Sonte i ftuar në emisionin debativ “Click Plus” në TV21 është kryetari i komunës së Sarajit, Blerim Bexheti. Tema e debatit është se kush do ta marrë Shkupin dhe çfarë do të thotë kjo për zhvillimin e qytetit. Bexheti përmendi se koalicioni me LSDM-në funksionon mirë, transmeton TetovaSot. Ai beson se ata ende kanë mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare, kryesisht për shkak të zgjidhjes së çështjeve kryesore strategjike. Bexheti thotë se në Shkup është bërë punë në 4 vitet e fundit dhe prej ditësh ndoshta kandidati për kryetar komune Petre Shilegov mund të bëjë rezultat të mirë në raundin e dytë…
Author: IM
Zeqirija Ibrahimi nga Alternativa, në emisionin Clik Plus tha se me të gjitha drejtoritë me të cilat ka menaxhuar BDI në qytetin e Shkupit nga e hëna do t’i takojnë opozitës shqiptare, Alternativa- Aleanca për Shqiptarët. “Jemi në fazë të bisedimeve, ne jemi të interesuar që ta kemi higjienën komunale, parqet dhe gjelbërime, si dhe të kemi post të lartë në ujësjellësin dhe kanalizime. Kështu që edhe aty ku nuk do të kemi postin e parë vendimmarrja do të jetë e përbashkët. Pra, gjitha emërimet, punësimet, avancimet por edhe çdo projekt që do të bëhet në interes të qytetarëve në…
Koalicioni qeveritar është i qëndrueshëm. Komunikimi është komplet. Legjitime është që secili të luftojë për votat, deklaroi sonte lideri i LSDM-së, Zoran Zaev duke i komentuar paralajmërimet e sotme të partnerit të koalicionit Besa që në rrethin e dytë të zgjedhjeve ta japin mbështetjen për Aleancën për Shqiptarët. Në ditarin qendror të televizionit Sitell, ku ishte mysafir, Zaevi tha se nuk e ka dëshpëruar as ajo që PLD dhe RDM si partnerë koalicioni publikisht nuk ju kanë bërë thirrje votuesve të tyre që ta japin mbështetjen në rrethin e dytë për kandidatët e koalicionit. Tha se kanë dallime me partnerët…
Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari deklaroi se kreu i BDI-së Ali Ahmeti 12 vjet ka hangër dhe ka pi me Gruevskin dhe Mijallkovin. Taravari gjithashtu akuzoi Ahmetin se në vitin 2013-të i ka vjedhur zgjedhjet. “Zotri Ahmeti 12 vjet ka hangër dhe ka pi me Gruevskin dhe Mijallkovin, nuk flas për këtë garniturë të VMRO-së, flas për atë garniturë që e quanim regjim. 2013-tën z. Ahmeti i ka vjedhur zgjedhjet sëbashku me Gruevskin dhe Mijallkovin. E them në qoftë se ka pak moral sëpaku atij nuk i ngjan të flet kështu. Përndryshe unë kam qenë kandidat…
Duhet të jemi të bashkuar dhe të mos lejojmë që VMRO-DPMNE të vendosë se kush do të fitojë në Gostivar, tha kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti dhe kërkoi mbështetje nga banorët e fshatit Forinë në tubim e sontëm parazgjedhor. Ahmeti, i shoqëruar nga anëtarët e kryesisë së menjëhershme të partisë, u takua me banorët e fshatit Forinë të Gostivarit për të biseduar për rëndësinë e bashkimit, veçanërisht pas rrethit të parë të zgjedhjeve lokale. “Përsëri kemi fituar mbi 50 për qind të votave të shqiptarëve dhe nuk mundet VMRO-ja të vendosë se kush do të fitojë në Gostivar. Ne jemi…
Sekretari i Alternativës, Zeqirja Ibrahimi, në ClickPlus bëri të ditur se Alternativa nuk e përkrah asnjë kandidat të pushtetit, transmeton TV21. Ndër të tjera, Ibrahimi tha se votuesit janë të lirë, mund të votojnë cilin të duan.
“Atë që dua të theksoj veçanërisht këtu në Kërçovë, e cila është pjesë e çmendurisë dhe frikës nga humbja e LSDM-së dhe BDI-së, është fushata brutale që këto ditë po bëhet ndaj VMRO-DPMNE-së nga ana e Zoran Zaevit dhe BDI-së sidomos në pjesën e mediave të cilat janë në bllokun shqiptar detyra e të cilave është ta sulmojnë partinë tonë”, tha kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në mitingun në Kërçovë. “I them vetes se çfarë rrëmuje kanë në kokë kur të ballafaquar me frikën, në panik shpikin tema se si të sulmojnë dhe për shkak se të gjithë këshilltarët e…
Kandidati i opozitës shqiptare për komunën e Çairit, Bekim Sali në TVM2, tha se ata kanë thënë se çdo i ri në Çair duhet të merret me ndonjë lloj sporti. Ai pyeti Visar Ganiun nëse i ka ra pishman me deklaratën se çdo lagje do të bëhet me pishinë, ndërsa nuk ka arritur ta realizojë asnjërën prej atyre që ka premtuar në vitin 2017. “Ne nuk kemi arrit të shohim asnjë gozhdë në pishinën e premtuar. Ne i kemi parë pishinat e Ganiut nëpër mahallah, dhe aty me një rast ishim të detyruar të ecim me çizme. Kemi evidencë që…
Kryetari i Shkupit, Petre Shilegov, në emisionin debativ në TV Shenja, ka deklaruar se këto katër vite në Shkup nuk janë rrahur fëmijët në shkolla dhe autobusë, si më herët. “Këto katër vite nuk janë rrahur fëmijët nëpër shkolla të mesme, nuk janë rrahur fëmijët në autobusë. Më herët kjo strukturë e cila mbështet zonjën Arsovska, në atë periudhë, do t’ju kthej pak në kohë. Kjo është vetëm për të ju përkujtuar disa gjëra. Fëmijët tanë janë rrahur nëpër shkolla. Ne çdo ditë kemi parë rrahje në shkolla dhe autobusë”, tha mes tjerash Shilegov.
Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlüt Çavuşolulu, sot ka takuar ish-presidentin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Gjorge Ivanov. Në një postim në Twitter, Çavusoglu tha se ishte takuar me Ivanov, me çka shkroi: “mysafiri jonë i parë sot ishte shoku jonë Gjorge Ivanov, ish -president i Maqedonisë së Veriut. “Mbështetja jonë për Maqedoninë e Veriut do të vazhdojë,” shkroi ai.
Maksim Dimitrievski së bashku me ekipin e tij janë duke përgatitur fotografi dhe video të montuara nga takimet me qytetarë në Kumanovë ku kanë marrë pjesë persona nga ekipi i tij, të cilët nuk janë në ekipin e LSDM-së. Dimitrievski nuk duhet të luajë me nacionalizmin, Kumanovanët tashmë e kanë shtyrë regjimin dhe nuk do të lejojnë që të kthehet. Të njëjtët persona janë të punësuar nga pushteti vendor, të punësuar nga ai personalisht, i cili tani kërkon të manipulojë publikun se janë të punësuar nga dikush tjetër. Strukturat e regjimit të Gruevskit janë të përfshira në manipulimin e qytetarëve.…
Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski dhe sekretari i përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari i cili po garon për mandatin e dytë për të parin e Gostivarit kanë “pirë çaj” së bashku në Gostivar. “Në çaj në Gostivar, me kryetarin aktual dhe të arshshëm Arben Taravari, bashkërisht, të bashkohemi për ardhmëri të re e cila vjen së shpejti”, shkroi Mickoski në Facebook, transmeton TV21. Kujtojmë se VMRO-DPMNE dhe koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa kanë koalicion parazgjedhor për zgjedhjet lokale. Mbështetjen e ndërsjellë në komunat ku kandidojnë secila palë, e kanë riafirmuar edhe për rrethin e dytë të zgjedhjeve…

