Vendet anëtare të Bashkimit Evropian dhanë dritën jeshile për ndarjen e 14.2 miliardë eurove si ndihmë financiare për shtetet që janë në proces të zgjerimit. Mjetet do të vlejnë për periudhën 2021-2027. Shtetet që do të përfitojnë janë: Shqipëria, Bosnje e Hercegovina, Islanda, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Turqia. Në një deklaratë të BE-së thuhet se këto mjete do t’u ndihmojnë atyre të zbatojnë reforma, me synim anëtarësimin e ardhshëm në BE. Megjithatë, ndihma financiare nuk do të jetë pa kushte. Sipas deklaratës, ndihma do të ndryshojë në sasi dhe intensitet, varësisht performancës së përfituesve. “Vëmendje…
Author: IM
Gjiganti gjerman, BMW sërish është duke shtyrë kufijtë e dizajnit me konceptin e tij që po cilësohet si mjet transporti urban dhe që deri më 2040 do të mund të kenë të tillë pothuajse çdo qytetar. I quajtur iVision Circular, ky EV me katër ulëse është produkt i BMW. Është ideuar të akomodojë katër pasagjerë sikurse edhe është filozofia ekologjike e BMW-së: RE: THINK, RE: DUCE, RE: USE dhe RE: CICLE, ku e tërë vetura është bërë nga materialet që mund të riciklohen, dhe në fund të “jetës” së saj mundet plotësisht të riciklohet – përfshirë këtu edhe baterinë. Në…
Faleminderit Kushtrim Ramadani, drejtor i MEPSO-s qe shprehe gadishmeri e mirekuputim ne finansimin e festivalit tone FOLK FEST! Jemi jashtezakonisht falemnderues per mbeshtetjen dhe fjalet shtytese. Jemi krenare me punen tuaj ne nje institucion aq te rendesishem si MEPSO, dhe ndjehemi jashtezakonisht te lumtur qe nje drejtor sikur ju po e drejton ne menyren me te mire te mundeshme. Eshte hera e pare qe MEPSO po iu bashkangjitet finansimeve te festivaleve me karakter kulturor, e ne si organizatore jemi pafund mirenjohes qe zgjodhet t’a perkrahni pikerisht festivalin tone dhe te na e mundesoni qe te rradhitemi ne nje shkalle ku…
Kim Mehmeti Miq të kësaj faqeje me të drejtë më pyesin: për cilën parti të votojmë në këto zgjedhje vendore në Maqedoni? Në vend të përgjigjes, ja një rrëfim të shkurt nga përvoja personale, e ku fshihet përgjigjja. Edhe sikur ta mohoja, paraqitjet e mia publike dhe shkrimet e tri dekadave, e dëshmojnë se i kam përkrahur të gjitha partitë e reja, duke u nisur nga parimi se ato do jenë mundësi dhe shpresë e re politike për shqiptarët e Maqedonisë. Pra e përkraha PDSH-në e dalë nga PPD-ja, duke shpresuar se ajo nuk do i trashëgonte vetit poltroniste të…
Rekomandimi është se duhet të kalojnë gjashtë muaj nga doza e dytë , të fillojë vaksinimi me dozën e tretë – dozë përforcuese. Tashmë zyrtarisht është rekomanduar doza përforcuese për pacientët imuno-komprometues. Rekomandimet zyrtare ende i presim për të gjithë qytetarët, deklaroi në konferencën e sotme për shtyp ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe. Së pari janë analizat dhe studimet, theksoi Filipçe, është kompania “Fajzer”, me të cilën kanë pasur takim dhe u kanë treguar se është e madhe mundësia, se ata do të rekomandojnë dozë të tretë, gjegjësisht buster dozë për të gjithë qytetarët, pas gjashtë muajve të zbatimit të…
Opozita shqiptare në Tetovë do të kandidojë me Vullnet Murselin. Ky vendim u morr në Kuvendin e ASH-së në Tetovë. “Ideja e fitores nuk është ideja e fitores të një emri të përvetshëm, por ideja e fitores së konceptit politik. Tetova e do ndryshimin dhe bashkë me qytetarët e Tetovës ne duhet ti themi stop talljes e nënqeshjes që na bëjnë këta që sa vite e qeverisin Komunën e Tetovës, duke na thënë se tani e kanë vendos ti thonë stop hajnisë”, tha Sela në fjalën e tij para kuvendarëve. Kuvendarët votuan mes dy kandidatëve, Vjollcë Berisha dhe Vullnet Murseli,…
BDI nëpërmjet një komunikate është lavdëruar se e kanë ulur papunësinë në nivele rekorde. Ata thonë se niveli aktual i papunësisë për momentin është 15.9 % që paraqet njëkohësiht nivelin më të ulët që është shënuar ndonjëherë. “Niveli i papunësisë në kuartalin e dytë të këtij viti është më i ulët për 4.8 % në krahasim me të njejtën periudhë vitin e kaluar. Njëkohësisht niveli i punësimit ka rritje prej 1.5 % në tre kuartalet e fundit, respektivisht rritet me dinamikë si para pandemisë. Edhe më tej niveli i punësimit është i lartë tek meshkujt, në nivel prej 55.8 %…
Kim MEHMETI “Nga çdo kund flitet për një virozë me vjellje dhe barkëqitje. Besoj se atë e shkakton premtimi i kryetarit të BDI-së për zero mbeturina, zero keqpërdorim, zero keqmenaxhim, zero ndërtime pa leje, zero korrupsion, zero qenë endacak, zero mungesë parkingu dhe zero qytetarë të lënë pas dore?! Premtim që të çon ta pyesësh veten: është e mundur që zhvatësit të heqin dorë nga zhvatja dhe të ndërpritet diçka që përfaqësuesit e kësaj partie e kanë praktikuar dy dekada me radhë? Po, nëse janë ngi duke plaçkitur popullin dhe nëse planci nuk u duron më! Si dhe pyetjen: ësht…
“Dje, në qytetin e Tetovës, prita në takim Guvernatorin e qytetit të Edirnës, z. Ekrem Canalp. Gjatë qëndrimit të tij, kishim rastin që të së bashku të realizojmë takim me përfaqësuesit e Fondacionit Turk “Maarif”, ku u fol në përgjithësi mbi gjendjen arsimore në vend dhe prioritetet e fondacionit “Maarif” në zhvillim arsimor në vend. Gjithashtu, gjatë qëndrimit njëditor të guvernatorit Canalp, vizituam edhe “Xhaminë e Pashës” në Tetovë, si njëra ndër monumentet më historike të qytetit tonë”, ka shkruar deputeti i Alternativës, Hysni Ismaili.
Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot konfirmoi se një i punësuar në Ministri, i cili momentalisht është dërguar në Misionin tonë të OSBE-së në Vjenë, është arrestuar në Republikën e Serbisë më 27 gusht të vitit 2021. “Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Serbisë e ka njoftuar zyrtarisht Ambasadën e Maqedonisë së Veriut në Beograd. Sipas njoftimit, gjykata kompetente në Serbi ka shqiptuar arrest ekstradimi në bazë të një urdhër arresti ndërkombëtar për vepër për të cilën ai akuzohet se e ka kryer gjatë një udhëtimi të tij privat jashtë vendit”, informojnë…
Partia opozitare VMRO-DPMNE ka reaguar ndaj deklaratës së sekretarit organizativ të BDI-së, Artan Grubi ku thotë se mezi pret 17 tetorin që të shohë se si votuesit e VMRO-DPMNE-së do të votojnë Aleancën për Shqiptarët. “E kuptojmë panikun, por edhe frikën e LSDM-së dhe BDI-së nga bashkimi i opozitës, sepse edhe LSDM edhe BDI do të shkatërrohen në këto zgjedhje. Por kur zotëri Grubi flet për kohët e kaluara, është e udhës që të përmendet kjo: I mbajmë mend me buzëqeshje ditët kur Artan Grubi çdo ditë ishte pjesë e enterierit të selisë së VMRO-DPMNE-së, kurse gjatë këtyre vizitave nuk…
Parlamenti i Bullgarisë sot e ka caktuar 14 nëntorin si datë për zgjedhjet presidenciale. Deputetët e morën vendimin me 152 vota “pro” dhe 25 “abstenim”. Raundi i dytë, nëse është e nevojshme, do të mbahet një javë pas raundit të parë të votimit. Presidenti në largim Rumen Radev, i cili ka mbështetjen e socialistëve dhe ITN-së reformiste, do të kandidojë për një mandat të dytë pesëvjeçar. Partitë e tjera ende nuk kanë propozuar kandidatë. Pas negociatave të pasuksesshme për formimin e një qeverie, Bullgaria po përgatitet të thërrasë zgjedhjet e treta parlamentare këtë vit, të cilat ka mundësi të mbahen…

