“Si asnjëherë më parë xhumaja sot ishte abuzimi më i madh me fenë dhe me hutben.
Hatibi i xhamisë sonë iu drejtua xhematit me thirrje për ta votuar Velimir Smilevskin e SDSM-së, gjoja me arsye se qenka më i dobishëm për komunitetin dhe se kandidati tjetër paska parakushte me qenë i dëmshëm. Kjo gjuhë falltorësh, sepse të ardhmen e di vetëm Zoti mbi Arsh, nuk i shkon më së paku minberit të Muhamedit a.s.
Sidoqoftë, duke e dënuar këtë gjuhë politike në xhami, uroj që votuesit të votojnë lirisht dhe pa imponime e paragjykime.
Sa për informacion, Velimir Smilevski nuk e ka përmbushur asmjë premtim ndaj fshatarëve të Lubotenit, madje edhe këto ditë tallet për 30 metra asfalt atje, ndërsa Vizbegu as pas katër viteve nuk e fitoi as shkollën e as transportin e fëmijëve. Velimir Smilevski është mashtrues dhe nuk e meriton mbështetjen tonë.
Ndërsa gjithë ata që e keqpërdorin fenë për arsye që ne nuk i dimë, kjo në dëm të interesave të qytetarëve, do të japin llogari para Zotit dhe para popullit.
Pres që Bashkësia Fetare Islame të distancohet nga këta hoxhallarë dhe të japë shpjegime se si mund të përdoret xhamia për shërbim të SDSM-së”, ka shkruar Samir Iseni Bartës liste i koalicionit Alternativa & Aleanca për Shqiptarët për Këshillin Komunal të Butelit.
Data 13.07.2026
Aktuale
- 21 Medalje Ndërkombëtare për Digital School Macedonia
- Xhulian Shabani, zv.drejtor në RTVM
- Aksident trafiku në rrugën rajonale Krushevë–Prilep, lëndohet një person
- Bozhinovska nga Glloboçica: Çdo denar i investuar në hidrocentralet sjell më shumë energji vendore dhe siguri më të madhe
- BDI: Ndryshimet qeveritare nuk janë reformë, por riorganizim i dështimeve
- Digjet vetura e gjykatësit që kishte fshehur 350 mijë eurot në murin e shtëpisë
- Rritet drastikisht çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
- Kadir Ismaili pret përfaqësues të Dhomës së Tregtisë Kinë–RMV, në fokus investimet dhe bashkëpunimi ekonomik


