Me ngjarje të veçanta në Shkup e në Tetovë u shënua përvjetori i 484-të i themelimit të Teqesë historike Bektashiane të Tetovës. U zhvillua konferencë shkencore dhe u hap ekspozitë me fotografi e dokumente rreth trashëgimisë së Harabati Baba Teqesë në Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup. Ngjarja u transmetua LIVE në faqen e internetit të Kryegjyshatës si dhe në atë të Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup. Pas përmbylljes së transmetimit direkt, ambasadat përkatëse shpërndanë videon e konferencës. CITATE: Asani: “Teqeja Harabati Baba të mbrohet nga UNESCO” Dede Mondi: “Teqe e…
Author: IM
Presidenti i Malit të Zi Milo Gjukanoviq u shpreh se partia e tij do të mbështesë një qeveri të pakicës të propozuar nga Dritan Abazoviq si e vetmja garanci për të mbrojtur vendin nga nacionalizmi serb. Në një intervistë për Deutche Welle, Gjukanoviq tha se Partia Demokratike e Socialistëve (DPS) i ka ofruar mbështetje qeverisë pakicë edhe pas zgjedhjeve të vitit të kaluar, duke besuar se “do të jetë shumë e rrezikshme për Malin e Zi, nëse koalicioni qeverisës bëhet kaq i varur nga nacionalizmi serbomadh”. “Qeveria e deritanishme përbëhej nga tre koalicione, njëra prej të cilave është koalicion i…
Kryeministri Dimitar Kovaçevski njoftoi se është arritur marrëveshje me Federatën e Sindikatave dhe punëdhënësit për pagë minimale prej së paku 18.000 denarë. Siç ka njoftuar Kovaçevski në profilin e tij në Facebook, 80.000 bashkëqytetarë, punëtorë në industri të ndryshme, duke filluar nga paga e marsit do të marrin së paku 18.000 denarë. “Jam i lumtur dhe i kënaqur që mund të njoftoj se kemi arritur një marrëveshje me Federatën e Sindikatave dhe punëdhënësit. 80.000 bashkëqytetarë tanë punëtorë në industri të ndryshme, duke filluar nga paga e marsit do të marrin së paku 18.000 denarë, ka shkruar kryeministri Kovaçevski. Kjo shumë,…
Ejup Berisha Në të gjitha raportet shoqërore që në fakt përher janë reporte njerëzore sepse të njëjtat lindin dhe zhvillohen mes njerëzve të njëjtat janë të tipit jep e merr.Raporte të tilla janë prezente në të gjitha sferat e aktiviteteve shoqërore por fokus i ketij shkrimi janë ato që lindin dhe zhvillohen në njërin prej aktiviteteve më komplekse njerëzore dhe shoqërore në Politikë, këto lindin dhe zhvillohen mes politikanëve dhe qytetarëve Në fakt në raportet e ndryshme shoqerore mund të japin dhe të marrin dy njerëz dhe më shumë njerëz mes tyre. Por mund të ketë edhe raporte të një-anshme…
Kompania “Meta” paralajmëron se Facebook dhe Instagram mund të mbyllen në të gjithë Evropën. Ky paralajmërim lidhet me rregullat evropiane të të dhënave që pengojnë Meta-n, kompaninë e njohur më parë si Facebook, të transferojë, ruajë dhe përpunojë të dhënat e evropianëve në serverët me bazë në SHBA. Në raportin e tij vjetor drejtuar Komisionit të Letrave me Vlerë dhe Shkëmbimeve të SHBA-së, autoriteti financiar i vendit, “Meta” paralajmëroi të enjten e kaluar se nëse nuk miratohet një kuadër i ri dhe kompania nuk mund të përdorë më modelin aktual të marrëveshjeve, me siguri do të duhet të largohet. Në…
Një aksident zinxhiror ka ndodhur para pak çasteve në rrugën “Ilindenska” para Qeverisë. Sipas informatave të para nuk ka persona të lënduar, ndërsa jozyrtarisht pjesmarrës në këtë aksident është edhe ministri i Financave, Fatmir Besimi. Më herët disa mediume raportuan se zëvendëskryeministri Bojan Mariçiq ishte pjesë e këtij aksidenti, mirëpo ky i fundit demantoi këto informacione për “Tellma”. Ndërkaq MPB ende nuk ka dalë me detaje rreth këtij aksidenti.
Komuna e Strugës e udhëhequr nga Ramiz Merko, kuadër nga rradhët e BDI shpesh herë në opinion është akuzuar për shperdorimin e buxhetit të komunës në gjëra luksoze dhe të panevojshme, ku kryesisht akuzat janë ngritur për furnizimet e dyshimta, harxhimi irracional i parave të buxhetit dhe blerja e makinës luksoze zyrtare prej 67.000 eurove “Audi A6”, shkruan InfoShqip.com Poashtu vlen të theksohet fakti se në vitet 2019 dhe 2021 antikorupsioni kërkoi që kryetari i Komunës së Strugës, Ramiz Merko, të ndiqet penalisht për shpërdorim financiar të konstatuar në hetimin e tyre. Antikorrupsioni gjithashtu dorëzoi iniciativë e cila prej Prokurorisë…
Në rrjetet sociale është shpërndarë një video, të cilën e ka siguruar Almakos, ku shihet lideri i BDI-së, Ali Ahmeti duke i kënduar me zemër e shpirt diktatorit famëkeq, Enver Hoxhës. E ndërkohë intelektualë shqiptarë kanë postuar video tjetër që daton nga viti 2014, kur SHVL-UÇK dhe BDI asokohe dekoruan gruan e Enver Hoxhës, Nexhmije Hoxhën, e njohur ndryshe edhe si “Zoja e Zezë”. Manifestimi Flaka e Janarit e organizuar nga SHVL së UÇK më 17 Janar 2014 në Kërcovë, u bë për nder të vëllezërve Gërvalla, të vrarë pabesisht në Gjermani nga UDB-ja Serbe. Sipas informacioneve të portalit Almakos,…
Esmir Selmani Pothuajse tre dekadash të demokratizimit të shoqërisë shqiptare në Maqedoni, është përplot me data shënojnë lindje/ shuarje të partive shqiptare.Nga një në fillim(PPD/ja) dhe më pas shpërndarja dhe formimi i PDSH/së deri në vitet e 90/ta të shekullit të shkuar.Me pas pas viteve 2002 kur edhe pas luftës u formua BDI-ja si parti e pas luftës, u formuan edhe me dhejtra parti tjera të cilëve edhe vështirë të ua mbash emrin.Realishtë në një vënd demokratik është mirë, por në vendin si RMV-ja ku ne si shqiptarë jemi më pak, paraqet problem të organizimit të mirëfilltë politik.Të gjithë partitë…
Një “dado” ose “nënë” e inteligjencës artificiale po afrohet sipas studiuesve kinezë të robotikës, qe sipas të cilave do të ndihmojë në “gjenerimin artificial të jetës” Zhvillimi vjen edhe pse në shumë biseda zyrtare përmenden si probleme kryesore emetimet e karbonit prej mbipopullimit te tokës. Tashmë robotika dhe inteligjenca artificiale do të mund të asistojnë në lindjen e bebeve, çuditërisht i ngjashëm me idetë filmit klasik të utopisë së të ardhmes, ‘The Matrix.’ E përditshmja e Hong Kong, South China Morning Post, shkruan se ekspertët kinezë në Suzhou kanë arritur zhvillime të konsiderueshme këtë sektor, megjithë shqetësimet për implikimet etike…
Të vaksinuarit dhe ata që kanë kaluar Kovid-19 dhe kanë certifikatë të vlefshme evropiane, nga nesër do të udhëtojnë lirshëm në Greqi, pa pasur nevojë për testime shtesë, ndërsa për të tjerët është e nevojshme rezultat negativ apo test PCR ose test i shpejtë, në përputhje me ndryshimet në masat që do të hyjnë në fuqi nga nesër, ndërsa janë të vlefshme për qytetarët e Maqedonisë së Veriut, tha korrespondenti i MIA-s nga Athina. Greqia e heq masën e vendosur më 19 dhjetor të vitit 2021 për teston e detyrueshëm PCR/test të shpejtë për udhëtarët e vaksinuar edhe të pavaksinuar…
Shkruan: Emad MEHMETI Nuk e di kur do të mbahen zgjedhjet parlamentare në Maqedoninë e Veriut, të nderuar lexues. Këtë as “baba Vangja” nuk mund ta qëllojë! Sepse ndodh tek ne – në këto hapësira Ballkanike që për një orë të ndryshojnë rrenat ekonomike – politike, e jo më për 24 orë. Ndaj, do të shkruaj për një situatë hipotetike sikurse zgjedhjet parlamentare do mbahen së shpejti. Por edhe nëse nuk mbahen së shpejti, mendoj se pyetja që dua ta parashtroj do të jetë aktuale, kurdo që të mbahen zgjedhjet e ardhshme. Pyetja është se a duhet partitë shqiptare të…

