zgjedhjet lokale. Atëherë nuk jemi marrë vesh natyrisht për detaje. Në këtë kohë përderisa kemi funksionuar si opozitë e bashkuar në parlament kemi pasur raporte të shkëlqyera, punë të përbashkët ekipore dhe mendojmë se ka plotë arsye që të shkojmë bashkërisht edhe në zgjedhje lokale”, tha kryetari…
Amir Bilalli E njohur është barcoleta me Mahatma Gandhin, i cili kishte pas ndjekur mësimet në një kolegj anglez, ku mësimdhënës kishte edhe një profesor racist me emrin Peters, i cili shpesh nënçmonte Gandhin. Një here në klasë iu pat drejtuar: “Gandhi, nëse në rrugë gjen një thes tru dhe një thes me para, cilin do ta kishe marrë ti?”. Gandhi pa menduar shumë tha se do e merrte thesin me para. “E shifni logjikën e tij? Kurse unë do ta merrja thesin me tru” – komentoi profesori – “. Në te Gandhi kishteshtuar: “Sigurisht se çdokush merrë ate që…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka informuar se në takimin e sotëm me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq të mbajtur në selinë e BE-së në Bruksel ka dhënë katër propozime ku tre janë refuzuar, ndërsa për një nuk ka marrë përgjigje. Siç ka shkruar Kurti në ueb faqen e tij zyrtare në Fejsbuk, ai në takimin me Vuçiqin ka shprehur gatishmërinë për udhëheqjen e dialogut që do të rezultojë me njohjen reciproke të dy vendeve. Nuk u pajtuam për agjendën e dialogut të ardhshëm. Unë bëra katër propozime në këtë takim, ka shkruar Kurti që sipas tij janë: -Gjashtë shtetet…
Të premten më datë 05.06.2021 u bë hapja solemne e “Art Beddings” si distributer të dyshekëve BAMBI. Në ceremoninë e hapjse ishin prezent Ambasadori i Republikës së Turqisë z. Oğuzhan Berber, Koordinatori i TIKA Halim z.Ömer Söğüt, Përfaqësuesi i Vendit të Fondacionit Maarif në Maqedoni Veriore Mustafa Dillioğlu, Presidenti i MATTO z. Aydoğan Ademovski si dhe Anëtarët e Bordit të drejtuesve të Dyshekëve BAMBI z.Emre Gökmen, z.Barış Kara dhe z.Burak Taşbakan. Duke folur në emër të Art Beddings në hapjen, z.Onur Kerim tha, “Sot është një ditë e veçantë për ne, ne hapëm Zyrën Përfaqësuese…
Rishikimi i projektit kundërthënës “Shkupi 2014” ka mbetur në harresë. Edhe pse qeveria premtoi largimin e përmendoreve joligjore nga sheshi i Shkupit, një gjë e tillë nuk ndodhi. Këshilltari i kryeministrit Zaev për urbanizëm dhe ndërtimtari Mirosllav Gërçev, i cili është kryekoordinator i grupit të punës për rishikimin e projektit thotë se institucionet kompetente nuk kanë vullnet politik që të veprojnë mbi elaboratet e tyre. “Komisioni që punonte në Ministrinë e Kulturës nuk është aktive prej një viti e gjysmë. Elaboratet që i kemi bërë me dokumentacion preciz të jashtëligjshmërisë dhe dëmeve që janë bërë me përmendoret e kemi lënë…
Sot është mbajtur edicioni i 19-të i Takimeve Ndërkombëtare Letrare “Azem Shkreli” në Pejë të Kosovës. Si fitues i çmimit “Azem Shkreli” edicioni i XIX-të, shkrimtari Kim Mehmeti, ka deklaruar: “Çmimet nuk na takojnë neve që i marrim sot, por edhe atyre që na drejtuan rrugën, që të arrijmë deri te këto mirënjohje. I falenderoj ata që më nxisnin të ecja udhës sime po aq sa edhe këta qe ma ndan këtë çmim!”
Fatmir Izairi do të jetë kandidati i BDI-së për Komunën e Zhelinës, në zgjedhjet lokale që do të mbahen në tetor. Këtë e ka bërë të ditur vetë ai, nëpërmjet një postimi në Facebook, ku ka shkruar se pas dakordimit me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti, janë pajtuar që ai të jetë kandidati për kryetar të Zhelinës. “Sot u dakorduam me propozimin e kryetarit Ahmeti, për të qenë pjesë e garës në zgjedhjet lokale për kryetar të Komunës së Zhelinës nga radhët e BDI-së. Ky propozim sigurisht duhet të aprovohet në degë dhe këshillin e përgjithshëm! Na priftë e mbara!”,…
Trupi i pajetë që u gjet dje në Ulqin është i ish-shefit shqiptar të anti-drogës, Rudolf Dofi Elezoviç. Autoritetet fqinje e konfirmojnë. Natën e kaluar, anëtarët e policisë kufitare gjetën trupin e pajetë të oficerit të policisë Rudolf Elezović në lumin Bojana, zhdukja e të cilit u raportua më 27 maj. Institucioni i Policisë shpjegoi se prokurori i shtetit në Prokurorinë e Lartë të Shtetit në Podgoricë u informua për ngjarjen dhe urdhëroi që trupi të dërgohet për autopsi në mënyrë që të përcaktojë shkakun e vdekjes. “Autopsia u krye dhe zbulimi drejtohet nga Zyra e Prokurorit të Lartë të…
Ministria e shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë bërë 2.411 testime ndërsa janë evidentuar 18 raste të reja me koronavirus. Në 24 orët e fundit vetëm një person ka humbur jetën nga kovid-19. Bëhet fjalë për një 61-vjeçar nga Shkupi. Janë shëruar 31 persona.

