Danella Arsovska: Për herë të parë transmetim i drejtpërdrejtë i seancës së Këshillit të Qytetit të Shkupit Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, ka njoftuar se për herë të parë kanë filluar me transmetimin drejtpërdrejt të seancave të Kuvendit. “Seanca e sotme e Këshillit të Qytetit të Shkupit është seanca e parë që transmetohet drejtpërdrejt për opinionin. Edhe pse më parë ishte premtuar, seanca drejtpërdrejt pas shumë përpjekjeve dhe përgatitjeve teknike u mundësua për herë të parë në seancën e sotme”, ka shkruar Danella Arsovska. Më poshtë e gjeni linkun ku mundësohet transmetimi i drejtpërdrejt në gjuhën shqipe. /SHENJA/
Author: IM
Nga Ministria e Drejtësisë për TV21 kanë konfirmuar se është anuluar vizita e zëvendësministrit të Drejtësisë së Kosovës, Blerim Sallahu që duhej të realizohej sot në Shkup. Nuk treguan shkaqet e anulimit, megjithatë Sallahu duhej të realizonte takim me homologun e tij nga Maqedonia e Veriut, Agim Nuhiu. Në kuadër të vizitës së Sallahut ishte paraparë edhe vizitë në Burgun e Idrizovës, ku vuajnë dënimin të burgosurit në rastin “Lagja e trimave”.
Sërish banorët e fshatit Gërcec të Komunës së Sarajit janë pa energji elektrike. Gjatë këtyre orëve u shkaktuan shumë dëme materiale te këto banor, si dhe është penguar jeta e përditshme e fëmijëve dhe pleqve të cilët në këto ditë të dimrit duhet që të ngrohen. Banorët e fshatit Gërcec të irrituar nga kjo gjendje kërkuan zgjidhje duke u munduar që të adresojnë problemin aty ku duhen. Edhe pse si duket janë krejtësisht të harruar nga kryetari i Komunës së Sarajit, i cili në kushte normale do të duhej që të ishte bashkë me to, ata iu janë drejtuar zyrave…
Qytetarët e Maqedonisë kanë mundësi që të paraqiten në numrin telefonik të Inspektoratit Shtetëror të Tregut 191 në rast se vërejnë rritje të çmimeve të prodhimeve që u është ngrirë çmimi. Në këtë linjë telefonike, qytetarët do të mund të denoncojë parregullsitë e tregtarëve të cilët nuk e respektojnë Vendimin për ngrirjen e çmimeve të produkteve ushqimore bazë. Kujtojmë se në bazë të Vendimit të shpallur në Gazetën Zyrtare, duke filluar nga data 06.12.2021, ngrihen çmimet e aplikuara më 01.12.2021 në tregtinë me shumicë dhe pakicë të: bukës, sheqerit, miellit – tip 400, vajit të lulediellit për gatim, qumështit të…
Kryetarja e qytetit të Shkupit, Danela Arsovska si e para e Qytetit ka reaguar ashpër ndaj Ministrisë së Punëve të Brendshme, të cilët mbrëmjen e kaluar kanë shkaktuar kaos në trafikun rrugor në Shkup duke fikur dritat e semaforëve në qytet. Arsovska ka deklaruar që qytetarët nuk kanë pasur asnjë paralajmërim për fikjen e dritave dhe kjo ka shkaktuar kaos në trafik: Fikja e semaforëve pa lajmëruar për orë të tëra për të krijuar kaos në trafik është jashtëzakonisht joserioze. Komunikacioni është i njëjtë si ditët e tjera dhe nuk ka bazë për të shpjeguar se reshjet e shiut janë…
Nga Owen Jarus Për më shumë se 1 mijë vjet, faraonët egjiptianë ndërtuan piramida dhe shpesh varroseshin nën ose brenda tyre. Faraonët egjiptianë ndërtuan piramida midis kohës së sundimit tëfaraonit Xhozer (vitet 2630-2611 Para Krishtit), që ndërtoi një piramidë me shkallë në Sakara, dhe deri në kohën e mbretit Ahmos I (1550-1525 Para Krishtit), që ndërtoi piramidën e fundit mbretërore të njohur në Abidos. Këto piramida të famshme simbolizonin fuqinë dhe pasurinë e faraonëve, si dhe promovuan besimet e tyre fetar. Por pse egjiptianët e lashtë ndaluan ndërtimin e piramidave menjëherë pasi filloi e ashtuquajtura epokë e Mbretërisë së Re?Në…
Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Dragan Kovaçki në konferencë për shtyp tha se kanë kaluar 1 muaj, ndërsa qeveria LSDM-BDI po përpiqet ta fshehë skandalin me 1 ton drogë që u zbuluar në aksion policor dhe se nga 5 nëntori nuk ka asnjë informacion nga institucionet. “Hesht MPB, hesht Prokuroria, hesht dogana, heshtin të gjithë për këtë skandal të madh ku 1 ton drogë arriti në Aeroportin e Shkupit nga Dubai i paraqitur se galeri telefonash për një kompani të Shkupit dhe i njëjti është lëshuar të shkojë”, tha Kovaçki. Sipas tij, institucionet heshtin për shkak se janë të përfshira në rast…
Gjatë periudhës prej orës 22:30 të datës 07.12.2021 deri në ora 02.50 të datës 08.12.2021 në Qendrën sportive “Boris Trajkovski” në Shkup, policët e Sektorit të Punëve të Brendshme Shkup kanë arrestuar 15 persona, njofton Ministria e Punëve të Brendshme Të arrestuar janë: Gj.B.(24) nga Serbia, Lj.K.(18) nga Shkupi, V.A.(38) nga Gjevgjelia, M.Gj.(20) nga Manastiri, B.N.(22) nga Sveti Nikolla, V.H.(23) nga Shkupi, D.T.(23) nga Kosova, A.S.(25) nga Shkupi, L.V.(30) nga Kosova, Gj.D. (18) nga Velesi, K.M.(23) nga Shtipi, S.T.(25) nga Shkupi, B.S.(20) nga Shkupi dhe L.J.(20) nga Shkupi. “Gjatë kontrollit tek ata është gjetur dhe marrë marihuanë, pluhur droge, më shumë kapsula dhe…
Amir Loki baxhanaku i Ministrit të Punëve të Jashtme Bujar Osmani, në nëntor të vitit 2020 është punësuar në Ministrinë e Punëve të Jashtme ku Ministër është Osmani. Rroga e tij mujore është 30,000 denarë në muaj (500 euro). Nuk dihet nëse baxhanaku i Bujar Osmanit është transferuar nga ndonjë institucion tjetër apo është punësuar për her të parë në MPJ./infomagazin.net
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurit, në mbledhjen e katërt të Këshillit të Stabilizim-Asociimit, përmendi para kryediplomatit të BE-së, Josep Borrell, kohën që kryeministri kaloi në burgjet serbe. Karakteristikë e mbledhjes së sotme është fakti se pikërisht këtë ditë, 20 vjet më parë, Kurti është liruar nga Burgu i Nishit në Serbi. Kurti gjithashtu tregoi se është arrestuar më 27 prill 1999, vetëm 34 ditë pas fillimit të bombardimeve të NATO-s ndaj Serbisë. “Në këtë ditë, dy dekada më parë, u lirova nga burgu i Nishit në Serbi. Isha arrestuar më 27 prill 1999 në Kosovë, vetëm 34 ditë pas fillimit…
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç u ankua se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk dëshiron fare të bisedojë me Beogradin. Mediat në Kosovë thonë se duke iu përgjigjur pyetjes për takimin e ardhshëm në kuadër të dialogut, Vuçiç përmendi deklaratën e zëdhënësit të BE-së, Peter Stano, ku thuhej se palët nuk kanë interes dhe besim të mjaftueshëm në dialog dhe se “Serbia i dëshiron bisedimet, por Prishtina jo”. “Ne jemi të gatshëm ta nënshkruajmë marrëveshjen për personat e zhdukur. Ne duam rezultate, por zyrtarisht mund të them se Prishtina nuk dëshiron të flasë fare me ne”, tha kreu i shtetit…
Pakënaqësia e partnerëve më të vegjël në koalicionin qeverisës, pas përfshirjes së Alternativës, nuk pritet të degjenerojë në rrezik të ri për shumicën parlamentare dhe jetëgjatësinë e kësaj qeverie. Profesori universitar, Nanon Ruzhin, konsideron se kjo pakënaqësi mund të rikuperohet me ofrimin e posteve të tjera në nivele më të ulëta. “Jam i bindur se edhe Partia Liberal Demokrate dhe Ripërtëritja Demokratike e Maqedonisë nuk do të bëjnë hap më serioz veçse të përpiqen për të fituar edhe ndonjë vend më të imët, që mbeten për t’u ndarë, qofshin ato poste diplomatike apo poste nëpër këshilla, por në parim, nuk…

