Në zgjedhjet lokale të së dielës për herë të parë në Maqedoninë e Veriut do të përdoret edhe teknologjia e identifikimit biometrik të qytetarëve përmes shenjave të gishtërinjëve. Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka siguruar aparatet e nevojshme teknologjike dhe ka trajnuar stafin për përdorimin e tyre. Në raste kur mund të ketë probleme me teknologjinë, mbi 400 inxhinierë të informatikës do të jenë të gatshëm për ndihmë. Aleksandar Dashtevski, kryetar i KSHZ-së “Për këtë proces kemi siguruar 400 IT persona që do të ndihmojnë, prej të cilëve 320 i ka siguruar KSHZ-ja dhe 80 kompania e cila na ka furnizuar…
Author: IM
Policia privoi nga liria katër persona për shkak se kanë ofruar ryshfet në kohë zgjedhje. Bëhet fjalë për persona nga Shkupi të cilët janë vërejtur se kanë dhënë para në këmbim të botës. Policia po ashtu ka kontrolluar shtëpitë e tyre. “Në vendin e quajtur Açevo, janë vërejtur persona të cilët kanë dhënë para në këmbim të votës. Janë arrestuar katër persona edhe atë: E.B (26), S.M (27), N.B (50) dhe J.M (35). Te ata janë gjetur 121.000 denarë dhe 250 euro”, thonë nga policia. Për ngjarjen po ashtu është njoftuar edhe prokurori publik dhe pas marrjes së urdhrave gjyqësore…
Dy kundërkandidatët për Komunën e Çairit, Visar Ganiu nga radhët e BDI-së, dhe Kastriot Rexhepi nga Lëvizja Besa, sot e kanë përfunduar fushtën zgjedhore. Visari dhe Kastrioti fushatën zgjedhore e përfunduan sot duke e përqafuar njëri-tjetrin./TV21
Bekim Sali tha se pakënaqësi për gjendjen në të cilën është komuna e Çairit, ka tek çdo njeri i shëndosh i cili mendon për të ardhmen e sigurt të familjes së tij. “Zgjedhjet lokale nuk bëjmë politika madhore shtetërore, ne bëjmë politika lokale. Në merremi me mbijetesën në Çair. Çdo banor i Çairit pa dallim ngjyrimit partiak përballet me të njëjtat probleme. Mungesa e hapësirave në shkolla është problem që e kanë të gjithë, pasiguria është problem i çdo fëmijë i çdo banori të Çairit. Nuk mundet rruga me gropa të jetë më e mirë për një spimaptizant politik se…
U përmbys një autobus me punëtorë, nga fabrika “Kromberg dhe Shubert” në Manastir. Aksidenti ndodhi mëngjesin e sotëm pranë fabrikës në zonën industriale “Zhabeni”, kur punëtorët me transport të organizuar po ktheheshin në shtëpi nga turni i tretë. Pesë persona u lënduan, shoferi i autobusit dhe katër pasagjerë. Ata kërkuan ndihmë në Spitalin Klinik në Manastir. Të gjithë ishin me lëndime të lehta dhe u lëshuan për kurim shtëpiak. “Në orën 06.28 në SPB Manastir u raportua se në dalje të fabrikës në afërsi të fshatit Zhabeni, Manastir, rrugës për në Manastir, është përmbysur një autobus me pasagjerë”, njoftojnë nga…
Kandidati nga radhët e koalicionit ASH-AAA dhe kryetari aktual i Gostivarit, Arben Taravari, sonte tha se Gostivari është institucioni më transparent në Maqedoninë e Veriut i udhëhequr nga një shqiptar. “Për 4 vite, Gostivari i 2017-tës, ishte ranguar si komuna e 65-të, me transparencë, ndërsa sot, Gostivari është institucioni më transparent në Maqedoninë e Veriut, duke përfshirë këtu, komunat, ministrit, drejtoritë i udhëhequr nga një shqiptarë. Këtë nuk e them unë. Këtë e thotë Qendra Evropiane për analiza ekonomike. Dhe në qoftë se e shohim një anketë tjetër për besueshmërinë e komunave në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Gostivari është…
Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, sonte në tubimin zgjedhor në Gostivar, tha se mandati i dytë për Arben Taravarin është vulosur dhe patjetër më 17 tetor të jetë i përfunduar. “Në Gostivar mandati i dytë për Arben Taravarin është i vulosur dhe patjetër më 17 tetor të jetë i përfunduar. Ju gostivaras duke votuar më 17 tetor për Arben Taravarin nuk do të votoni vetëm për Gostivarin. Është shumë mirë ta kuptojmë edhe një dimension tjetër të këtyre zgjedhjeve. Fitorja në Gostivar prej raundit të parë, fitorja në Çair, Strugë, Vrapçishtë, Bogovinë, do të jetë fitore për zgjedhjet e ardhshme…
Me Tubimin zgjedhor që sot Bashkimi Demokratik për Integrim do ta mbajë në qytetin e Gostivarit përmbyllë fushatën për zgjedhjet lokale të 17 tetorit. Zëdhënësi i BDI-së Bujar Osmani në konferencën e sotme për shtyp ka vlerësuar se kjo fushatë ka qenë një nga fushatat më të mira dhe më pozitive, gjatë së cilës në çdo komunë ku garon ka prezantuar konceptin inovativ dhe kreativ të Agjendës së blertë, kandidatët për kryetarë komunash dhe listat e kandidatëve për këshilltarë. “Së pari më lejoni të konstatoj se kishim një fushatë të drejtë, në të cilën me të vërtetë të gjithë pjesëmarrësit…
“Si asnjëherë më parë xhumaja sot ishte abuzimi më i madh me fenë dhe me hutben. Hatibi i xhamisë sonë iu drejtua xhematit me thirrje për ta votuar Velimir Smilevskin e SDSM-së, gjoja me arsye se qenka më i dobishëm për komunitetin dhe se kandidati tjetër paska parakushte me qenë i dëmshëm. Kjo gjuhë falltorësh, sepse të ardhmen e di vetëm Zoti mbi Arsh, nuk i shkon më së paku minberit të Muhamedit a.s. Sidoqoftë, duke e dënuar këtë gjuhë politike në xhami, uroj që votuesit të votojnë lirisht dhe pa imponime e paragjykime. Sa për informacion, Velimir Smilevski nuk…
Bekim Sali është i martuar dhe baba i tri vajzave. Është stomatolog me profesion, ka ordinancën e tij dhe biznesin e tekstilit. Hyn në garën për kryetar të Çairit si propozim i koalicionit Aleanca për Shqiptarët & Alternativa dhe me mbështetjen e VMRO-DPMNE-së. “Mjafton të jesh qytetar i ndërgjegjshëm i Çairit dhe ta njohësh veten se në cilën anë je.”, thotë ai në intervistën për Nova TV. Premton plan arkitektonik ndërkombëtar për Çairin e Ri dhe zgjidhje për problemin e parkimit. Motoja e tij e jetës është: “’E pamundur’ është fjalë e saktë vetëm kur shkruhet fjala ‘e pamundur’. Çdo…
Kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu së bashku me kryetarin e Qytetit të Shkupit Petre Shilegov, premtoi tre mega-projekte infrastrukturore për Çairin që do t’i realizon në mandatin e ri katërvjeçar.Ganiu njoftoi se do të rekonstruohet rruga “Cvetan Dimov”, apo rruga e Jahja Pashës siç njihet tek ne dhe e njëjta shndërrohet në bulevard modern.‘Zgjerimi i rrugës Cvetan Dimov është një ndër projektet më të rëndësishme që do ta lehtëson trafikun dhe do ta përshpejton qarkullimin e automjeteve. Do të ketë 35 metra gjerësi, korsi për biçikleta, gjelbërim mes dy anëve, që do të thotë ajër më të pastër…
ASH-AAA: Komuna e Tetovës paguan 300 militantë që nuk punojnë, punonjësit e NPK nuk marrin paga Të nderuar qytetarë të Tetovës, Sot para jush shpalosim mashtrimin dhe malverzimin e madh të rradhës të kryetares aktuale të Komunës së Tetovës Teuta Arifi. Në njërën nga emisionet debative kryetarja aktuale Teuta Arifi para opinionit deklaroi që numri i të punësuarve në Komunën e Tetovës është 360. Duke dashur t’ju informojmë saktë dhe pa rrena dhe mashtrime ju njoftojmë që përveç këtyre 360 të punësuarve në Komunën e Tetovës, Teuta Arifi vetëm në Komunë ka të punësuar mbi 300 persona me kontrata në…

