Kryetari Aleancës për Shqiptarët në pres konferencë tha se ata shpallim fitore në dy komuna në Gostivar dhe në Dibër. “Për pesë komuna tjera shkojmë në raundin dyta, pra do të ketë balotazh. Ne jemi të fokusuar prej këtë moment për raundin e dytë dhe besoj që ne do të ja dalim bashkë me qytetarët që numri i komunave që udhëhiqet nga opozita të jetë akoma më i madh”, deklaroi Sela, duke shtuar se demokraci në Maqedoni përfshinë brenda klientalizmin, shantazhin, mosrespektimin e asnjë ligji. “Si do që të jetë është sukses që opozita i fiton dy komuna urbane që…
Author: IM
Ibrahimi: Procesi zgjedhor në Çair ka qenë shumë i vështirë, me dhjetëra herë jemi detyruar të paraqitemi në polici Zeqirija Ibrahimi nga Alternativa në konferencë për media u shpreh se procesi zgjedhor në komunën e Çairit nuk ka qenë i lehtë dhe se gjatë tërë ditës ka pasur presione të vazhdueshme mbi votuesit. “Është dashur me dhjetëra herë të mos themi me qindra herë të paraqitemi në polici dhe të kërkojmë asistencë përshkak të presionit të madh të votuesve nëpër vendvotime edhe nëpër shkolla. Kjo është një praktikë që është instaluar nga Bashkimi Demokratik për Integrim dhe ata gjithnjë e…
Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në rrjetin social ka shkruar se populli është përcaktuar. “Shpresa është lindur. Për çdo njeri në Maqedoni. Së bashku për të ardhmen. Fitore dhe përgjegjësi të madhe. Të faleminderit popull i Maqedonisë”, ka shkruar Mickoski.
Zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani, në një konferencë për media, ka thënë se partia e tij, ka fituar në tri komuna. Ai ka thënë se BDI ka fituar në Saraj, Likovë dhe Pllasnicë. Derisa thotë se janë në epërsi në të gjitha komunat me shumicë shqiptare.
Lideri i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë, Zoran Zaev pasi ka realizuar të drejtën e votës, para mediave deklaroi se zgjedhjet e sotme do të dërgojnë porosi se Maqedonia e Veriut ecë drejt demokracive evropiane. “Jam i bindur se me këto zgjedhje edhe njëherë dërgojmë porosi se në çfarë drejtimi duhet të ecë shteti ynë dhe komunat tona, sepse përfundimisht qytetarët e presin më të mirën për ata”, tha Zaev
Kandidati për kryetar nga koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, Arben Taravari pret që dita e zgjedhjeve të kalojë sa më mirë. “Si edhe qytetarët tjerë, sot e përmbusha detyrimin tij qytetar dhe erdha të votoj me familjen time. Pas një fushate relativisht korrekte dhe të mirë presim rezultate që do të jenë një vulë të cilën e japin qytetarët. E shoh se procesi zgjedhor po zhvillohet relativisht stabil me përjashtime të vogla të incidenteve. Shpresoj se edhe kështu do të përfundojë kjo ditë. Le të fitojë ai që do të fitojë mbështetjen më të madhe të qytetarëve. Mendoj se…
Para pak minutash është sulmuar me granatë pikë-qëndrimi i zyrtarëve policorë dhe doganierëve në kufirin e Jarinjes, bëjnë të ditur burime të Kosovapress-it. Sipas këtyre burimeve, granata është hedhur nga ana e Serbisë. Përveç dëmtimit të objektit, nuk dihet nëse ka të lënduar.
Kryetari i Komisionit Zgjedhor, Aleksandar Dashtevski, në daljen e fundit për shtyp bëri të ditur se procesi i votimit do të shtyhet deri në orën 19:30, për shkak të vonesave me aparatet biometrike. Ai më herët kishte paralajmëruar se votimi do të shtyheshe deri në 3 orë nëse do të ishte e nevojshme, por mesa duket nuk ka nevojë për një gjë të tillë, prandaj procesi i votimit do të zgjatet vetëm me gjysmë ore.
Janë mbyllur në të gjithë territorin e Kosovës në orën 19:00 qendrat e votimit për procesin e zgjedhjeve të rregullta lokale të 17 tetorit, raporton (AA). Gjithsej 883 qendra të votimit me 2 mijë e 477 vendvotime kanë qenë në dispozicion për qytetarët e Kosovës të hapura nga ora 07:00. Gjithsej 1 milion e 885 mijë e 448 qytetarë kanë pasur të drejtë vote apo 90 mijë e 586 votues më shumë, në krahasim me zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, që u mbajtën më 14 shkurt të vitit 2021. Këto zgjedhje për kryetarë të 38 komunave janë të…
Para pak çastesh në vendtovimin 2875 në Komunën e Çairit është kapur një fletëvotimi sjellë prej jashtë, i a.q. “treni bullgar”. Vendotimi është mbyllur dhe priten reperkusione ndaj krenarit të vendvotimit. Njeriu që është kapur është eksponent i një partie politike në pushtet.
Në pres konferencën e radhë nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor kanë njoftuar se deri në orën 13:00 kanë votuar 237 476 ndërsa përqindja që kanë votuar është 20.76%. Dalja më e madhe është në Novaci 43.7%, në Kratovë-37.48%, Kriva Pallankë-35.13%. Dalja në shumicën e komunave shqiptare është nën 20 për qind.
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup është prononcuar në rrjetet sociale me rastin e mbajtjes së zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut, përcjell Alsat. Nga Ambasada thonë se zgjedhjet e lira, të ndershme dhe transparente janë thelbësore për çdo demokraci të fortë. “Zgjedhjet e lira, të ndershme dhe transparente janë thelbësore për çdo demokraci të fortë. Sot ne duartrokasim qytetarët e Maqedonisë së Veriut të cilët po ushtrojnë të drejtën e tyre për këtë parim jetik demokratik në zgjedhjet komunale në të gjithë vendin.”, thuhet në shkrimin e Ambasadës.

