Author: IM

Sa kushton energjia elektrike? Sipas të dhënave të Eurostat-it, gjermanët paguajnë më së shtrenjti energjinë elektrike ne Bashkimin Evropian (0.32€/kWh). Ndërkaq në Ballkan, energjia elektrike më së liri kushton në Kosovë (0.06 €/kWh). Ndërkaq, në Maqedoninë e Veriut çmimi në euro për një kilovat në orë është 0,08 euro. (Çmimi në euro për një kilovat në orë (kWh), në gjashtëmujorin e parë 2021:

Lexo më Shumë

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, në ambientet e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ka takuar kryetarin e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, me të cilin është biseduar për rrjedhën e procesit zgjedhor dhe veprimet e mëtejshme, thuhet ne njoftimin e Aleances per Shqiptaret. “Në takim është konfirmuar përkrahja reciproke në rrethin e dytë, për komunat për të cilat kemi pasur marrëveshje për rrethin e parë zgjedhor. Njoftojmë opinionin se koalicioni mes Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës është stabil dhe bashkërisht punojmë në krijimin e shumicës së re parlamentare brenda një periudhe shumë të shpejtë. Edhe përkundër manipulimeve, presioneve,…

Lexo më Shumë

Ministria e Shëndetësisë informon opinionin se do të blejë ilaçin Molnopiravir, i cili është ilaçi i vetëm kundër COVID-19. Nga MSH thonë se janë në kontakte proaktive me prodhuesin e këtij ilaçi, kompaninë MSD, dhe për kohë të shkurtë do të fillojnë negociatat për blerjen e tij, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Ilaçi Molonopiravir është në formë tabletash dhe mund të merret nga të gjithë pacientët që janë pozitivë për Covid 19. Ilaçi jepet në pesë ditët e para pas diagnostikimit të virusit, dhe provat klinike të deritanishme tregojnë se shtrimi në spital me këtë ilaç zvogëlohet me 50%”. “Ministria e Shëndetësisë…

Lexo më Shumë

Qeveria çeke përkohësisht e hoqi tatimin e vlerës së shtuar (TVSH) për energjinë elektrike dhe gazin për shkak të rritjes së madhe të çmimeve të energjisë. Ministria çeke e Financave kumtoi se TVSH -ja, e cila është 21 përqind, nuk do të paguhet në nëntor dhe dhjetor. Vendimi duhet të miratohet nga Komisioni Evropian. Pritet kjo të kushtojë rreth 78.5 milion euro në muaj. Kjo do të thotë se familjet që paguajnë 1.000 kruna në muaj (rreth 40 euro) për energji elektrike do të kursejnë rreth 350 kruna në dy muajt e fundit të vitit. Qeveria planifikon të bëjë ndryshime…

Lexo më Shumë

“BDI duhet të bjerë, por nga çdo pushtet. Aleanca për Shqiptarët, dega Tetovë informon opinionin se ende nuk ka marrë qëndrim për përkrahje direkte të njërit apo tjetrit kandidat për kryetar komune në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale për Komunën e Tetovës. Për këtë do të vendosin organet qendrore të partisë pas konsultimeve me të gjitha palët. Në të njëjtën kohë informojmë opinionin se Aleanca për Shqiptarët është e interesuar të bie pushteti korruptiv dhe i kriminalizuar i BDI-së në Tetovë, Strugë, Çair, Tearcë dhe Bogovinë, por BDI bjen përfundimisht kur bjen edhe Qeveria. Konform kësaj do të jetë…

Lexo më Shumë

Më datën 19.10.2021 nëpunës policorë të NJPB Qendër dhe Bit Pazar kanë realizuar bisedë zyrtare ne SH.D. (38) nga Shkupi për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “vjedhje e rëndë” më datën 05.09.2021 në blv. “Goce Dellçev” në Shkup. Pas marrjes të denoncimit, janë ndërmarrë masat e nevojshme dhe është konfirmuar se SH.D. është kryerës i veprës. Pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.

Lexo më Shumë

Kandidati i ASH-AAA për Komunën e Çairit Bekim Sali, gjatë debatit zgjedhor në Alsat M, ia ka numëruar në sy Visar Ganiut premtimet e rrejshme të “Kontratës” të cilat nuk i ka filluar aspak në 4 vitet e mandatit të tij. “Më vjen keq që duhet të flas për ‘Kontratën’ e Ganiut, por: Spitali në Gazi Babë nuk ka nisur aspak, Qendra Rinore në Seravë as që është folur për të. Ka premtuar 4 çerdhe të reja, njëra është filluar dhe ka mbetur vetëm në shtylla, për 4 vite. Këto janë ato projektet madhore, mos të flas edhe për nja…

Lexo më Shumë

Kandidati i Alternativës dhe Aleancës për Shqiptarët për Komunën e Çairit Bekim Sali tha se zgjidhja e vetme për normalizimin e Çairit dhe kthimin nga kaosi ku e ka futur BDI-ja është Master Plani që ai e propozon. “Kaosi në ndërtim ka shkaktuar një situatë kur urbanizmi nuk mund të kthehet në gjendje normale. Master Plani për Çairin e Ri është zgjidhja e vetme sipas nesh, e cila garanton një jetë të dinjitetshme në Çair, që garanton planëfikim të mirë hapësinor, për jetën sociale, për zhvillimin e gjeneratave të reja, për numrin e shkollave, për numrin e çerdheve, për klasat…

Lexo më Shumë

Komisioni Shtetëror Zgjedhor ka kumtuar rezultatet e zgjedhjeve në Qytetin e Shkupit. Në balotazh do të jenë Petre Shilegov nga LSDM dhe kandidatja e pavarur Danella Arsovska. Ulëset në Këshillin e Shkupit do të jenë siç vijon më poshtë: VMRO-DPMNE- 17 këshilltarë LSDM – 12 këshilltarë BDI – 6 këshilltarë E majta – 4 këshilltarë Të vendosur për ndryshime – 2 këshilltarë ASH-AAA – 2 këshilltarë Dragana Vellkovska – 2 këshilltarë.

Lexo më Shumë

Iniciativa më mirë për Tetovën të cilët në këto zgjedhje grumbulluan madje 2842 vota, përmes një konference për shtyp, sot kanë falënderuar tetovarët për besimin e dhënë ndaj tyre, duke u zotuar kështu se, në katër vitet e ardhshme, këshilltarët e tyre, do të punojnë për një Tetovë më të mirë dhe më të pastër, ndërsa kanë premtuar dyer të hapura të komunës për të gjithë qytetarët. “Neve na kanë votuar ata që duan ndryshimin. Ne nuk do të ndërhyjmë në zgjedhjen e qytetarëve, por është e qartë se mbështetja për ne është mbështetje për ndryshim për Tetovën”, u tha…

Lexo më Shumë

Kandidati i Alternativës dhe Aleancës për Shqiptarët për komunën e Çairit, Bekim Sali ka falënderuar qytetarët për votën e dhënë në rrethinë e parë, ndërsa ka shtuar se beteja për Çairin e ri vazhdon. “Ta dashur 9824 qytetarë, votues, aktivistë dhe dashamirë që dje votuat për ndryshim në Komunën e Çairit, dëshiroj t’ju falënderoj nga zemra secilin nga ju. Ju jeni heronjtë e këtij rezultati dhe unë ju jam pafundësisht mirënjohës e përjetësisht falënderues. Pavarësisht se kundërshtarët tanë i kanë metodat e tyre të përvetësimit të vullnetit të lirë, kjo fare nuk na dekurajon, por – përkundrazi – na ka…

Lexo më Shumë