“BDI duhet të bjerë, por nga çdo pushtet. Aleanca për Shqiptarët, dega Tetovë informon opinionin se ende nuk ka marrë qëndrim për përkrahje direkte të njërit apo tjetrit kandidat për kryetar komune në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale për Komunën e Tetovës. Për këtë do të vendosin organet qendrore të partisë pas konsultimeve me të gjitha palët. Në të njëjtën kohë informojmë opinionin se Aleanca për Shqiptarët është e interesuar të bie pushteti korruptiv dhe i kriminalizuar i BDI-së në Tetovë, Strugë, Çair, Tearcë dhe Bogovinë, por BDI bjen përfundimisht kur bjen edhe Qeveria. Konform kësaj do të jetë edhe sjellja jonë për rrethin e dytë” – thonë nga Aleanca për Shqiptarët – Dega Tetovë
Data 13.07.2026
Aktuale
- Konferenca botërore e Intiligjencës Artificiale , platformë për zhvillimin e besimit të ndërsjelltë
- 21 Medalje Ndërkombëtare për Digital School Macedonia
- Xhulian Shabani, zv.drejtor në RTVM
- Aksident trafiku në rrugën rajonale Krushevë–Prilep, lëndohet një person
- Bozhinovska nga Glloboçica: Çdo denar i investuar në hidrocentralet sjell më shumë energji vendore dhe siguri më të madhe
- BDI: Ndryshimet qeveritare nuk janë reformë, por riorganizim i dështimeve
- Digjet vetura e gjykatësit që kishte fshehur 350 mijë eurot në murin e shtëpisë
- Rritet drastikisht çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut


