Kryetari Zaev nga Vrapçishti porositi: #LSDM investon në të tashmen dhe të ardhmen, ndërsa VMRO-DPMNE shpërbën dhe përçan vendin. Unë personalisht bashkë me qeverinë qendrore do të mbështesim fuqishëm Xhezminë, për të realizuar vizionin e tij për vlera të reja dhe një cilësi të re të jetës për të gjithë në Vrapçisht, sepse siç e dini, dhe Xhezmiu e di – qeveria lokale për vite me radhë këtu nuk dëgjoni nevojat tuaja, as nuk punon për to. Ne zgjidhim probleme të cilat kanë ekzistuar me dekada, opozita në nivel qendror i krijon ato! Ne bashkohemi, ata përçajnë. Ne promovojmë “Një…
Author: IM
Kandidati për qytetin e Shkupit nga radhët e PLD-RDM, Arben Beni Shaqiri ka akuzuar të parin e Shkupit, Petre Shilegov se nuk e din asnjë fjali shqip dhe se katër vitet e fundit asnjëherë nuk ka qenë në Çair. “Unë jam këtu që qytetarët të kenë zgjedhje. Në rast se duan të votojnë për Benin ok. Nëse duan ta kenë Shilegovin edhe katërt vjet i cili dy ditë nuk doli prej Çairit. Besoj se asnjë fjali nuk e din shqip që është tepër ofenduese. Të paktën t’i përshëndet njerëzit. Edhe garantoj se 4 vitet e fundit, ndoshta asnjëherë nuk ka…
Kandidati për qytetin e Shkupit nga radhët e PLD-RDM, Arben Beni Shaqiri, tha se nuk mund ta sheh rrugën e “Cvetan Dimovit” si në Palestinë. Ai gjithshtu tha se Çairi është një prej lagjeve më të mira dhe me të bukura të Shkupit. “Të flasim pa doreza. Nuk mund ta shikoj, edhe pse nuk vij shumë shpesh, mirëpo dy tre herë në javë e kaloj rrugën “Cvetan Dimov”, shkoj në Çair se këtu i kam shokët, këtu kam familjen. Në fund të fundit, shkoj tek varrezat ku e kam babën, ku i kam tezet për ta këndu një dua. Dhe…
Emrush Suma nga Kosova i njohur si komandant Hoxha sot ishte për vizitë në Çair për ti dhënë përkrahje kandidatit tē Ash-Alternativa Bekim Salit. Bekim Sali ne rrjetin e tij social facebook shkruan: ”Një takim miqësor me Emrush Suma dhe Zudi Enuzi Koka. Faleminderit komandant për përkrahjen, gjithmonë ke qenë fitimtar”
Kandidati për qytetin e Shkupit nga radhët e PLD-RDM, Arben Beni Shaqiri, tha se Shkupi është bërllogu më i madh prej të gjitha metropoleve. “Qyteti i Shkupit është bërllogu më i madh prej të gjitha metropoleve. Nuk keni nevojë të shkoni te Drislla. Drisllën e keni në Qendër. Ky është një kaos i cili nuk është i lejueshëm. Është i ofenduar për popullin. Në fund të fundit në shekullin 21, duke i pasë të gjitha ato resurse që i kemi dhe të jetë qyteti aq iu flliqur, nuk ka asnjë arysetim”, tha Beni Shaqiri.
Shkruan: Sefer Tahiri Dy lajme kohëve të fundit në kontekst të përfaqësimit më të madh të grave në sferën politike kanë tërhequr vëmendjen e mediave dhe rrjedhimisht edhe të opinionit publik. I pari i përket rrafshit ndërkombëtar, ndërsa i dyti atij rajonal – ballkanik. Islanda bëhet shteti i parë evropian me shumicë parlamentare, në të cilën numër më të madh kanë gratë. 33 nga 63 vende në Kuvend ose 52 për qind i fituan gratë dhe rritja është për 9 vende deputetësh, krahasuar me zgjedhjet e fundit në vitin 2017. Asnjë vend tjetër në Evropë nuk e ka kaluar pragun…
Në pyetjen “Si ju pëlqen ideja e emërimit të një shqiptari për nënkryetar të qytetit” e parashtruar nga një gazetarë gjatë ditës së sotme, kandidatja Danela Arsovska fushata e së cilës financohet nga VMRO-DPMNE, u përgjigj se kjo nuk është një ide e re. Nga ana tjetër, Petre Shilegov në konferencën e djeshme premtoi se po të mer mandatin e dytë do të emërojë përsëri nënkryetar shqiptar. Në përgjigjen e saj Arsovska tha “Nuk e di pse kombësia duhet të jetë ndonjë predispozitë për të mare ndonjë pozitë… Personalisht do të angazhoja edhe nënkryetarë shqiptarë, edhe turk,edhe boshnjak, por edhe…
Ambasadorja e SHBA-së në Maqedoninë e Veriut, Kejt Bërnz, ka deklaruar se qëllimi I SHBA-së është që ta shoh Maqedoninë e Veriut të integruar plotësisht në Bashkimin Evropian. “Jo kohë më parë, me ndihmë të SHBA-së, ishim dëshmitarë të marrëveshjes mes Estonisë dhe Maqedonisë së Veriut për ndihmë në zhvillimin e kornizës ligjore dhe udhërrëfyesit për digjitalizim. Estonia ka përvojë të madhe në e-qeverinë dhe me digjitalizimin e shërbimeve”, ka deklaruar Bërns në Samitin për Ballkanin Perëndimor të “Ekonomist” që mbahet sot në Shkup.
Kryetarja aktuale e Tetovës dhe kandidate për mandat të ri, Teuta Arifi sot me përfaqësues të bashkësisë TI debatoi për digjitalizimin e shërbimeve të cilat i ofron vetëqeverisja lokale. “Procesi i digjitalizimit është i rëndësishëm, gjysmën e mandatit të Këshillit kishim E-këshill dhe dëshirojmë të bëjmë ende shërbime që të jenë në formë elektronike. Në dhjetor duhet të fillojë projekt për digjitalizim të plotë të Komunës së Tetovës. Kjo bashkësi është e rëndësishme për ne sa i përket shkëmbimit të ideve dhe udhëzimeve për digjitalizim sa më të madh të shërbimeve komunale”, tha Arifi. Në kuadër të fushatës, Arifi sot…
Një nga njollat më të zeza të qytetit gjithë këto vite pa dyshim që eshte keqmenaxhimi me grumbullimin e berllogut. Me rritjen e konsumit edhe sasia e bërllogut është rritur dukshëm, ndërsa Komuna e Tetovës ka qenë e papërgaditur dhe pa vizion për tu përballuar me këtë problem për të ofruar zgjidhje. Kjo gjendje është bërë e padurueshme për të gjithë qytetarët. Në Këshillin e ri një nga pikat kryesore në kuadër të ambientit të pastër do të jetë prioritet zgjidhja e këtij problemi. Me planifikim strategjik dhe dije bëhet. Një energji e re mund t’a bëjë Tetovën më të…
Sonte, gjatë tubimit qendror të koalicionit AAA-ASH në Çair, fjalë rasti kishte koordinatori i Grupit Parlamentar i koalicionit Alternativa & Aleanca për Shqiptarët, Skender Rexhepi – Zejdi. Në fjalën e tij para mijëra aktivistëve dhe simpatizantëve të koalicionit, deputeti Rexhepi mes tjerash tha: “Kjo atmosferë që po mbizotëron sonte në Çair dëshmon edhe njëherë se bastion i palëkundur i koalicionit tonë është pikërisht Çairi. Ne jemi fuqia e ndryshimit. Çairi meriton që Bekim Sali të jetë kryetar i saj, i cili idealin e koalicionit e shëndërron në shërbim të popullit. Bekim Sali po sjell mirësi, bekim dhe buzëqeshje për Çairin…
Kandidati i pavarur për komunën e Kërçovës Fatmir Limani, dje ka qëndruar përsëri në vizitë në Zajaz të Kërçovës, nga ku ka prezantuar platformën e tij dhe ka kërkuar përkrahje nga banorët për zgjedhjen e tij në krye të komunës. Limani nga Zajazi ka bërë thirrje për bashkim të forcave të qytetarëve, në drejtim që komuna të udhëhiqet nga njerëz profesionistë e sidomos të rinj. Sipas Limanit, mandati i udhëheqësve të komunës duhet të jetë i kufizuar me qëllim që tu lehet hapësirë edhe të tjerëve që janë më të mirë, për të udhëhequr me komunën. Ndryshe Limani në rrjetin…

