Zejd Rexhepi: Ne jemi fuqia e NDRYSHIMIT – Çairi meriton që Bekim Sali të jetë kryetar i saj

Zejd Rexhepi: Ne jemi fuqia e NDRYSHIMIT – Çairi meriton që Bekim Sali të jetë kryetar i saj

Sonte, gjatë tubimit qendror të koalicionit AAA-ASH në Çair, fjalë rasti kishte koordinatori i Grupit Parlamentar i koalicionit Alternativa & Aleanca për Shqiptarët, Skender Rexhepi – Zejdi.

Në fjalën e tij para mijëra aktivistëve dhe simpatizantëve të koalicionit, deputeti Rexhepi mes tjerash tha:

“Kjo atmosferë që po mbizotëron sonte në Çair dëshmon edhe njëherë se bastion i palëkundur i koalicionit tonë është pikërisht Çairi. Ne jemi fuqia e ndryshimit. Çairi meriton që Bekim Sali të jetë kryetar i saj, i cili idealin e koalicionit e shëndërron në shërbim të popullit. Bekim Sali po sjell mirësi, bekim dhe buzëqeshje për Çairin tonë”, përfundoi ai.