Author: IM

Zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi pas takimit me sindikatat për rritjen e pagës minimale, bëri të ditur se ka konsensus për të njëjtën, por se dialogu do të vazhdojë të premten. “Ka konsensus se paga minimale do të rritet. Kemi në tryezë dy propozime të dhëna. Njëri nga Lidhja e Sindikatave dhe një nga Organizata e Punëdhënësve. Dialogu do të vazhdojë të premten, pas orës 16:00 dhe i bind të gjithë qytetarët që janë pranues të pagës minimale, se së shpejti do të ketë konsensus rreth rritjes së pagave të tyre minimale”, tha Bytyqi. Shton se qëllimi i këtij…

Lexo më Shumë

Semi Mehmeti, gazetari i mirënjohur nga Shkupi ka vendosur ti bashkohet Rrjetit Panshqiptar të Diasporës. Lajmi është bërë i ditur nga vetë Mehemti, i cili Rrjetin Panshqiptar të Diasporës e sheh si një nismë për të bashkuar diaporën shqiptare anë e mbanë botës. “Diaspora ishte bashkë me vendlindjen në pjesën më të lavdishme të historisë së re. Diaspora dha kontributin më të madh për lirinë, për ndërtimin dhe rimëkëmbjen e vendlindjes. Nga Evropa, në Amerikë, nga Amerika në Australi, diaspora shqiptare preku ndërgjegjen e botës së civilizuar për rrezikun që i kanosej kombit tonë”, thotë Mehmeti deri sa u përgjigjet…

Lexo më Shumë

KURTI E NJOFTON SELËN SE MASAT ANTI-COVID DO TË LEHTËSOHEN, EDHE PËR HYRJEN NË KOSOVË TË QYTETARËVE NGA MAQEDONIA Qeveria e Kosovës do të lehtësojë masat për hyrje në Kosovë, nga qytetarët jashtë Kosovës. Këtë e ka bërë të ditur kreu i Aleancës për Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, Zijadin Sela, pas takimit që ka zhvilluar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Ai tha se në këtë takim u bisedua edhe për rivendosjen e komunikimit. “Këto takime janë në funksion të një rivendosje të komunikimit mese të nevojshëm. Rajoni ka zhvillime dhe për këtë na duhet bashkëbisedim në mes njerëzve…

Lexo më Shumë

“Forcimi i bashkëpunimit rajonal në shëndetin publik, zbatimi i politikave globale dhe europiane, bashkëpunimi ndërshtetëror në fushën e shëndetësisë, si dhe zbatimi i objektivave të OKB-së për zhvillim të qëndrueshëm ishin temat e takimit të sotëm mes Ministrit të Shëndetësisë, Bekim Sali dhe ambasadorit të Republikës së Shqipërisë në vendin tonë, Fatos Reka. “Duke diskutuar, ramë dakord për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në disa segmente të sistemit shëndetësor, shkëmbimin e ndërsjellë të përvojave dhe ndjekjen e trendeve moderne në shëndetësisë. E falënderova Ambasadorin për vizitën dhe konkluduam që takimet e këtilla duhet të vazhdojnë edhe në të ardhmen”, njoftoi…

Lexo më Shumë

Nga VMRO-DPMNE-ja sot sërish kanë reaguar ndaj kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti. Nga kjo parti akuzojnë funksionarët e BDI-së dhe të LSDM-së për kurdisje të tenderëve dhe korrupsion. “BDI-ja nuk duhet ta monopolizojë rolin e saj tek shqiptarët, sepse nëse shqiptarët do të ishin vërtet të rëndësishëm për BDI-në, nuk do t’i kishin vjedhur me tenderë dhe krim, siç bën LSDM në nivel të të gjithë shtetit. Sa herë që Ahmeti do që t’i bëjë ballë faktorit ndërkombëtar, menjëherë heq dorë nga Kosova, ndërsa sa herë kur duhet të vjedhin të kurdisin tenderë sy në sy, flasin publikisht për patriotizëm.…

Lexo më Shumë

Ministri i Shëndetësisë Bekim Sali ndryshoi përbërjen e Komisionit për Sëmundje Infektive. Është zgjeruar numri i anëtarëve nga 18 në 26. Si kryetar i Komisionit është zgjedhur Aleksandar Pletiçkovski, ndërsa për të parën herë Komisioni do të ketë zëdhënës, dhe në këtë vend është caktuar mjeku Zllate Mehmedoviq. Ndër mjekët që i bashkohen komisionit janë infektologu Fadil Cana, Dukagjin Osmani nga Instituti për Shëndet Publik, Nevzat Elezi nga Fakulteti i Mjeksisë në Tetovë, pulmologu Arben Labënishti, Shaban Memeti, drejtori i Institutit për Shëndet Publik. Bekim Sali, ministër i Shëndetësisë “Komisioni për Sëmundje Infektive do të ketë takime të rregullta javore,…

Lexo më Shumë

LSDM-ja me anë të një komunikate thotë se kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski për të dytën ditë me radhë hesht për shkeljen e tij të protokolleve për coronavirus. “VMRO-DPMNE në mëngjes kërkon mësim online, ndërsa Mickoski i shkell protokollet dhe rrezikon shëndetin e qytetarëve. Kjo është dyfytyrësi dhe e pasinqertë nga Mickoski i cili që nga fillimi i pandemisë është sjellur në këtë mënyrë”, thonë nga LSDM.

Lexo më Shumë

Vëllau i të ndjerit Rexhail Qerimi, Jetulla Qerimi me anë të një statusi në facebook ka njoftuar se të premten do të organizohet marsh në nder të Rexhail Qerimit i cili ndërroi jetë në burgun e Idrizovës, në rrethana të mistershme dhe i njejti ishte i dënuar për rastin “Alfa” me burg të përjetshëm. Jetulla Qerimi gjithashtu ka bërë të ditur se do të kërkojnë hetim ndërkombëtar në zyrat e BE-së për vdekjen e dyshimtë të vëllaut të tij si dhe për të gjitha rastet tjera të montuara, njofton SHENJA. Në vijim ja postimi i plotë i Jetullah Qerimit: Të…

Lexo më Shumë

Reagim i BDI ndaj ASH-së: Përderisa Bashkimi Demokratik për Integrim është fuqishëm e angazhuar për avancimin e rrugës së eurointegrimit të vendit, kultivimin dhe fuqizimin e vlerave proeuropiane të barazisë, ndërtimin e raporteve të mira ndërfqinjësore dhe ruajtjen e konzistencës strategjike proeuropiane, Aleanca për Shqiptarët e Zijadin Selës dhe Arben Taravarit ka vendosur të bëhet avokat mbrojtës i VMRO DPMNE-së dhe fushatës së saj në thelb antishqiptare. Puçistët e dështuar të Levicës dhe VMRO-së përmes shpifjeve dhe demagogjisë populiste tentojnë të maskojnë veten për atë se pa iu dridhur qerpiku u bënë bashkë me doktrinën e Levicës e cila proklamonte…

Lexo më Shumë

Nga Kim Mehmeti Nga masa mbrojtëse kundër Covid19 e qeverisë së Kosovës për t’i mbyllur kufijtë shqiptaro-shqiptarë, patën dobi vetëm laboratorit e Shkupit, ku bëhen PCR teste. Dhe përderisa disa shtete të Evropës i heqin të gjitha masat kundër kësaj pandemie, qeveria e Kosovës vazhdon të na nënshtrojë, duke keqpërdorur frikën tonë nga sëmundja dhe, duke i mbrojtur shqiptarët e atjeshëm nga ne këtej kufirit. Por megjithatë, kufiri mbetet i hapur për kryetarin e BDI-së, i cilët u takua me Kryeministrin e Kosovës, mbase për ta informuar se aktorë të ndryshëm maqedonas punojnë për ta dëmtuar partinë e tij?! E…

Lexo më Shumë

Reagim i Aleancës për Shqiptarët: Sa herë që BDI si pjesë e pushtetit 20 vjeçar apostrofohet si përgjegjëse për drejtësinë e mohuar të shumë shqiptarëve që dergjen burgjeve të pafajshëm, ku ata edhe gjejnë vdekjen duke pritur drejtësinë, siç ishte rasti i të ndjerit Rexhail Qerimit, BDI mundohet ta bëjë të pafajshmin madje edhe viktimë. BDI, duke mos mundur t’i bëjë ballë kritikave të opinionit publik dhe qytetarëve shqiptarë që me të drejtë dëmtojnë imazhin tanimë të rrënuar, duke kërkuar përgjegjësi kjo parti merret me improvizime dhe video ku kritikohet nga eksponentë të LSDM dhe VMRO e në këtë mënyrë…

Lexo më Shumë