Zajazi rreshtohet pas Fatmir Limanit

Zajazi rreshtohet pas Fatmir Limanit

Kandidati i pavarur për komunën e Kërçovës Fatmir Limani, dje ka qëndruar përsëri në vizitë në Zajaz të Kërçovës, nga ku ka prezantuar platformën e tij dhe ka kërkuar përkrahje nga banorët për zgjedhjen e tij në krye të komunës.

Limani nga Zajazi ka bërë thirrje për bashkim të forcave të qytetarëve, në drejtim që komuna të udhëhiqet nga njerëz profesionistë e sidomos të rinj. Sipas Limanit, mandati i udhëheqësve të komunës duhet të jetë i kufizuar me qëllim që tu lehet hapësirë edhe të tjerëve që janë më të mirë, për të udhëhequr me komunën. Ndryshe Limani në rrjetin e tij social shkroi:

‘ORTEKU I RRADHËS NGA ZAJAZI ! Tunell, Ukaj, Alaj, Çelikaj dhe Nelaj bëhen bashkë për t’i falur mbështetjen nismës së ndryshimeve të shumëpritura. Do të trajtojmë vendin ngjajshëm si shtëpinë tonë.’

Ndryshe në takimin në Zajaz, prezent ishin edhe shumë figura aktuale nga pushteti qendror, partitë opozitare dhe shoqëria civile. Gjithashtu Zajazi njihet si vendlindja e kreut të BDI-së Ali Ahmeti, andaj edhe mesazhi i të pranishmëve ishte i qartë që më 17 Tetor duhet të përkrahet Fatmir Limani.