Author: IM

Ejup Berisha Në rrethin e parë të zgjedhjeve lokale që u mbajt më 17 tetorë këtu në RMV kishim koalicionime mes dy blloqeve politike maqedonase me ato shqiptare. LSDM lidhi koalicion parazgjedhor me BDI-në dhe VMRO bëri koalicion me koalicionin e partive shqiptare ASH-AAA. Koalicioni i parë i BDI-së me LSDM-në u mundua të prezentohet si diçka krejt normale si koalicion i natyrshëm si një aktivitet pa asnjë njollë të zezë dhe të keqe. Këto vlersime i dhanë udhëheqësit e BDI-së kur e arsyetonin idenë për koalicionim me LSDM-në. Ndërsa po të njëjtët udhëheqës kur jepnin vlersime për koalicionin kundërshtar…

Lexo më Shumë

Gjenerali Kudusi Lama nga Shqipëri ka vizituar sonte Haraçinën dhe ka realizuar një takim me Ridvan Ibrahimin, kandidatin e për komunën e Haraçinës. Kjo vizitë është realizuar një javë para raundit të dytë të zgjedhjeve lokale dhe shihet si mbështetje e drejpërdrejt e gjeneralit Lama për Ridvan Ibrahimin. Ky i fundit po kërkon përkrahjen e banorëve të Haraçinës pêr të drejtuar komunën në katër vitet e ardhshme.

Lexo më Shumë

Kandidati i Partisë Demokratike Shqiptare, për komunën e Tearcës, Daut Emini ka reaguar pas lajmeve për koalicionin mes PDSH-së dhe BDI-së. Emini në reagimin e tij në “Facebook”, ka thënë se nuk i ka hyrë garës si kandidat për të ndihmuar BDI-në. Sipas Eminit, krijuesit e propagandës së pist të BDI-së janë shpifës dhe kanë ide kriminale. Statusi i plotë: Në dëshprim të ideatorëve dhe krijuesve të propagandës pistë se kam dalë Kandidat për Kryetar të përkrah BDI-në në rrethin e dytë, ua bëjë me dije edhe tani, para rrethit të dytë: Kanë qenë dhe janë shpifës dhe me ide…

Lexo më Shumë

Një elefant mama tregoi se ishte në gjendje të bënte gjithçka kur një grabitqar iu afrua shumë të voglit të saj një hapësirë me ujë në Zambia. Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, në një video në YouTube të postuar të martën, elefanti goditi një krokodil për vdekje në një sulm të rrallë të regjistruar nga një celular. Nadav Ossendryver, themeluesi i Latest Sightings, i cili postoi pamjet, i tha HuffPost se në 10 vitet e tij të ndarjes së momenteve të kafshëve të egra, ai kurrë nuk kishte parë një elefant të kërcente mbi një krokodil. Ajo filloi ta…

Lexo më Shumë

Të dhëna shqetësuese për popullsinë e kombësinë shqiptare vijnë nga Italia. Raporti zyrtar i autoriteteve italiane konfirmon se mbi gjysma e shqiptarëve që jetojnë e punojnë në Itali kanë marrë nënshtetësi italiane e megjithë vitin e vështirë pandemik për lëvizjen e qytetarëve, Shqipëria është vendi me numrin më të lartë të emigrantëve të pajisur me leje qëndrimi e preokupues shfaqet kërkesa e lartë e të rinjve deri në moshën 29 vjeç. Janë mbi 200 mijë emigrantë shqiptarë në Itali që kanë marrë nënshtetësinë italiane e kjo e dhënë është publikuar nga Instituti Italian të Statistikave, e i siguruar nga RTV…

Lexo më Shumë

Instituti Robert Koch ka hartuar listën më të re të vendeve të rrezikuara nga virusi Corona. Nga kjo listë prej sot (24. 10. 2021) janë hequr Kosova, Iraku, Hondurasi dhe Kenia. Ndërsa si vende të rrezikuara janë shpallur Kroacia, Bullgaria, Kameruni, Kongo dhe Singapori. E nga vendet Bashkimit Evropian në këtë listë janë edhe Rumania dhe Sllovenia. Gjendja në Bullgari dhe Kroaci është rënduar shumë së fundi. Prej sot udhëtarët që nisen nga Kosova për Gjermani nuk kanë më nevojë për teste dhe karantinim. Teste duhet të kenë vetëm udhëtarët me avion, të cilët nuk janë vaksinuar apo shëruar nga…

Lexo më Shumë

Derisa partitë në pushtet, LSDM e BDI dhe VMRO DPMNE-ja në opozitë kanë sqaruara pozicionet e tyre lidhur me rrethin e dytë zgjedhor, përkatësisht se kë do të mbështesin në balotazhin më 31 tetor, opozita shqiptare vazhdon konsultimet. Nga Aleanca për Shqiptarët thonë për Alsat se bisedimet me Alternativën dhe Lëvizjen BESA po vazhdojnë në atmosferë pozitive dhe se shumë shpejt do të dalin më qëndrimin final. Këto partitë pritet të vendosin lidhur me mbështetjen në Tetovën dhe Zhelinë ku në garë janë kandidatët e Lëvizjes BESA kundër atyre të BDI-së dhe në komunat tjera ku në garë janë kandidatët…

Lexo më Shumë

Në afërsi të klinikës së Bit Pazarit, kandidatit të opozitës shqiptare, Bekim Sali ia kanë shqyer bilbordet. Edhe pse Visar Ganiu në rrethinë e parë kishte epërsi ndaj Bekim Salit, megjithatë këto veprime tregojnë se BDI është duke u frikësuar se mund të humb Çairin, vlerësojnë analistët. Kjo madje ka të bëjë me lëvizjet e fundit që kanë ndodhur në skenën politike, mbi gjitha për shkak epërsisë së madhe që ka kandidatja e pavarur për Qytetin e Shkupit , Danella Arsovska, karshi Petre Shilegovit. Siç dihet, në rast fitore të Danellës, disa prej drejtorive kyçe në qytetin e Shkupit, do…

Lexo më Shumë

Producenti i kampanjës së kryetarit aktual të qytetit të Shkupit Petre Shilegov, i cili vjen nga radhët e LSDM-së, Mirko Popov në rrjetin social ‘Twitter’ i ka ofenduar shqiptarët në një diskutim publik duke i quajtur personat e tjerë më të këqij se sa populli shqiptar. Në një diskutim publik në rrjetet sociale Popov shihet duke shënuar fjalët ofenduese ‘të isha afër teje do të ikje si lepur, sepse ti je më i keq se sa shqiptar (siptar në term ofendues). Ndërsa në vazhdimësi të diskutimit vazhdon duke i quajtur popujt e tjerë, përfshirë edhe shqiptarët dhe personat që punojnë…

Lexo më Shumë

Në prag të raundit të dytë të zgjedhjeve lokale, TV Klan Macedonia mëson se Bashkimi Demokratik për Integrim dhe Partia Demokratike Shqiptare ia kanë dalur të merren vesh për mbështetje të ndërsjellë. Në fakt, integristët e Ali Ahmetit presin përkrahjen e votuesve të PDSH-së së Menduh Thaçit në komunat ku kandidatët e BDI-së shkojnë në balotazh, si në Tearcë, Tetovë, Bogovinë, Vrapçisht, Gostivar, Strugë, Çashkë, apo edhe në Çair, ndërkohë që është për t’u prituir që Studeniçani edhe gjatë katër viteve të ardhshme të drejtohet nga Azem Sadiku. TV Klan M mëson se marrëveshjen për këtë e kanë arritur këtë…

Lexo më Shumë

Ndryshimi pritet të vijë me Ridvan Ibraimin në Haraçinë. Ridvan Ibraimi ka lindur në vitin 1984 në Haraçinë. Arsimin fillor e kreu në f.Haraçinë, atë të mesëm në Shkup, ndërsa studimet universitare dhe pasuniversitare në Universitetin Shtetëror të Tetovës, dhe në vitin 2016 fitoi titullin Magjistër i Ekonomisë në Departamentin e Kontabilitetit dhe Revizionit. Shumë banorë të Haraçinës vlerësojnë se Ridvani është njeriu i duhur, i cili duhet të marrë detyrën e kreut të komunës, pasi ka dëshmuar se di të menaxhoj si duhet.

Lexo më Shumë