Periudha e izolimit nga varianti Omicron shkurtohet për tre ditë. Vendimi u mor dje në seancë qeveritare që personat e sëmurë me virusin korona nga 10 ditë izolim të mbahen vetëm 7 ditë nga që virulenca e variantit Omicron tani më nuk përbën rrezik për jetë, shkruan Alsat. Ky konstatim erdhi nga Komisioni për Sëmundje Infektive, të cilët i rekomanduan Shtabit të Krizave, dhe kjo e fundit mori dritën jeshile të ekzekutivit. “Izolimi shtëpiak i të sëmurëve pa simptome do të zgjatë 7 ditë nga momenti i testit të parë pozitiv me virusin korona, ndërkaq i atyre me simptome të…
Author: IM
Gjuha turke është vendosur si lëndë me zgjedhje në shkollat shqiptare. Ky vendim është bërë i ditur nga marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Turqisë. Ndërsa në Fletoren Zyrtare është publikuar marrëveshja mes dy vendeve e cila parashikon edhe futjen e gjuhës turke në shkollat shqipe si lëndë e një gjuhe të huaj me zgjedhje të lirë, me qëllim një programi pilot në gjuhën turke. Referuar marrëveshjes, dy vendet do të bashkëpunojë në shkëmbimin e nxënësve e studentëve, duke ofruar bursa reciproke; për student shqiptarë në Turqi dhe për student turq në Shqipëri. E…
Kryetari i partisë Alternativa, Afrim Gashi, ka reaguar në lidhje me vdekjen e Rexhail Qerimit. Ai shkruan se vdekja e tij, është lajmi më i trishtë që ka ardhur këtë vit. “Vdekja e Rexhail Qerimit është lajmi më i trishtë që na vjen në këtë vit. Përveçse nuk arriti ta shijojë drejtësinë e kësaj bote, do ta kujtojmë gjithnjë si njeri të virtytshëm e të angazhuar për liri. Përkundër angazhimit tonë që edhe rasti i tij të hetohet në instanca ndërkombëtare, caktimi i Zotit paska qenë që – para se ta shijojë drejtësinë e kësaj bote – të bashkohet me…
Më poshtë e gjeni shkrimin e plotë të kryetarit të ASH, Zidin Sela: “Edhe një tragjedi e madhe që vjen si pasojë e padrejtësisë dhe diskriminimit të këtij sistemi të kapur nga krimi dhe korrupsioni. Rexhail Qerimi, na dogji zemrat të gjithëve me ikjen e tij të parakohshme nga kjo botë. Nuk iu lejua të shijojë lirinë dhe drejtësinë, të cilën gjithë opinioni e pa se ai e meritoi më shumë se çdo kush tjetër. Si çdo shqiptar në këtë shtet, ndjehem i neveritur dhe thellësisht i revoltuar nga lajmi për vdekjen e Rexhail Qerimit, i cili mbahej në burgun…
BDI nuk do të përfaqësohet më në Ministrinë e Shëndetësisë. Me largimin e Ilir Hasanit, i cili paraprakisht kishte dhënë dorëheqje si akt përgjegjësie morale për tragjedinë e 8 shtatorit në Tetovë, BDI largohet tërësisht nga dikasteri i Shëndetësisë. Në vend të Hasanit, për zëvendësministër të Shëndetësisë është propozuar të jetë Vlladimir Rendevski, kuadër i LSDM-së, transmeton TV21. “Ai është docent i kirurgjisë dhe neurokirurgjisë në katedrën e Fakultetit të Mjekësisë në Shkup. Kirurg i dëshmuar në Klinikën Universitare për Neurokirurgji, i cili ka publikuar mbi 70 punime shkencore”, qëndron në njoftimin e LSDM-së. Ky propozim doli nga Kryesia qendrore…
Të gjithë janë skeptik se do të kthehen paratë e investuara në Big Commerce+. Për skemën piramidale online është diskutuar në ClickPlus në TV21 dhe të pranishmit, Isa Fida dhe Llokman Mustafa shprehen skeptik se paratë e investuara në Big Commerce+, mund të kthehen ndonjëherë. “Për mendimin tim nuk besoj”, tha Fida. Se ndan të njëjtin mendim, pohon edhe Mustafa. Por, ai thotë se nuk do të dëshironte të jetë pesimist për ata që kanë investuar. “Shpresoj se të gjithë ata që kanë investuar, në një mënyrë t’i kthejnë paratë”, tha Mustafa.
Gazetar | Adrian Kerimi Ibin Emshi nga Tetova humbi babanë dhe vëllain nga zjarri tragjik në spitalin modular të Tetovës në shtator të vitit 2021. Pesë muaj më pas, familja Emshi kërkon zbardhjen e të vërtetesë dhe dëmshpërblimin real për dy viktimat e kësaj familje H. Emshi dhe R. Emshi, të cilët njëherësh ishin shtetas Italian. Ata nuk pajtohen me vendimin e Qeverisë e cila ndau 420 mijë euro për 14 familjet e viktimave, shkruan Nistori. “Miratohen mjete me vlerë prej 420 mijë euro për familjet e 14 viktimave nga zjarri i cili shpërtheu në spitalin ku ishte i vendosur…
Nga Kim Mehmeti Dhe gjithmonë ndodh e njëjta: porsa vjen dimri, vendbanimet tona rurale mbeten pa energji elektrike. Apo kanë rrymë elektrike vetëm aq sa të marrin telefonin e me orë të tëra të presin deri sa t’u përgjigjet operatori i kësaj ndërmarrjeje, e që t’i informojë se bëhet fjalë për defekt, i cili është duke u riparuar?! E ky defekt, siç duket është aq i madh sa nuk mund të mënjanohet vite me radhë, me çka edhe EVN-në e bënë kompani që shpërndanë terr e jo dritë, e neve na përballë me mosguximin tonë qytetarë që njëherë e mirë…
Sesioni dimëror i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës po mbahet në format hibrid nga data 24 deri më 28 janar për shkak të situatës me pandeminë e koronës. Në seancën që filloi mëngjesin e sotëm, deputeti i VMRO-DPMNE-së Aleksandar Nikolloski është zgjedhur nënkryetar i grupit të Partisë Popullore Evropiane në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Këto zgjedhje do të thotë se Nikolloski do të jetë një nga personat që do të koordinojë punën e Partisë Popullore Evropiane në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Përveç Nikolloskit, në këtë post të rëndësishëm është zgjedhur edhe Bernard Fournier nga Franca,…
Drejtori i Agjencisë për investime të huaja dhe promovimin e eksportit, Bekim Emini, sot mirëpriti biznesmenin Emrullah Turanli Pronarin e Kompanise TASYAPI INSAAT nga Turqia, dhe biznes partnerin e tij nga Maqedonia e Veriut, Bujar Кamberi. “TASYAPI INSAAT kompani është kompani që gëzon jetëgjatsi dhe seriozitet duke u shtrirë në mbare Botën, përvec se shume e suksesshme në Republikën e Turqisë ka për qëllim shtrirjen edhe ne Ballkan. Temat kryesore në këtë takim ishin mundësitë e investimit në vendin tonë, kompanitë e vendit dhe funkcionimi i tyre”, njoftuan nga Agjencia për Investime të Huaja.
Mëngjesin e sotëm është zhvilluar një protestë në pikën kufitare të Morinës, ku qytetarët kanë kundërshtuar masat e reja anti-COVID të vendosura nga qeveria e Kosovës. Dhjetëra qytetarë, kanë tentuar të kalojnë kufirin në të dy anët, por janë përplasur me forcat e policisë, pasi nuk plotësonin kushtet. Ata deklarojnë se e kanë të pamundur të paraqesin një vaksinë me 3 doza, pasi afati nga marrja e një doze tek një tjetër është disa javë. “Nuk na lejojnë me dy vaksina. Kam dy vaksina, s’më ka ardhur akoma koha që të bëj të tretën”, u shpreh një qytetar. Protestuesit deklarojnë…
Ejup Berisha Afrim o vëlla të lutem ma gjej një vend pune pasiqë tash je pjesë e pushtetit e nuk je më në opozitë. I nderuar mos u habit se tani e tutje të gjithë ata që nuk kanë mundur ti realizojnë kërkesat dhe nevojat e tyre me partinë tjetër shqiptare në pushtet pra ata të gjithë i kanë kthyer syte nga ti dhe partia Alternativa Afrim dhe presin sic thashë me lartë realizimin e ndonjë kerkese apo dhe nevoje të tyre nga ana e juaj. Ti je njeri i mirë Afrim Gashi unë të njoh gjatë kohë edhe pse…

