Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski sonte ka qëndruar në Ohër. Ka ftuar qytetarët të mobilizohen, duke shtuar se vetëm “krah për krahu do të arrijnë të krijojnë ardhmëri të re, të përbashkët, ardhmëri më të mirë, ose do të qëndrojmë në apati dhe pashpresë”. “Të gjithë votuesit që duan diçka të ndryshojnë, dhe na mbështesin, si dhe të gjithë ata të cilët janë të parapërcaktuar fillimisht për ne dhe për ata që janë të zhgënjyer për politikë, ejani të bashkohemi. Ju me siguri keni shkak të arsyeshëm që të dyshoni dhe ne asnjëherë nuk kemi thënë se jemi të pagabueshëm,…
Author: IM
Kryetari Zaev: Qytetarët përparimtarë votojnë për përparim, bashkohen dhe nuk lejojnë kthimin e regjimit “ Unë e di se ne nuk duhet t’ju bindim se ne i investojmë paratë tek qytetarët, në krahasim me strukturën e regjimit të Nikolla Gruevskit, dora e së cilës është edhe kjo udhëheqje e VMRO-DPMNE-së e udhëhequr nga Hristijan Mickoski, të cilën, të themi se e kanë vjedhur shtetin – është pak. Grabitën, vodhën, pushkatuan, shkelën dinjitetin njerëzor. E di që ju e dini dallimin mes një regjimi 11-vjeçar dhe kësaj qeverie demokratike 4-vjeçare. Ju e dini që ne nuk e tërheqim askënd për vesh,…
Këshilltari Osama Muadini reagon për parkun e qytetit në Kumanovë, ai mes tjerash shkruan: “Përderisa parqet në pjesë të ndryshme të qytetetit të Kumanovës lulëzojnë nga investime të ndryshme nga ana e organeve kompetente komunale dhe kryetarit të deritanishëm, e njejta nuk ndodhi edhe me Parkun e vjetër të qytetit të Kumanovës. Me një numër simbolik të karrigeve sa per sy e faqe, me asfalt të ndërtuar që nga fundi i viteve të 90-ta, pa pemë e fidane të mbjellura, por të kalbura e të prera, pa kënde lojrash për fëmijë, pëveç këndit që u ndërtua me vetëiniciativë të qytetarëve…
Ridvan Ibraimi ka lindur në vitin 1984 në Haraçinë. Arsimin fillor e kreu në f.Haraçinë, atë të mesëm në Shkup, ndërsa studimet universitare dhe pasuniversitare në Universitetin Shtetëror të Tetovës, dhe në vitin 2016 fitoi titullin Magjistër i Ekonomisë në Departamentin e Kontabilitetit dhe Revizionit. Posedon aftësi menaxheriale, është fleksibël për punën në grup, ka aftësi për ti përfunduar të gjitha detyrat e filluara në kohë. Që nga janari i vitit 2010 ka ushtruar poste drejtuese në institucionet shëndetësore, edhe atë: në Entin për Rehabilitim e të dëgjuarit, të folurit dhe zërit në Shkup; më pas që nga viti 2012…
Kandidatja e LSDM-së dhe kryetarja aktuale e Haraçinës, Milikije Halimi ka humbur në rrethin e parë të zgjedhjeve ndaj kandidatit të BDI-së Ridvan Ibraimi. Të dy kandidatët do të përballen në balotazh më 31 tetor, njofton Portalb.mk. Ridvani është djal fisnik e bujar, duhet cdo shqiptarë duhet ta voton. Shumë banorë të Haraçinës vlerësojnë se Ridvani është njeriu i duhur, i cili duhet të marrë detyrën e kreut të komunës, pasi ka dëshmuar se di të menaxhoj si duhet.
Nga dita e sotme, adhuruesit e çiklizmit mund të shijojnë korsinë e dytë të biçikletave që u lëshua në përdorim në Vodno. Korsia e re malore e biçikletave është me gjatësi 3.64 km dhe gjerësi 3 metra me kthesa dhe rampa të sigurta të bëra posaçërisht. Nuk ka ndërprerje dhe përzierje me korsitë e këmbësorëve gjë që e bën atë shumë të sigurt. Korsia i përket së ashtuquajturës “kategori familjare”. Është në të njëjtën kohë e sigurt për përdorim nga të gjitha gjeneratat, por ne apelojmë që të përdoret vetëm me pajisje mbrojtëse të përshtatshme. Korsia e re e biçikletave…
Botimi i radhës i Fondacionit ALSAR i përket fushës së gjuhësisë. “Fjalor i homonimeve leksikore në gjuhën shqipe” botohet me autorësinë e tre emrave, Ali Jashari, Bahtijar Kryeziu dhe Olger Brame. Fjalori pason një varg botimesh të Fondacionit ALSAR përgjatë këtij viti, dalluar mes tyre për specifikën e tij. Ai përbën një material mjaft të dobishëm në punën krijuese të njerëzve të penës, ndihmues për shkollarët, përkthyesit, etj. Nën titullin “Fjalor i homonimeve leksikore në gjuhën shqipe” pasqyrohet një shtresë e veçantë e leksikut të shqipes, pra, fjalë që janë të njëjta nga forma (përbërja tingullore), por të ndryshme nga…
Botimeve anastatike të ALSAR-it sapo u është shtuar një titull i ri. “Jeta muslimane shqiptare” vjen si një tjetër fryt i përpjekjeve të pareshtura të fondacionit për të risjellë botime të mbuluara nga pluhuri i kohës dhe harresës. Revista në fjalë gjallëroi jetën fetare dhe kulturore të shqiptarëve të Amerikës në mesin e shekullit të kaluar. Ajo u botua në Detroit nën prijësinë e Imam Vehbi Ismailit, autoritetit fetar me kontribut të paçmueshëm. Konceptuar dhe botuar në shqip dhe anglisht, revista ishte botim i Shoqërisë Muslimane Shqiptare. E nxjerrë katër herë në vit, duke nisur nga 1949-ta e për gati…
Kandidatja e pavarur për Qytetin e Shkupit, Danella Arsovska, tha se banorët e Çairit, kanë shumë problem elementare, ndërsa shtoi se që nga dita e parë si kryetare e re e Qytetit të Shkupit do të punojë për të gjetur zgjidhje për këto probleme, ndërsa shtoi se nuk do të kalojë shumë kohë dhe qytetarët do të shohin rezultatet e punës. Duke folur për ndërtimet pa leje, Arsovska, tha se nuk duhet lejuar që për disa persona mos të vlejë ligji. “Nga ana ime do të jetë përpjekje është që këto probleme të zgjidhen përfundimisht dhe këtyre personave që janë…
Neto paga mesatare e paguar në muajin gusht të këtij viti ishte 28.642 denarë dhe është për 4 për qind më e lartë nga muaji i njëjtë i vitit të kaluar, kumtoi Enti shtetëror për statistikë. Rritja ka të bëjë, para së gjithash, në neto pagën mesatare më të lartët të paguar mujore në sektorët: Veprimtari profesionale, shkencore dhe teknike (14.0 për qind), Objekte për akomodim dhe veprimtari të servisit me ushqim (13,4 për qind) dhe Veprimtari tjera të shërbimit (12,6 për qind). Rritje të neto pagës mesatare mujore, në krahasim me muajin paraprak, është vërejtur në sektorët: bujqësi, pylltari…
Kandidati i opozitës shqiptare për komunën e Çairit, Bekim Sali, gjatë ditës së sotme ka realizuar takim me kandidaten e pavarur për Qytetin e Shkupit, Danella Arsovska si dhe me kryetarin aktual të komunës së Gostivarit, Arben Taravari. Nga takimi, Sali, ka dhënë porosinë se këto ditë do të ketë lajme edhe më të mira edhe më konkrete. Sot në Çarshinë e Shkupit e prita kandidaten e pavarur për kryetare të Shkupit – me shumë gjasë kryetare e ardhshme, Danella Arsovska, dhe mikun tim nga Aleanca për Shqiptarët, kryetarin e tanishëm dhe të ardhshëm të Gostivarit, Arben Taravari. Duke i…
Bisedimet për shumicë të re parlamentare po vazhdojnë intensivisht mes dy raundeve të zgjedhjeve lokale. VMRO DPMNE si fituese e zgjedhjeve lokale tashmë ka nisur bisedimet me partitë e tjera të përfaqësuara në Kuvend. Kryetari i VMRO DPMNE-së Hristijan Mickoski ka folur me dy liderët e opozitës shqiptare Afrim Gashi dhe Ziadin Sela, të cilët bashkë kanë 12 mandate në Kuvend. Në këto takime është dakorduar që të vazhdojnë bisedimet edhe me partitë e vogla në koalicion me Zaevin, për formimin e një qeverie të re ku bartëse do të ishin VMRO DPMNE dhe koalicioni ASH-AAA. Edhe nga LSDM-ja në…

