Ndërron jetë në moshë të re mësuesja e Shkollës fillore Liria, Anesa Sabedini. Këtë lajm e ka publikuar shkolla Liria në profilin zyrtar duke I shprehur ngushëllime familjes. Në status thuhet: Familje e nderuar Sabedini! Me pikëllim të thellë morëm lajmin për shkuarjen në amshim të koleges tonë Anesa Sabedini. Kjo dhimbje e jona lidhet me punën plot përkushtim dhe dashuri ndaj nxënësve. Të kujtojmë si një arsimtare punëtore dhe e kujdesshme me gjithë ne. Në emër të gjithë kolegëve dhe stafit të shkollës, pranoni ngushëllime të përzemërta. Pusho e qetë Anesa jonë!Qoftë i përjetshëm kujtimi për kolegen tonë!
Author: IM
Pretendentja për të fituar karrigen e të parës së Shkupit, Danella Arsovska ka premtuar heqjen e murit të betonit në rrugën Çairçanja. Kandidatja e pavaruar cila në rretin e parë të zgjedhjeve ka vituar 8 mijë vota sesa kryetari aktual Petre Shilegov, deklaruar se kjo rrugë do të zgjerohet edhe nje një korsi, një premtim që nuk është mbajtur nga pushteti aktual. “Jemi sot këtu në Jahja Pashë për të parë këtë zgjidhje komunikacioni për Shkupin, të cilën shkupjanët sinqerisht e kritikojnë në bisedat me ne. Këto mure betoni që të gjithë mund t’i shihni sot këtu, nuk janë zgjidhje…
Zhelina është njëra ndër komunat, e cila në zgjedhjet e kaluara lokale ka bërë rotacion politik, ndërsa në këto zgjedhje në raundin e dytë garojnë Fatmir Izairi nga BDI dhe Blerim Sejdiu nga Lëvizja BESA. Fatmir Izairi nga BDI-ja, tha se ai dhe partia e tij nkuk ia dolën ta fitojnë Zhelinën për 250 vota, derisa u shpreh i sigurt në fitore, shkruan Alsat. “4300 vota dhe sigurisht që mbështetja do të jetë edhe nga votuesit e tjerë. Jam i sigurt se do të ketë rritje të votave. Ne për 225 vota nuk ia dolëm”, ka thënë ai në “Rruga…
Kandidati i BDI-së për kryetar të Komunës së Kërçovës, Famir Dehari, kërkon mbështetjen e qytetarëve në raundin e dytë zgjedhor. Ai thotë se janë gëzuar nga kultura e lartë e dëshmuar nga qytetarët në këtë proces zgjedhor e sidomos në ditën e zgjedhjeve ku BDI triumfoi bashkë me qytetarët. Dehari tha se do të vazhdojë takimet me qytetarët edhe në rrethin e dytë. Kërkoi mbështetjen edhe të mërgimtarëve që në balotazh bashkërisht të vulosin fitoren e Kërçovës dhe të ardhmen e saj të ndritur. “Të dashur mërgimtar ashtu si çdoherë në historinë e këtij kombi dhe në historinë e Kërçovës…
Humanizim të zonës në Shkup me fshirjen e unazës jugore dhe dislokimin e Hekuranës, Çimentores dhe industrisë tjetër të rëndë jashtë Shkupit, paralajmëroi kandidati aktual i LSDM-së për kryetar të Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov. “Në planin e përgjithshëm urbanistik që do të miratohet në vitin 2022, në Shkup nuk do të ketë asnjë shenjë për ndërtimin e industrisë së rëndë. Pra, perspektiva e industrisë së rëndë, në 10 vitet e ardhshme, këtu e kam fjalën në radhë të parë për kompleksin e Hekuranës dhe Çimentores, do të duhet të largohet. Është një humanizim i hapësirës”, tha Shilegov në emisionin…
Pasi që BDI dhe Lëvizja Besa u deklaruan se nuk kanë asgjë kundër që Alternativa të jetë pjesë e Qeverisë, nga partia e Afrim Gashit thonë se nuk kanë interesim për një mundësi të tillë. “S’ka arsye pse t’i ndihmojmë një qeveria që është në rënie të lirë”, thonë nga Alternativa. Ata shtojnë se në kuadër të partisë dhe koalicionit me ASH-në, nuk kanë biseduar për mbështetje në rreth të dytë në zgjedhjet lokale. Ndryshe, Zaev për Cick Plus tha se Alternativa është serioze, por ata nënvlerësohen nga Aleanca për Shqiptarët. “Alternativa është parti serioze, por ata nënvlerësohen nga Aleanca…
Para disa minutave ka ndodhur një aksident rrugor para burgut të Shutkës, raporton SHENJA. Në këtë aksident janë përfshirë tre makina, teksa njëra makina për pak sa nuk hyrë në oborrin e burgut. Ende nuk dihet nëse ka të lënduar nga ky aksident.
Kandidatja për kryetare në Qytetin e Shkupit, Danella Arsovska, ka premtuar blerjen e 250 eko-autobusëve që të realizoht ideja për transport pa pagesë për qytetarët e Shkupit. “Është e domosdoshem që Shkupi të ketë transport publik pa pagesë dhe eko-autobusë të rinj. Nuk na nevojitet zgjidhje vetëm për një pjesë të Shkupit, sepse zgjidhjet duhet të jenë për të gjitha pjesët e qytetit”, deklaroi Arsovska.
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev në ClickPlus ka vlerësuar se rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale që do të mbahet më 31 tetor do të tregojë se a do të kthehet regjimi dhe grindjet me fqinjët, apo do të vazhdojmë në rrugën eurointegruese. “Nuk kishim mandat të lehtë. Ndodhi pandemia. Kishim tragjedi të madhe në shtet. Duke ndenjur në shtëpi ne kemi revoltë të qytetarëve. Revolt edhe duke dërgua porosi të ndryshme. Jo se qytetarët nuk janë të vetëdijshëm se mund të kthehet regjimi, se duke i dhënë opsion më të madh opsion djathtist, kundrejt opsionit majtist se…
Burime partiake në ASH dhe AAA shprehin dyshime se liderët e partive të tyre, Zijadin Sela dhe Afrim Gashi, po përcillen në mënyrë antiligjire nga Shërbimi sekret. “Dyshimet tona u konfirmuan sot kur në mediumet maqedone të afërta me policinë u paraqitën fotografi të Selës dhe Gashit nga një restorant, ku shihet se foto është bë fshehurazi. Me këtë foto pretendohej se Mickovski është takuar vetëm me Selën edhe pse kjo nuk është e saktë, sepse të martën pati edhe takim Mickovski-Gashi”, thonë nga koalicioni ASH-AAA./lideri.mk
KSHZ sapo ka refuzuar ankesën e koalicionit ASH-AAA për përseritje të zgjedhjeve në një vendvotim, ku siç thonë nga ky koalicion, do të mund të vërtetohej fitorja e Bekim Pocestës në rrethin e parë zgjedhor. “Proceverbali nuk është i nënshkruat nga Të gjithë komisionerët edhe pse ligji e kerkon këtë. Ankesa jonë u refuzua pa bazë”, thonë nga ky koalicion duke derguar edhe pjesët e ligjit që bazojnë kerkesen e tyre./Lideri.mk
Është hapur konkursi për rekrutimin e 840 ushtarëve të rinj në Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK). Hapjen e konkursit e ka bërë të ditur Ministri i Mbrojtjes në Kosovë, Armend Mehaj në një konferencë për medie të mbajtur të enjten. Mehaj tha se ky konkurs është për rektutimin e numrit më të madh të ushtarëve. Ai u bëri thirrje të rinjve që të aplikojnë. Ndërkohë që është zotuar se do të ketë proces fer deh transparent në lidhje me konkursin për ushtarët e rinj. “Sot zyrtarisht shpallim konkursin e 840 ushtarëve të rinj. Ky është konkursi për pranimin më…

