Drejtori i Agjencionit për investime te huaja dhe promovim të eksportit Bekim Emini sot ka marë pjesë në takimin e Parë të Grupit Punues për Ekonomi, Tregti dhe Inovacion, i kryesuar nga Ministri i Financave Fatmir Besimi dhe Ministri i Inovacionit dhe Zhvillimit të Republikës së Bullgarisë, Daniel Lorer. Në takim u diskutua për : ?Tërheqjen e investimeve ?Bashkëpunimin në fushën e inovacionit ?Strukturimin e instrumenteve financiare ?Mbështetjen për start-up ?Mbështetjen e përbashkët e kompanive nga të dy vendet ?Projekte të përbashkëta përballë fondeve dhe programeve europiane, si dhe ?Rritja e këmbimit tregtar. Ky takim i dytë i delegacioneve qeveritare…
Author: IM
Një shtëpi është përfshirë nga flakët në lagjen Gazi Babë të Çairit, shkruan SHENJA. Siç mund të shihet edhe në videon më poshtë flakët e zjarrit për momentin janë duke u përhapur me shpejtësi. Zjarrfikësit janë në vendngjarje dhe po mundohen ta lokalizojnë zjarrin. Nuk dihen ende shkaqet që kanë quar deri te shpërthimi i zjarrit.
Mubekir Palloshi nga radhët e Alternativa, drejtor gjeneral i HRMV – Transport, sot ka realizuar takim me kryeshefin ekzekutiv të Hekurudhave të Kosovës, Gelor Shala. “Sot, pata nderin që në cilësinë e drejtorit gjeneral të HRMV – Transport, të mirëpres në takim kryeshefin ekzekutiv të Hekurudhave të Kosovës, z. Gelor Shala i shoqëruar nga drejtori i zhvillimit të Biznesit z. Liridon Drenica. Me z. Shalën u dakorduam për të thelluar bashkëpunimin në të ardhmen, si dhe për të tejkaluar sfidat me të cilat përballen sistemet hekurudhore në Kosovë dhe Maqedoni të Veriut. Në këtë takim, isha i shoqëruar nga drejtori…
VMRO-DPMNE i është përgjigjur kreut të BDI-së Ali Ahmeti pas një video porosi që ky i fundit dje i përcolli partive më të mëdha maqedonase. “Sa herë që Ali Ahmeti dëshiron të pëlqehet nga bashkësia ndërkombëtare në takimet e tij, ai heq dorë nga Kosova, lavdëron iniciativën e Serbisë për “Ballkanin e Hapur”, ku Kosova nuk përmendet dhe shpik një agjendë të gjelbër dhe sa herë që Ahmeti dhe Kovaçevski duhet të kalojnë tenderët dhe miliona në REK dhe Osllomej, Ahmeti bëhet patriot i shqetësuar dhe flet për Kosovën”, reagon VMRO-DPMNE. Sipas partisë opozitare maqedonase, Ahmeti nuk duhet të habitet…
Nistori ekskluzivisht ka siguruar fotografi nga vendi i ngjarjes ku mësohet se i dënuari me burg të përjetshëm, Rexhail Qerimi ndërroi jetë më 27 janar. Fotografia vërteton konstatimet e raportit mjekësorë dhe atij të Avokatit të Popullit se Qerimi si pasojë e përkeqësimit të gjendjes shëndetësore gjatë kohës sa ka qenë në banjën e qelisë, ka humbur vetëdijen dhe ka goditur me kokë lavamanin e banjës. “Mbrëmjen e 26 janarit rreth orës 23:40 minuta i dënuari Rexhail Qerimi ka qenë i vetëm në qelinë në të cilën vuante dënimin, ku gjatë një dushi i është përkeqësuar gjendja dhe ka…
Mërzi, mallëngjim, mllef, inat, vuajtje. As këto fjalë nuk e përshkruajnë dot ndjesinë e bashkëshortes së Rexhail Qerimit, i cili para disa dite ndërroi jetë në qeli, duke vuajtur dënimin për rastin “Alfa”. Pritja e bashkëshortit për t’u kthyer në shtëpi pranë saj, për të vazhduar jetën e për të krijuar familje ka qenë shumë e gjatë. Nën dënesje, ajo rrëfen se me vdekjen e bashkëshortit i janë mbyllur dyert e jetës, pasi me Rexhailin nuk kishin arritur të kenë as fëmijë. Ajo veç tjerash tregoi edhe për maltretimin e Rexhailit, gjatë kohës që ishte në burg. Nazmije Qerimi, bashkëshortja…
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka shpërndarë në profilin e tij në Facebook një video porosi me përmbledhje të akuzave që anëtarë të LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së i kanë bërë kësaj parti. “Vite të tëra me përpjekje të vazhdueshme nga aktorë të ndryshëm për ta dëmtuar BDI-në, si dhe për ta shfrytëzuar atë për ti arritur qëllimet për politikat e tyre ditore partiake. Ndiqeni dhe shpërndajeni miq”, ka shkruar Ahmeti në mbishkrimin e video porosisë.
I pyetur nëse Musa Xhaferi do të bëhet pjesë e Lëvizjes Besa, Arjanit Xhaferi në ClickPlus në TV21 tha se nuk beson që ai më ka ambicie politike. “Nuk e di edhe a ka ambicie politike z. Xhaferi në kuptimin e kyçjes në politikë. Mendoj se më korrekte është të bisedohet me të”, tha Hoxha. Hoxha tha se janë në komunikim me figura të ndryshme nga BDI, po jo me Musa Xhaferin. “Kemi komunikime të rregullta edhe me personalitete të tjera. Me Musa Xhaferin? Jo, asnjëherë me Musa Xhaferin nuk kemi biseduar me çështjen e bashkangjitjes eventuale në Lëvizjen Besa”, theksoi Hoxha.
Marsela Gurra është vetëshëruar nga skleroza multiple. E ftuar në “Klan Maqedoni” Marsela jep sugjerime se çfarë duhet e nuk duhet të hamë nisur nga grupi i gjakut. Ajo ka potencuar se mund të shërohesh edhe në bazë ushqimore, duke ju përmbajtur disa sugjerimeve të saj nga përvoja personale që ka kaluar. Tutje ka treguar dhe përvojat që ka patur me persona që vuanin nga patologji të ndryshme e që tani gëzojnë shëndet të plotë. https://instagram.com/aromedafine?utm_medium=copy_link https://www.youtube.com/watch?v=mgh7l2wQSak
Kryetari i Aerodromit Timço Mucunski dhe ish zëvendësministrja shtesë e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska janë nënkryetarët e rinj të VMRO-DPMNE-së. Kështu bëri të ditur sonte kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski pas seancës së Komitetit Qendror. Në postin e nënkryetarit të partisë janë Aleksandar Nikoloski dhe Vllado Misajlovski, ndërsa Gjorgija Sajkovski mbetet sekretar i përgjithshëm.
Ditë më parë studentët dhe një grup intelektualësh nga Shkupi takuan “deputetin përbashkues” të shqiptarëve dhe PD-së, Tomor Alizoti. Ndërkohë, sot Alizoti ka takuar nënkryetarin e VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikollovskin. Më poshtë e gjeni shkrimin e plotë të Alizotit: “Në vazhdën e takimeve të realizuara me faktorët e jashtëm njëkohësisht miq të Shqipërisë, sot në ditën e përzgjedhjes së tij në postin e nënkryetarit të VMRO-DPMNE-së, takova mikun tim, Aleksandar Nikollovski, të cilit ia urova përzemërsisht postin e marrë me plotë meritë, duke i dëshiruar vetëm suksese e bashkëpunim të frytshëm mes nesh – për të ardhmen e vendeve tona. Po…
Në Maqedoni duhet të pranojmë se disa mënyra “të lehta” për të fituar para shpesh provohen, por fakti është se gjërat nuk vijnë aq lehtë në jetë kështu që në fund mund të përfundosh i mashtruar pa paratë e tua. Pikërisht kështu ka ndodhur edhe me mashtrimin e fundit “Big Commerce”, transmeton Motika. Zhurma u ngrit fillimisht në rrjetet sociale pasi u mbyll aplikacioni i paligjshëm “Big Commerce”. Besohet se ajo vodhi emrin origjinal të një kompanie australiane të tregtisë elektronike dhe shumë qytetarë investuan me shpresën se do t’u ktheheshin shuma të mëdha parash. E njëjta gjë ndodhi edhe…

